Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-08, 18:11   #102
zumer
zumer
 
Avatari i zumer
 
Anėtarėsuar: 16-12-06
Vendndodhja: Shkup - Saraj
Postime: 7
zumer i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek zumer Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek zumer Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek zumer Send a message via Skype™ to zumer
Gabim Hadithe (kudsij) tė zgjedhura

• O robėrit e Mi! Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes dhe e kam ndaluar atė nė mesin tuaj. Pra, mos i bėni dhunė njėri-tjetrit!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė humbur, pėrveē atyre qė Unė i kam udhėzuar. Pra, kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė uritur, pėrveē atyre qė i kam ushqyer Unė. Pra, kėrkoni t'ju ushqej dhe Unė do t'ju ushqej!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė zhveshur, pėrveē atyre qė Unė i kam veshur. Pra, kėrkoni veshjen Time dhe Unė do t'ju vesh!
O robėrit e Mi! Ju bėni mėkate natė e ditė e Unė i shlyej tė gjitha mėkatet. Pra, kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal!
O robėrit e Mi! Ju nuk jeni nė gjendje tė mė dėmtoni edhe sikur tė mundoheni (shumė) pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por as nuk mundeni tė mė bėni mirė edhe nėse pėrpiqeni (shumė) pėr njė gjė tė tillė!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė mundohen tė jenė tė devotshėm si ai qė ka zemrėn mė tė devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė mundohen tė jenė tė prishur si ai qė ka zemrėn mė tė prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakėsonte) sundimin Tim!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė ngriheni nė njė vend dhe tė mė luteni, Unė do t'i pėrgjigjem lutjes tė ēdonjėrit prej jush e kjo nuk do ta pakėsojė atė qė kam Unė, as aq (ujė) sa mund tė marrė gjilpėra prej detit!
O robėrit e Mi! Kėto janė veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura dhe tė llogaritura e pėr to Unė do t'ju shpėrblej. Pra, ai qė gjen mirė, le ta falėnderojė Allahun, ndėrsa ai qė gjen keq, le tė mos fajėsojė askėnd pos vetvetes!

• Allahu i Madhėruar dhe i Lartėsuar ka njė numėr tė madh melekėsh (engjėjve), tė cilėt kėrkojnė tubime nė tė cilat pėrmendet emri i Allahut. Kur e gjejnė tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnė me krahėt e tyre rreth e pėr qark ata qė janė tubuar duke e mbushur kėshtu hapėsirėn deri nė qiellin mė tė afėrt. Kur tė tubuarit shpėrndahen, engjėjt ngrihen nė hapėsirėn qiellore. Pastaj Allahu i pyet ata, edhe pse Ai i di tė gjitha:
-Prej nga po vini?
Ata thonė: -Po vijmė nga njė tubim nė tokė, nė tė cilin robėrit e Tu tė lartėsonin, tė madhėronin, tė njėsonin, tė lavdėronin dhe kėrkonin (tė mirėn) prej Teje."
Ai thotė: -Ēfarė tė mire kėrkonin prej Meje?
Ata thonė: -Kėrkonin xhenetin Tėnd.
Ai thotė: -A e kanė parė ata xhenetin Tim?
Ata thonė: -Jo, o Zot.
Ai thotė: -E si do tė ishte nėse do ta shihnin xhenetin Tim?
Ata thonė: -Ata kėrkojnė mbrojtjen Tėnde.
Ai thotė: -Prej kujt kėrkojnė mbrojtjen Time?
Ata thonė: -Prej zjarrit Tėnd, o Zot.
Ai thotė: -Po a e kanė parė zjarrin Tim?
Ata thonė: -Jo.
Ai thotė: -E si do tė ishte nėse do ta shihnin zjarrin Tim?
Ata thonė: -Ata kėrkojnė faljen Tėnde.
(I Dėrguari u) Tha: -Pastaj Ai thotė: -Unė i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta tė mirat qė m'i kanė kėrkuar dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo qė kanė kėrkuar mbrojtje.
(I Dėrguari u) tha: -Engjėjt thonė: -O Zot, nė mesin e tyre ėshtė edhe filani, rob mėkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastėsisht) u ul nė atė tubim.
(I Dėrguari u) Tha: -Allahu u thotė: -Gjithashtu edhe atė e kam falur, sepse ata janė njė popull me tė cilin ai qė rri, nuk vuan.

• Isha tek i Dėrguari i Allahut kur erdhėn tek ai dy burra: njėri ankohej nga vobekėsia, tjetri nga vjedhėsit. I Dėrguari i Allahut u tha:
-Sa u pėrket vjedhėsve, do tė kalojė njė kohė e shkurtėr ndėrsa karvani do tė jetė nė gjendje tė dalė jashtė Mekės pa roje (d.m.th. nuk do tė ketė mė vjedhės). Ndėrsa sa i pėrket vobekėsisė, Ēasti (Dita e Gjykimit) nuk do tė vijė para se ta marrė ndonjėri prej jush pasurinė e vet dhe tė shėtisė pėr t'ia dhėnė dikujt, por nuk do tė gjejė askėnd qė do t'ia kishte pranuar.
Pastaj dikush nga ju do tė paraqitet para Allahut duke mos pasur as perde e as pėrkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj Allahu do t'i thotė:
-A nuk tė dhashė pasuri?
Do tė pėrgjigjet: -Po.
Allahu do tė thotė: -A nuk tė dėrgova Lajmėtar?
Do tė thotė: -Po.
Pastaj (i pyeturi) do tė shikojė nė tė djathtė, por nuk do tė shohė asgjė pos zjarrit dhe do tė shohė edhe nė tė majtė, por nuk do tė shohė asgjė pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojė veten e tij prej zjarrit duke bėrė mirėsi qoftė edhe me njė gjysmė hurme. E, nėse nuk e ka kėtė mundėsi, atėherė me njė fjalė tė mirė.

• O biri i Ademit! Unė rashė i sėmurė e ti nuk mė vizitove!
Njeriu do tė thotė: -O Zot, si mundem unė tė tė vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botėve?
Allahu do tė thotė: -A nuk e dije se njė ndėr robėrit e Mi ra i sėmurė e ti nuk e vizitove? Dije, pra, se nėse e vizitoje, do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unė tė kėrkova ushqim e ti nuk mė ushqeve!
Njeriu do tė thotė: -O Zot, si mundem tė tė ushqej unė Ty, kur Ti je Zoti i botėve?
Allahu do tė thotė: -A nuk e dije ti se njė ndėr robėrit e Mi tė kėrkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nėse e ushqeje, do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unė tė kėrkova ujė e ti nuk mė dhe!
Njeriu do tė thotė: -O Zot, si mundem unė tė tė jap ujė, kur Ti je Zoti i botėve?
Allahu do tė thotė: -A nuk e dije ti se njė ndėr robėrit e Mi tė kėrkoi ujė e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nėse do t'i jepje ujė, do tė mė gjeje tek ai!
__________________
"Epshi tė ēon nė mėkat. Pasuria ėshtė sėmundja e mendjelartėve. Kjo botė ėshtė treg nė tė cilin fitohet bota tjetėr." ( HASAN EL BASRIU )

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-03-08 nė 18:43
zumer Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė