Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-08, 14:06   #2
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēeshtja e precedentit nuk ėshtė e prerė me thikė

Kur flitet per nje precedence, s“kemi te bejme me mź pak sesa me krahasueshmerine juridike te nje rasti me nje tjeter, konkretisht pra me pyetjen: kur kemi dy raste, te cilat faktikisht jane aq te afert me njeri tjetrin, sa qe nje trajtim i ndryshem juridik do kishte si pasoje thyerjen e nje principi juridik?

Precedenca eshte nje term qe perdoret ne lidhje me vendime gjyqesore. Me se tepermi njihe ne sistemin e jurisdiksionit anglosakson, i cili shumicen e principeve dhe normave juridike nuk i merr (si ne sistemet e juriskikisoneve se europes kontinentale) nga ligjet, por i merr nga vendimet gjyqesore, pra eshte nje case law (sistem ligjor i perfituar nga rastet/gjykimet), perderisa ky i sistemene te europes kontinentale eshte nje codificated law (sistem ligjor i perfituar nga ligjet parlamentare).

Ne sistemin angosakson (p.sh. USA, UK) per precedence flitet kur eshte ne pyetje nje rast, i cili i ngjan nje rasti te mehershem, te cilin e ka vendosur nje instance gjyqesore me e larte se instanca aktuale (per sqarim: vendimi i instances me te larte eshte obligativ per instancen me te ulet). Pra instanca me e ulet (nga hirarkia e gjyqesise) duhet pyet veten: a perfshihet rasti qe kam per vendosje nga principet qe duhet te nxjerren nga ai rasti i instances me te larte (me pasojen qe duhet te vendosi ashtu si instnca e larte), apo behet ketu fjale per nje rast te ri, i cili mund te vendoset ndryshe nga ai i instances me te larte? Nese rasti eshte identik, atehere nuk behet fjale per nje precedence, por per nje rast qe ka ekzistuar me pare dhe eshte gjykuar me pare. Nese rasti identifikohet si joidentik, atehere behet fjale per nje predecence, pra per nje rast te pa pare.

Kriteriet se kur nje rast eshte identik me nje tjeter (pra jo precedence), jane te shumeta, ka aso juridike por ka edhe aso faktike. Mirepo si formule ndihmuese vlen se per raste identike mund te flitet vetem atehere kur rasti i dyte i permbushe te gjitha ato aspekte te rastit te pare, te cilat kane qene bartese te gjykimit te rastit te pare. Nese nje aspekt bartes i rastit te pare i mungon rastit te dyte, nuk mund te flitet per nje rast identik.

Si aspekt bartes i rastit te Kosoves p.sh. jane lufterat shkaterruese shekullore e shtetit serb ndaj popullates shumice te Kosoves, te dokumentuara se paku qe nga viti 1912. Pa u marrur me aspekte tjera, mund te thuhet se Kosova per kete arsye/aspekt eshte nje rast jo-identik me p.sh. Basket dhe Flamanet. Ndersa me rastin e kurdeve, atehere luajne rol edhe aspekte tjera, ngase ky i permenduri nuk mjafton. Nga kjo poashtu del, se Kosova nuk mund te "shpallet" nje rast me potencial emitues per shume vende tjera (sic bejne serbet e ruset), por duhet krahasuar me cdo rast ne vecanti.

arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė