Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza
NĖNĖS SIME
Nė ėndrrėn e natės qė iku pa kthim
Ti nėna ime, mendimet mi pėrkėdhele
I bėre tė mėndafshtė
Si flladi i verės nė mbrėmje...
Kujtimet pėr Ty
Zbritėn qerpikėve tė mi
Tė larė me lot...
Mbi varrin tėnd u pėrkula
E hapa portėn e zemrės sė djegur
Ajo u gjunjėzua totalisht
Elhamin zėshėm ta kėndova
Shpirti mė dridhej si nė ankth
E fjala mė mbeti nė fytin e tharė...
Mbi mollėzat e faqeve
Mu rrokullisėn lot dhembjeje
Ranė mbi varrin tėnd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshėm fle, nėna ime!
|