Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-07, 12:28   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Argumentet qė buronin nė mėnyrė tė natyrshme, nė ēdo kohė dhe rrethanė, do t’i parashtronte me njė logjikė tė hekurt gjermane. Kjo ishte aftėsi profesionale vetėm e njė gjeniu tė rrallė. Dhe njė njeri i tillė, dy herė nuk do tė pėrsėritet nė tokėn shqiptare. Mbi freskinė dhe mendimin e gėrshetuar filozofik, pėr stilin e matur karakteristik, tė lidhur me rrjedhshmėri, Dom Kolec Prenushi, na ofron para 67 vjetėve kėto rradhė vlerėsimi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janė kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund tė jetė i thatė, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem” (Shih, “Hylli i Dritės”, 1936, fq. 583). Pėr tė gjithė ata qė hodhėn vrerė, pėr jetėn dhe veprėn e At Antonit (kujtojmė se posaēėrisht pėr tė ulur figurėn e martirit shqiptar franēeskan, pseudoshkrimtari Skėnder Drini, pėr tė pėrfituar poste dhe “merita”, zhgarravitė me urretjen e tij latente, dramėn pėrvese “Shembja e hidhujve” me pėrsonazh kryesor tė ashtėqujtunin “Harapi i Shkodres”, duke fyer edhe mė tej me skenarin e filmit dhe libretin e drames me te njejtin titull figuren e At Anton Harapit. Me ardhjen e demokracisė ky shkrim nė vend qė tė bėnte “mia culpa” u shpėrblye pėr bėmat e tij si Atashe Kulturor nė Konsullaten e Shqipėrisė nė Turqi shėnimi im K. Kapinova), qė vraponte shpejt pėr tė pėrhapur paqen, dashurinė pėr njeri - tjetrin, e drejtėsinė midis njerėzve, do tė ishte me vend, qė nga thellėsia e shekujve, t’u pėrgjigjemi me njė fjalė tė urtė tė skalitur nga Paskal: “Ndėrgjegja, ėshtė libri mė i mirė moral qė kemi dhe me tė cilin, duhet tė kėshillohemi mė shumė”. Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarėve pėrparimtarė europianė, qė nė shumicė asokohe kishin nė zotėrim shartet e Provincės Franēeskane (shek. XII - XIII), qė po hidhte shtat me palcė e fizionomi shqiptare, tėrėsisht me taban solid, e cila gradualisht kishte ēelur gonxhe, qė shpėrthyen nė tė ardhmen lulėzimin e kulturės amtare shqiptare, ku nė rezonancė dominonte fryma e ngrohtė franēeskane “lutu e puno”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė