Tema: lirik
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-08, 22:09   #186
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: lirik

E kam ditė

Xhelal Ferizi

l i r i k

e kam ditė un se enden yjet
e vlojnė zemrat e tyre n' kėrkime
edhe enden kah majat e pyjet
e trokisin n' miqsi t' portes time

e kam ditė un se nuk rrin naku
pa vlue mu nė shpirt t' fjales shqiptare
se pėr art shqip atij i vlon gjaku
porsi shkumbt n' gurgullimė ujvare

dhe ja tash ku erdhi miku im
me fjalė yjesh kah vargjet me rima
porsi hana kur del me ndriqim
dual me fjalen porsi e bukura bima

porsi fleta qė qelet ndaj qiellit
u qel zemra e kti bashkatdhetari
i vloj ndjenjat porsi rreze t' diellit
e tha fjalen si e thot vleren ari

porse hije besa i paska fjala
edhe nota e caku i vules shqip
kur ky vet poet porsi vala
i ka vargjet si zogu mbi pip

besa art jan vet pėrmbi dhe
vargje tė ti qė jan rimė nga malli
ky me varg zemra zogjsh ka nxe
ka shpirtzue currilat kah zalli

vargjet e tij jan porsi ajo zemer
qė i mbajnė lmue me nga shtat ylbera
jan si lulet me qehre e emer
kur lehtėsisht harlisen kah era

porse ktu ka dalė sot miqsija
fjala artit ka dalė me ju pėrkulė
n' fjalė diamanti pėr vargjet e mia
po e qet zemren shqip me ju ra vulė

e ka qitė po at zemren shqiptare
pėr mejdani ky e paska zakon
me i vlersue vargjet argjentare
n 'rima e tinguj qė jan dy miljon

fjalen tė nakit do ta ndjejnė shum mote
edhe stintė e prilli i pranveres
stalaktitet kan me u shkri si lote
me ja njoftė kto fjalė vula t' nderes

se vulosė ky nė at diell zemre t ' valė
duket e paska me at artistikė
mu nė shpirtė qdo varg e paska ndalė
si e melosit zemra me muzikė

prandaj ky vleren po e lavdron
se arttistika dehė ja paska gjakun
se ato vargje rrezesh dy miljon
mu nė palcė shpirti shkri ma paskan nakun

e ky tash porsi hapi i eres
kur nxitohet me dalė nder lugina
paska dalė si zogu i pranveres
mu nė degė timen ktu ma solli stina

edhe i lshoj ky do tė bukura vlimtare
s i pa hile siq lshon drita e yllit
fjalė t' damarve lidhur n' nderė shqiptare
porsi e bardha gurra qė del pyllit

fjalt qė i tha tash mirnjohja ime
po ja kthen me varg porsi ylberi
qė e kthen harkun qiellit me ngjyrime
n' te dy skajet me pi pernjiheri

ashtu fjala ime n' tė dy anė
si e ylberit kah dy anė t' nji lumi
ja dėrgoj shqip me gjuhen nanė
mikut ti tim tė ėmbėl si agrumi

e i falem ksaj fjale hjeshije
porsi i falet e bardha re qiell nurit
un me fjlaen time si fllad n' hije
po ja kthej porsi valė prej gurit

porsi vala e gurit shkumbatare
qė nuk len kund ma bardh n' kullim
po ja kthej mirnjohjen shqiptare
me ma tė bukurin n' gjuhė amtare shkrim

NGA AUTORI XHELAL FERIZI
(Xhela i Mitrovices )
LIRIKU

Mikut tim vendasit nga Mitrovica
Poetit simbolit te urtsisė dhe mirsisė nė ket forum Nakit
i cili dha kontribut dhjet vjeqar ne kėt faqe
me temat dhe vargjet margaritare
JA KUSHTOJ KTO VARGJE SI KUTIM NE SHENJ MIQSIE DHE MIRNJOHJE
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė