Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-07-08, 06:47   #72
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

SHBA-tė tė ndihmojnė nė njohjen e Kosovės nga mė shumė vende



Dy aktivistė tė njohur tė lobit shqiptar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės thonė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė qeveria amerikane tė vazhdojė tė qėndrojė nė krye tė procesit pėr njohjen e pavarėsisė Kosovės nga vende tė tjera tė botės.
Joseph Dioguardi dhe Shirley Cloyes kėrkojnė tė bindin udhėheqės nė Kongresin amerikan qė Shtetet e Bashkuara tė tregohen mė agresive politikisht dhe diplomatikisht me aleatėt e tyre pėr tė njohur Kosovėn.

Ish-ligjvėnėsi amerikan dhe kryetari i Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane, Joseph Dioguardi thotė se megjithėse pavarėsia e Kosovės u njoh nga Shtetet e Bashkuara, asaj i mungon njė sovranitet i vėrtetė. Sipas tij, ndarja de fakto e Kosovės dhe trysnia e Rusisė dhe e Serbisė pėr ta mbajtur atė si njė shtet tė izoluar nga vendet e tjera shtrojnė nevojėn e njė diplomacie mė agresive nga ana e Shteteve tė Bashkuara qė Kosova tė njihet nga mė shumė shtete.

Edhe ekspertja pėr ēėshtjet e Ballkanit, Shirley Cloyes thotė se nė Kosovė nuk ka njė forcė tė vetme vendimmarrėse ndėrkohė qė ekzistojnė pesė struktura qė konkurrojnė pėr pushtet. “...Kosova po ecėn pa njė drejtim. E ardhmja nuk ėshtė e qartė dhe ēfarėdo tė ndodhė, secili prej faktorėve ndėrkombėtarė u pėrgjigjet kanaleve tė ndryshme. Kjo situatė nuk premton pėrparim pėr Kosovėn. Dhe ky ėshtė njė nga shqetėsimet kryesore qė po u paraqesim anėtarėve tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe tė Senatit”, ka thėnė ajo.

Tė dy aktivistėt e njohur tė lobit shqiptar kanė pėrgatitur njė raport pas vizitės sė tyre tė fundit nė Kosovė dhe janė kėtė javė nė Washington pėr tu takuar dhe pėr t’ua parashtruar shqetėsimet e tyre personaliteteve tė njohura nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve dhe nė Senatin amerikan. /VoA/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 19-07-08 nė 09:50
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė