Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 18:43   #45
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Kryeministri i ri Hashim Thaēi realizoi takimin e parė me komandantin e krahut jugor tė NATO-s, Mark Fitzgjerald si dhe komandantin e KFOR-it Ksavier bo de Marnak. Kryeministri ka marr garanci nga NATO-ja pėr ruajtjen e integritetit territorial tė vendit.

Kryeministri Hashim Thaēi nė takimin e parė me zyrtarė tė NATO-sė nė Kosovė, vlerėsoi se angazhimet e pėrbashkėta kanė rezultuar me realitetin e krijuar nė vend. Thaēi tha se autoriteti i institucioneve do tė shtrihet nė tėrė Kosovėn. “Hapat e mėtejmė do tė jenė tė kujdesshėm, ofrues dhe integrues pėr tė gjitha komunitetet nė vend”, ka shtuar Thaēi.
Nga ana tjetėr komandanti i forcave tė krahut jugor tė NATO-sė Mark Fitzgerald, tha se ka ende punė qė Kosova tė ketė njė epokė mė tė mirė nė tė ardhmen, andaj siguroi se NATO do tė vazhdojė pėrkujdesjen e saj pėr njė ambient tė qetė dhe tė sigurt pėr tė gjithė qytetarė e Kosovės. Admirali Fitzxherald gjithashtu ka cekur se NATO do tė vazhdojė tė kujdeset pėr njė ambient tė qetė dhe tė sigurtė pėr qytetarėt e Kosovės.
Edhe komandanti i KFOR-it Ksavier bo de Marnak tha se pjesė e mandatit tė kėsaj force sipas rezolutės 12 44 ėshtė ruajtja e qetėsisė dhe ofrimi i sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt qė jetojnė brenda kufijėve tė Kosovės, gjė tė cilėn janė duke e kryer.\10.01.08\
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė