Titulli: Prijesa Ilire
Bardhyl
Mbret ilir, themelues i mbreterise ilire, sundoi me 393-359 para eres sone. Ishte me prejardhje nga shtresa te uleta, qymyrtar, gezonte simpatine e luftetareve. Beri kryengritje dhe rrezoi nga froni mbretin Syra. Gjate dyzet vjeteve luftoi me mbreterit maqedone per zoterimin e Lynkestise. Me 393 p.e.s mundi Amynten II dhe e detyroi te paguante tribut vjetor, me 369 p.e.s theu Aleksandrin II, kurse ne 360 p.e.s Perdiken III, qe u vra dhe vete ne fushe te betejes bashke me 4 mije maqedone. Per te dobesuar ndikimin spartan dhe maqedon ne Epir, u lidh me 385 p.e.s me tiranin e Sirakuzes, Dionisin. U mund nga Filipi II i Maqedonise ne 359 p.e.s. Sipas burimeve, ne kete beteje, Bardhyli luftoi mbi kale ndonese ishte 90 vjec. Vendin ia zuri me 356 p.e.s mbreti Grabo.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
|