Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-08, 09:57   #167
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Rupel: Kosova ishte sfida mė e madhe e presidencės sllovene

Lubjanė, 24 korrik - Shefi i diplomacisė sllovene Dimitrij Rupel ėshtė shprehur se Kosova ka qenė sfida mė e madhe e presidencės sllovene me Bashkimin Evropian. "Megjithė pikėpamjet e ndryshme tė disa shteteve anėtare nė lidhje me pavarėsinė, Sllovenia si kryesuese ia doli tė arrijė unitetin e BE-sė sa i pėrket synimeve kryesore tė politikės sė ardhshme evropiane", ka thėnė Rupel mbrėmė nė Lubjanė,. Ministri slloven ka theksuar se "Kosovėn deri mė tash e kanė njohur njėzet shtete anėtare tė BE-sė", dhe se "megjithė qėndrimin e vendosur rreth Kosovės, Serbia ka treguar njė masė tė madhe tė pėrgjegjėsisė".

Nesėr mbledhja e raporton Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovcėn

Prishtinė, 24 korrik - Shefi i UNMIK ut Lamberto Zannier do tė raportojė nesėr nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė KB-sė nė Nju Jork rreth zhvillimeve tė fundit nė Kosovė. Nė takimin e KS do tė diskutohet rreth raportit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB sė, Ban Ki Mun. Nė kėtė mbledhje pritet tė marrė pjesė edhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skėnder Hyseni.

Maqedonia ratifikoi marrėveshjen me Shqipėrinė pėr regjimin pa viza

Shkup, 24 korrik - Parlamenti nė Maqedoni ka ratifikuar marrėveshjen mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė qė parashikon regjim pa viza pėr qytetarėt e dy vendeve. Vlerėsohet se ratifikimi shėnon pėrparim nė marrėdhėniet mes dy vendeve, edhe pse arritja e marrėveshjes shėnoi tensione si brenda Maqedonisė ashtu edhe mes Tiranės dhe Shkupit. Marrėveshja nėnkupton se shtetasit e njė vendi nuk do tė kenė nevojė pėr viza pėr tė hyrė nė vendin tjetėr ku do tė mund tė qėndrojnė 90 ditė brenda njė periudhe prej gjashtė muajsh. Gjithashtu, parashikohet qė banorėt e zonave kufitare, tė mund tė kalojnė nė vendin fqinj vetėm me karta identiteti. Marrėveshja do tė hyjė nė fuqi pasi tė ratifikohet edhe nga parlamenti nė Shqipėri.

Ministri serb: Shėrbimi i fshehtė mbronte Karaxhiēin

Beograd, 24 korrik - Sipas ministrit tė brendshėm serb Ivica Daēiq krimineli i supozuar i luftės Radovan Karaxhiq, i arrestuar tė hėnėn nė Beograd, ėshtė mbrojtur pėr vite me radhė prej shėrbimit tė fshehtė. Ai e mbrojti pėr vite me radhė dhe po ai e dorėzoi tani, u shpreh Daēiq pėr gazetėn beogradase 'Press'. Ministri ėshtė kryetar i Partisė Socialiste, e cila ėshtė partnere koalicioni e forcave proevropiane nė Serbi qė prej fillimit tė muajit. Javėn e kaluar koalicioni caktoi njė drejtor tė ri tė shėrbimit tė fshehtė. Sipas tė dhėnave tė prokurorisė nė Beograd, Karaxhiq do tė ekstradohet nė tribunalin e Kombeve tė Bashkuara pėr kriminelė lufte

Obama sot mbėrrin nė Gjermani

Berlin, 24 korrik - Kandidati i zgjedhur demokrat pėr president tė SHBA, Barak Obama, pritet qė sot tė mbėrrijė nė vizitėn e tij tė parė nė Gjermani. Senatori 46 vjeēar do tė takohet fillimisht nė Berlin me kancelaren Angela Merkel dhe me ministrin e jashtėm Frank Walter Steinmeier. Nė mbrėmje pritet qė nė fjalimin e shumėpritur tė Obamės mbi marrėdhėniet transatlantike para shtyllės sė fitores tė marrin pjesė deri nė 100.000 vetė. Gjatė vizitės sė tij nė Lindjen e Afėrme tė mėrkurėn senatori u premtoi izraelitėve dhe palestinezėve partneritetin e vet nė procesin e paqes. Paraqitja e Obamės nė Berlin ėshtė pjesė e udhėtimit tė tij nė kuadėr tė fushatės zgjedhore, e cila nisi me Afganistanin dhe Irakun.

Nuk arrihet ende suksesi nė bisedimet e OBT sė

Gjenevė, 24 korrik - Nė kėshillimet e Organizatės Botėrore tė Tregtisė mbi liberalizimin e tregtisė botėrore, tė ngecur prej vitesh, nuk solli sukses as njė takim shtesė i caktuar brenda njė afati tė shkurtėr prej drejtorit tė OBT sė Paskal Lami. Nė raundin e jashtėzakonshėm me pjesėmarrjen e SHBA ve, BE sė, Japonisė, Indisė, Brazilit, Australisė dhe Konės pati vetėm disa pėrparime tė vogla, u tha nga delegacionet. Konferenca nė Gjenevė me mė shumė se 30 shtete synon mbylljen e raundit tė ashtuquajtur tė Dohės mbi liberalizimin e mėtejshėm tė tregtisė, i filluar nė vitin 2001. Por vendet e pasura dhe ato tė varfra kanė pritje tė ndryshme. Vendet nė zhvillim kėrkojnė hyrje mė tė mirė nė tregjet bujqėsore tė shteteve tė industrializuara, ndėrsa kėto duan para sė gjithash hyrje mė tė lirė nė sektorin e industrisė dhe tė shėrbimeve.

Merkel kėrcėnon Iranin me sanksione tė mėtejshme

Berlin, 24 korrik - Nė grindjen rreth programit bėrthamor tė Iranit qeveria gjermane synon ende njė zgjidhje diplomatike. Nė tė njėjtėn kohė kancelarja Angela Merkel deklaroi para gazetarėve nė Berlin, se nė rast se Irani nuk lėshon pe nė bisedimet e reja, sanksionet e bashkėsisė ndėrkombėtare mund tė ashpėrsohen. Gjatė njė takimi me tė ngarkuarin e Bashkimit Evropian pėr politikėn e jashtme Javier Solana dhe me diplomatė tė pesė fuqive me tė drejtė vetoje nė Kėshillin e Sigurimit tė shtunėn nė Gjenevė Irani e hodhi poshtė kėrkesėn pėr ndalimin e pasurimit tė uraniumit, por u tregua i gatshėm pėr bisedime tė mėtejshme.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė