Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-07, 12:32   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Duhet vėnė nė dukje, se shtysė pėr autorin e kėsaj nisme tė guximshme, ishte ēasti i njė krize shpirtėrore nė Shqipėri, dukuri kjo me rrjedhime negative dhe shkatėrrimtare. Aty autori referues, analizoi me hollėsi shkaqet e kėsaj krize, duke bėrė gradualisht njohjen me etilogjinė dhe terapinė e kėsaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e rrezikshme kishte nderhyrė ideologjia shterpe dhe vdekje prurėse e marksizmit (Marx-it) edhe nė vendin tonė, shenjat e sė cilės i importoi nė Shqipėri Ali Kelmendi me kompani nė vitin 1936... Tashmė ndėrgjegja shqiptare ishte paralajmėruar nga frati At Anton Harapi, qė ndiqte me kujdes vėrshimet marramendėse tė reve tė zeza komuniste, qė mbillnin obskurantizėm, gjak, dhunė dhe ateizėm tė shfrenuar. Me deklaratėn e tij franēeskani shkodran, zbuloi se: “Por u pa n’Rusi, se si parimi i komunizmit, nė vend qė tė zhdukte tė zezat, u ba burim mjerimi”.
Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes sė kėsaj epidemie asfikėsuese nė Shqipėri, shpejt e kuptoi se Ballkani, i lodhur nga luftrat do tė pushtohet, mbasi po vėzhgonte lajmet, qė vinin me shpejtėsi nga Evropa Perėndimore, si alarme tė kobshme, se ēfarė po ndodhte nė stepat e Siberisė Lindore nė Rusi, ku, miliona rusė tė pafajshėm, atdhetarė, filozofė e kundėrshtarė tė regjimit tė sovjetėve po rezistonin si antikomunistė, klerikė tė besimeve tė ndryshėm, po pėrsekutoheshin pa mėshirė nga gijotina e armėve tė vdekjes, qė ishte ateizmi dhe diktatura e proletariatit me hekur dhe litar... At Antoni, kėrkonte tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar nacional shqiptar. “Njė frat i thjeshtė, renditet pėrkrah mendimtarėve tė mėdhenj nacionesh tė tjera”, vlerėsin studiuesi e kritiku bashkėkohor Dr. Aurel Plasari. Frati ynė kishte shumė pasion letėrsinė e traditės dhe atė bashkėkohore tė shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante nė prozė tė ėmbėl nė gjuhėn e bukur dhe tingėlluese gegė, me njė stil tė kėndshėm, tė latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve qė parashtronte. Kushdo sot kundron me kėnaqėsi thjeshtėsinė e tė shkruarit. Vepra e dytė “Andra e Pretashit”, si roman u botua pjesė - pjesė prej vitit 1933 - 1942, nė revistėn e njohur kulturore “Hylli i Dritės”, ne nėntituj: “Urti e Burrni nder banorėt e Cemit” dhe “Valė mbi valė”. Ajo u dėrgua pėr botim nė mėrgim, sė bashku me veprat e tjera tė letėrsisė sė kohės, pranė Insitutit tė Studimeve Shqiptare, nė Shtėpinė Botuese “Valecchi” tė Firencės (Itali), por shkaku i Luftės sė Dytė Botėrore, bėri qė kjo nismė qėllimmirė tė mbetet e paplotėsuar. Disa vjet mė vonė, nė vitin 1959, veprat nė fjalė u botuan nė Romė, nė saj tė kujdesit tė drejtpėrdrejtė tė albanologut tė shquar Prof. At Zef Valentinit dhe nga prozatori i famshėm shkrimtari i shquar i traditės ish-Ministri i Kulturės Prof. Ernest Koliqi dhe franēeskani i pėrkushtuar kulturės shqiptare At Daniel Gjeēaj ofm.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė