Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 14:34   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Por, serbėt e malazezėt e kėtij fshati e pritėn me hidhėrim ardhjen e Ukė Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirė babain e tij, Sadik Ramėn, kundėrshtarin e madh tė serbo-sllavėve. Dhe qysh nė ditėt e para tė detyrės filluan ankesat e tyre pranė xhandarmarisė italiane, tė stacionuar nė Zllakuqan pėr "keqtrajtimet" gjoja Uka atyre.
Njė ditė, kur Uka kishte thirrur nė njė mbledhje nė komunėn e Dollcit, anėtarėt e Kėshillit dhe kryepleqtė e fshatrave qė i takonin kėsaj komune, pa pritur, nė dhomėn e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierė. Si pėrkthyes, marshalli italian kishte sjellė Gjokė Marlekun, ngaqė Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhėroi Ukėn tė mbyllte mbledhjen dhe tė shkonte nė stacionin e karabinierisė nė Zllakuqan pėr njė bisedė zyrtare. Uka i thotė se mund tė bisedonin aty. Marshalli zemėrohet dhe ēon dorėn tek revolja, por Gjok Marleku ia kap dorėn marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kėrcen nga dritarja. Sipas tregimeve tė dėshmitarėve, Gjoka, i zėnė ngushtė, nė atė ēast kacafytet me marshallin. Por marshalli si ushtarak ishte shumė mė i pėrgatitur e hedh Gjokėn nė gjunjė. Palush Marleku, njė i ri i fuqishėm ia rrėmben revolen nga dora marshallit dhe Gjokės, qė ishin nė kacafytje dhe me atė armė vret marshallin dhe plagos karabinierin qė ishte shoqėrues i marshallit, i cili tė nesėrmen edhe ky vdes nga plagėt e rėnda. Por karabinieri tjetėr, qė kishte dalė nė ndjekje tė Ukės me tė dėgjuar krismat e pushkėve kthehet dhe e vret Palushin pas shpine dhe kėshtu ai mbetet i vdekur nė vedin e ngjarjes. Roja pėrsonale e Ukė Sadikut, Smajl Hajdari bėri tė pamunduren pėr tė ēarė rrethimin dhe iku.
Populli pėr kėtė episod historik, qė kishte dhe njė fund tragjik, pėrmes kėngės popullore do tė pėrjetojė gojė mė gojė brez pas brezi edhe kėto vargje:
"Kur kėrciti pushka sė pari,
prite, prite i thanė Smajl Hajdari,
Kur kėrciti pushka sė dyti,
shpejt ia ngjiti Ukė Sadiku,
Kur kėrciti pushka sė treti,
vrau marshallin me kapter Palush Marleku..."
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė