Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-05-08, 17:39   #38
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Trimeria e burrave te shquar Rugovases...Ne krye me Ibrahim Rugoven.LAVDI

Sak Fazlia dhe bashkėluftėtarėt e tij tė shumtė si pėr nga guximi, ashtu edhe pėr nga ideja, ishin tė vendosur pėr krijimin e shtetit etnik Kombėtar. Ishte viti 1941, kur nė Kosovė hyjnė forcat ushtarake tė shtetit amė. Nė Prefekturėn e Pejės me 30 qershor, arrisin dy bataliane ushtarake, ai Korata dhe Gramos pėr mbrojtjėn e kufirit me Mal tė Zi, tė udhėhequra nga ushtarakėt e njohur si, Kolė Bibė Mirakaj, Major Rexhep Gilani, kap.Toda, kap.Rudi e tė tjerė, priten nga Prefekti Xhevat Begolli. Kolė Bibė Mirakaj kishte kėrkuar nga Xhevati qė t'i ftoj luftėtarėt e deshmuar qe mė parė nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare dhe pasardhės tė familjeve tė njohura qe mė parė.Pėrveē tė tjerėve, Kolė Biba pėr Rugovė kishte kėrkuar qe, tė kontaktoj me pasardhėsit e Bajraktarit tė Rugovės- Sali Jahės dhe pėrfaqėsues i LSHP-sė, respektivisht Sak Fazlinė. Nė atė kohė rugovasit ishin tė moblizuar nė katėr njėsi vullnetare pėr mbrojtje tė kufirit, ku ishte edhe vetė Sak Fazlia. Xhevat Begu pas urdhėrit tė marrė nga Kolė Biba,obligon Ramė Xhemajlin,i cili ishte kurir tek Xhevati, qė tė shkoj nė Rugovė pėr ftuar Sakun nė takim mė te lartė -pėrmendurit.Me t'u nisur pėr nė Rugovė, Rama nė dalje tė qytetit takohet me Sakun, i cili ishte duke hyrė nė Pejė pėr t'u takuar me Xhevat Begollin, tė cilėt ishin tė njohur kohė me parė.Me 1 korrik 1941, Sak Fazlia takohet me ushtarakėt e lartėpėrmendur nė Prefekturėn e Pejės, ish Kulla e Xhevatit, ku ishin edhe Bajraktari i Deēanit, Dushit, Potgurit, Strellcit dhe disa rugovas, si Xhemajl Mahmuti e Ramė Xhemajli nga Reka e Allagės, Imer Muji, i nipi i Kadri Bajrit, Selman Beka, i nipi i Hajdar Fekut, Januz Kapuqi nga Pepajt, Haxhi Lushi nga Koshutani, e Shaban Smajli nga Shtupeqi i Madh. Pas pėrshendetjeve, Kolė Biba i drejtohet Sak Fazlisė me kėto fjalė,"mėqe jeni nipi i Bajraktarit tė Rugovės Sali Jahės dhe luftėtar i deshmuar pėr ēeshtjen kombėtare, ju kemi ftuar nėse jeni tė gatshem tė deshmoheni si luftėtar dhe bajraktar nė mbrojtje tė kufirit Shqiptaro-malazias".Sak Fazlia pa u hamendur pranon njė gjė tė tillė, ku Kolė Biba i pėrgjigjet me Flamur Kombėtar.Saku merr Flamurin dhe pėrkulet duke e puthur e pastaj hapė gjoksin tė cilin e kishte tė mbushur me dekoratat e Sali Jahės-4 sosh dhe njė tė vetėn. I befasuar Kolė Biba pėr kujdesin e ruajtjes se atyre dekoratave dhe entuziazmin e Sakut pėr luftė nxjerrė edhe njė dekoratė dhe njė pushkė italiane dhe ia dhuron Sak Fazlisė duke i uruar titullin e Bajraktarit tė Rugovės, dhe sukses nė luftė. Ky ishte flamuri i parė Kombėtar i pranuar nga shteti amė, i cili pas dy ditėsh do tė valėvitet nė kufirin shqiptaro-malazias nga Bajraktari Sak Fazlia.Tė nesėrmen me 2 korrik, Saku me flamur kombėtar nė ballė tė ushtrisė shqiptare del nė Rugovė ku pritet me njė respekt tė paparė nga rugovasit dhe, do tė bėjnė edhe njė natė nė Kuēishtė. Kjo ngjarje e madhe historike si pėr Rugovė ashtu edhe me gjerė, u ruajt me gjelozinė mė tė madhe, jo vetėm te Rugovasit, deri tani mė se shumti pėrmes rapsodit tonė popullor:
Po vin ndihmė njė tubė Ushtri
Sak Fazlia u paska pri
U paska pri Sak Bajraktari.
Komandant Rexhep Gilani
Me 3 korrik, Sak Fazlia ju prinė forcave luftarake,atyre tė rregullta dhe vullnetare, drejt kufirit me Malin e Zi,respektivisht nė Mokna, pikė qendrore pėr atė zonė kufitare,pėr tri vite me radhė nė krye me Sak Fazlinė-Bajraktarin e Rugovės.Lufta fillon kah mesi i ditės,nė anėn e kundėrt i vendosur, forca tė shumta malaziase tė cilat me ēdo kusht donin tė ruanin atė pikė kufitare.Tė parėt sulmojnė malazezėt.Sak Fazlia gjithnjė ishte nė ballė tė lufės.Nė mbrėmje, ushtarakėt kėrkoin nga Sak Fazlia qė te terhiqet, me qellim qe nė terhjekje e sipėr, tė pozicionohen pėr sulme tė reja.Saku refuzon terhjekjen duke vazhduar luftėn.Kėrkesat pėr terhjekje vazhduan edhe dyherė tjera, tė cilat pėrsėri Saku s'i pranon.Kah mesi i natės kishte mbetur vetem me 20 luftėtarė,tė njohur me emėr e mbiemėr,nė mesin e tė cilėve ishin: Tahir Coli, Bekė Rexhepi, Grosho Ibra, Ibish Salihi, Bajram Salihi, Hysen Syla, Arif Bajrami Haxhi Tahiri tė gjithė rugovas e Sherifi nga Peja, si dhe toger Aziz Arifi, tetar Marku, Ndue Zef Pera, Lam Qasti, Mehill Ndoi, Zef Mhilli, rreshter Koan Aliu, tetar Destan Abas Kalamanaj dhe Kolė Teraku e Alush Seiti. Kėta vazhdojn luftėn tėrė natėn,ku Sak Fazlia ishte pozicionuar nė Kullė me ērast kishte vendosur edhe flamurin kombėtar pėr herė tė parė, nė hyrje tė Kullės ,nė kėtė zonė kufitare dhe, deri nė mėngjes kishin luftuar pa nderprerė, ku bien hiē mė pak se 7 luftetarė-deshmorė tė lirisė si:Grosho Ibra,Ibish Salihi e Bajram Zeneli, qe tė tre rugovas dhe tetar Ndue Zef Pera,ushtarėt,Lam Casti e Mėhill Ndoi si dhe Sherifi nga Peja dhe qenė plagosur Bekė Rexhepi e Hysen Syla nga Rugovasit dhe Koana Aliu, tetar Destan Abaz Kolomanja dhe Kolė Teraku, tė gjithė nga Shqiperia.Me 4 korrik Sak Fazlia kishte aguar i tėri i zi nga tymi i barotit me ērast ishte gjuajtur disa herė edhe me bomba, tė cilat kishte arritur tia kthej armikut dhe ti shkaktoi dėme tė konsiderushme nė njerėz.Tė gjithė e dinin se Saku duhet tė jetė i vrarė.Zhukė Haxhia ishte ai i cili e njohu i pari Sakun, qė kishte dalur jasht Kulle pas terhjekjės se armikut.Sipas deshmitarėve tė asaj lufte, nė Flamur dhe nė pallton e Sakut numėroheshin hiē me pak se 72 vrima nga plumbat e armikut.Ishte kjo njė luftė qe luftohej pėr jetė a vdekje,e cila zgjati afėr njė javė,ku forcat armike kishin pėsuar humbje tė mėdha.Pėr kėtė gjė akuzoheshin udhėheqėsit luftarak tė Rugovės, tė asaj kohe, siē ishin: Sali Rama,Zhukė Haxhia,Tahir Coli,Rizė Zymeri,Isuf Bajraktari e tė tjerė, e sidomos Sak Fazlia-bajraktari i Rugovės.Pėr Sakun nga armiku ishte krijuar bindja se nuk e kapė dot plumbi,andaj Novica Popoviqi komandant i forcave malaziase kishte hartuar plan tjetėr pėr likuidimin e tij.Ata i kerkoin dyluftim Sakut.Vukosav Keniqi njėri prej luftėtarėve mė te guximshem malazez, i kishte kerkuar Sak Fazlisė dyluftim ,duke i thėne se, nėse je vertetė Bajraktari i Rugovės me del pėr- ballė.Serbomalaziasit kishin pėr qellim qe me dredhi ta likuidoin Sakun.Kishin pėrgaditur edhe dy luftėtarė tė tjerė qe pasi t'i del Vukosavi pėrballė,ata t'i dalin anash dhe ta likuidoin Sakun.Sak Fazlia pa u hamendur fare i del pėrballė Vukosavit,i cili tenton tia grabitė Flamurin,

vazhdim...
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė