Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-02-08, 10:07   #1
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim GEZUAR PAMVARESINE kOSOVE1

Sot ,te gjithe jemi nje,te gjithe jemi vetem -KOSOVE.
Qe ne fillim ,urimin e pare,per familjet e deshmoreve,per invalidet e luftes,per te gjithe ata qe moren pushken ne dore dhe i dolen zot Atdheut.
Urime per institucionet e Kosoves.Urim per te gjithe shqiptaret kudo e kahdo qe jan.
Vlera dhe madheshtia e kesaj Dite eshte e madhe sepse brenda saj qendron lufta shume shekullore e shqiptareve qe te bejne dicka per veteveten.Brenda saje qendron sakrifica e keti populli,qendron gjaku i bijave dhe bijeve me te mire te tij.Brenda saje menndja e ndritur e atyre qe keti populli i ndejten ne ball ne kohrat me te veshtira.E mesuan dhe e udhehoqen drejt kesaj Dite te Madhe.Dhe gjithehere kur Penda dhe Pushka u bene bashk sollen dite te mdha .Nje dite te tille po e festojm ne sot -Diten e Pamvaresise se Kosoves.
Sot, kur po festojme ,me pietet perkulemi para Familjes Jashari,Familjes Qekaj,Familjes Pajaziti dhe para te gjitha Familjeve te Deshmoreve.Me krenari kujtojme ata qe nuk kursyen as jeten e tyre per te ardhe deri tekkjo dite. Ata ,Heronjet dhe Deshmoret e keti Kombi sot jan bashk me ne,ata sot jan ne themelet e Shtetit te Kosoves.Ata jan ne cdo sofer ,ne cdo gezim tonin.Prania e tyre mer kuptimin me domethenes te emrit Hero,Deshmor i Kombit.Pa te tille, asnjehere kombi nuk do te gezonte dite te tilla si kjo sot.
Kosove!
U dashten shume shekuj ,u dashten shume luftera-shume gjak per te ardhe ne kete dite.Perpjekja per te mbrri deri ketu ishte e madhe ,ishte e perhereshme por gjithehere paguhej me vleren me te shtrenjet-me vleren e gjakut.
Nje keso dite ishte edhe Dita e 28 Nentorit te Vitit 1912.Dite te tilla do te kete edhe me sepse rruga e perpjekjeve vazhdon.
Europe!
Nuk ke nevoje te frigohesh nga gjaku im.Rrenjet e gjakut tand i gjen ketu Europe.
Nuk ke nevoje te frigohesh nga emri im.Emri yt rrenjet i ka ne kete emer.
Europe !
Mos u frigo nga Shqiptaret.Pa fajin e tone neve u ndodhem gjithehere ne kufinjet ku theheshin perandori te medha .Ku theheshin e gershetoheshin kultura e besime te medha.Pa fajin ton ne u ndodhem ne kete toke te cilen e lakmuan te gjithe .Por me forcen tone neve ju beme ball te gjithave dhe arritem te ruajm gjuhen ,gjakun ,kulturen dhe nje Cope Atdhe.
Kjo tregon me se miri se neve meritojme nje vend ,jo dikund tjeter, por ketu ku ishim qysh moti - ne EUROPE!
Emri im I LIR tregon se edhe une meritoj dhe duhet te jetoj i lire ashtu sikur ti Europe.
Pra ecim bashk ne trollin tone dhe ne lirinr tone.
KOSOVE e gezofshim kete Dite te madhe!


__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante