Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-08, 14:59   #180
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

UNMIK-u paralajmėron zvogėlimin e stafit

Prishtinė, 11 gusht: Kombet e Bashkuara po planifikojnė tė mbajnė nė Kosovė vetėm rreth 30 pėrqind tė personelit ndėrkombėtar dhe vendor. Kjo do tė thotė se nė misionin e UNMIK-ut, pas rikonfigurimit, do tė mbeten rreth 600 zyrtarė. Sipas zyrtarėve tė UNMIK-ut, zvogėlimi i personelit tė fillojė kėtė javė, por data e saktė nuk ėshtė konfirmuar ende. "Nuk mund t'ua them datėn e saktė, por nė ditėt e ardhshme ne do tė fillojmė zvogėlimin e personelit ndėrkombėtar dhe atij vendor, siē parashihet me planin pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut", ka thėnė pėr BBC-nė zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Alekaander Ivanko. Ai ka thėnė se shkurtime tė vendeve tė punės do tė ketė nė Departamentin e Administratės Civile, nė Zyrėn pėr Kthim dhe Komunitete dhe nė disa departamente tė tjera, ku UNMIK-u nuk do tė ketė rol nė Kosovė. Tash pėr tash, mbetet e mbetet e paqartė nėse reduktimi i personelit tė UNMIK-ut do tė bėhet edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės. "Nuk mund tė them ende asgjė pėr veriun. Nuk kemi vendosur pėr kėtė", ka thėnė Ivanko. Shkurtimi i 70 pėrqind tė vendeve tė punės nė UNMIK ėshtė pjesė e planit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun, i cili ka dhėnė dritė jeshile pėr zvogėlimin e rolit tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe pėr vendosjen e Misionit tė Bashkimit Evropian, EULEX.

Petriē: Nė Mitrovicė mund tė zbatohet modeli i Bėrēkos

Londėr, 11 gusht: Ish i dėrguari i posaēėm i BE-sė pėr Kosovėn, ambasadori Volfgang Petriē, ka thėnė se modeli i Bėrēkos, nė Bosnjė e Hercegovinė, do tė mund tė aplikohej edhe pėr qytetin e Mitrovicės. “Ndoshta Bėrēko ėshtė njė shembull se si mund tė menaxhohen gjėrat. Ndoshta jo nė aspekte konkrete, por fryma e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Bėrēkos mund tė jetė diēka qė mund tė jetė e aplikueshme edhe pėr Mitrovicėn”, ka thėnė Petriē nė njė intervistė pėr BBC-nė. Por, ambasadori Petriē ka theksuar se “Kosova duhet tė ruhet nė kufijtė e saj aktualė”, sipas planit tė Ahtisarit. “Duhet tė gjendet njė zgjidhje politike pėr Kosovėn, bazuar nė kornizat e planit Ahtisari”, ėshtė shprehur ai. Petriē mendon se pėr pjesėtarėt serbė tė SHPK-sė do tė duhej tė gjendjej njė zgjidhje pragmatike, duke respektuar zinxhirin komandues. “Parimi i zinxhirit komandues duhet tė ruhet dhe nuk mund tė pėrjashtohet, sepse ėshtė pjesė e qartė e planit. Por, nė anėn tjetėr, ka zgjidhje pragmatike”. Sipas Petriēit, policėt serbė mund tė jenė nėn komandėn e Misionit tė BE-sė nė Kosovė, EULEX.

Vazhdojnė protestat nė Mitrovicė

Mitrovicė, 11 gusht: Kėshilli Organizativ i Protestave pėr largimin e kamionėve me materie kimike helmuese nė Mitrovicė ka paralajmėruar vazhdimin e protestave. Nė kėto protesta, sipas ralajmėrimeve, do tė kudėrshtohet djegia e acidit disulfurik, nė Mitrovicė. Nė priotestėn e ftuar pėr sot do tė kundėrshtohet vendimi i Ministrisė sė Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor pėr asgjėsimin e lėndėve helmuese nė njė furrė tė kompleksit industrial Trepēa. Sipas organizatorėve, nė Kosovė nuk ka kushte pėr asgjėsimin e lėndės helmuese, andaj ajo duhet tė kthehet prej nga ka ardhur.

Bashkėsia ndėrkombėtare i bėn thirrje Rusis dhe Gjeorgjisė qė t'i ndalin luftimet

Tbilisi, Moskė, Uashington, 11 gusht: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po ushtrojnė presion ndaj Rusisė dhe Gjeorgjisė qė t’i japin fund luftimeve nė Osetinė Jugore. Ministri i Jashtėm francez, Bernard Kushner dhe Ministri i Jashtėm finlandez Aleksander Stab, janė takuar dje nė Tbilisi me Presidentin gjeorgjian Mihail Sakashvili. Tė dy ministrat kanė thėnė se nuk do tė fajėsojnė askėnd pėr luftimet, por kanē shtuar se nevojitet ndalimi i luftimeve dhe dėrgimi i ndihmave humanitare nė rajon. Sot zoti Kushner dhe zoti Stub kanė planifikuar tė shkojnė nė Moskė. Zyrtarėt amerikanė e kanė dėnuar atė qė nėnpresidenti Dik Ēejni e ka cilėsuar si “agresion rus” ndaj Gjeorgjisė dhe u ka bėrė thirrje tė dyja palėve qė t’i tėrheqin forcat ushtarake nė pozicionet qė kanė pasur para fillimit tė luftimeve tė premten. Ndėrkohė, mijėra gjeorgjianė janė larguar nga qyteti Gori, nga frika e pushtimit tė drejtpėrdrejtė tė trupave dhe tankeve ruse. Ky qytet ėshtė pranė kufirit tė Osetisė Jugore dhe ka qenė objekt i sulmeve ajrore tė Rusisė. Ministria e Brendshme e Gjeorgjisė ka thėnė se avionėt rusė kanė bombarduar sot, nė orėt e para tė mėngjesit, nė rajonet nė periferi tė Tbilisit. Ndėrkaq, Rusia ka thėnė se Gjeorgjia vazhdon tė qėllojė ndaj objektivave nė Osetinė Jugore, me gjithė ofertėn e qeverisė pėr ndalimin e luftimeve dhe tėrheqjen e trupave nga rajoni separatist. Rusia thotė se e ka tėrėsisht nėn kontroll kryeqytetin e Osetisė Jugore, Ēinvali. Moska nuk i ėshtė pėrgjigjur drejtpėrdrejt thirrjes sė Gjeorgjisė pėr ndalimin e luftimeve dhe fillimin e bisedimeve tė paqes.

Presidenti Bush dėnoi aksionin rus nė Gjeorgji

Uashington, 11 gusht: Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, e ka dėnuar aksionin ushtarak tė Rusisė nė Gjeorgji, duke thėnė se dhuna ėshtė e papranueshme dhe se pėrgjigjja ruse ishte "joproporcionale". Bush ka bėrė thirrje pėr ndėrmjetėsim ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me rajonin separatist, Osetia Jugore, nė Gjeorgji. Presidenti Bush, ka kėrkuar gjithashtu qė trupat e tė gjitha palėve tė kthehen atje ku ishin para se tė shpėrthenin armiqėsitė mė 6 tė kėtij muaji.

SHBA do tė paraqesin rezolutė nė KS tė OKB-sė

Nju Jork, 11 gusht: Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se do tė hartojnė njė rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrmes tė sė cilės do tė dėnohet sulmi ushtarak rus ndaj Gjeorgjisė. Por. Miratimi i njė rezolute tė tillė duket i pamundur, pari ajo tė tė haste nė veton e Rusisė. Moska e akuzon Gjeorgjinė pėr gjenocid ndaj banorėve tė Osetisė Jugore, njė pjesė e madhe e tė cilėve janė rusė. Deri mė tash, Kėshilli i Sigurimit nuk ka arritur njė qėndrim tė pėrbashkėt lidhur me krizėn, megjithėse ai i kishte katėr takime. Gjatė diskutimeve tė tensionuara, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara e kanė akuzuar njėra-tjetrėn pėr qasjen Osetisė Jugore. Ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara, Zalmaj Khalilzad ia ka tėrhequr vėrejtjen Rusisė se vazhdimėsia e sulmeve kundėr shtetit sovran tė Gjeorgjisė do tė ndėrlikojė marrėdhėniet midis Uashingtonit dhe Moskės. “I bėj thirrje Federatės Ruse qė me kujdes tė marrė nė konsideratė pasojat e kėtij agresioni kundėr shtetit demokratik dhe sovran tė Gjeorgjisė. Marrėdhėniet e Rusisė me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndėrkombėtar mund tė ndikohen nga ky sulm i vazhdueshėm kundėr Gjeorgjisė dhe nga refuzimi i Moskės qė tė kontribuojė nė zgjidhjen paqėsore tė krizės”, ka thėnė zoti Khalilzad. Duke i komentuar veprimet e Rusisė nė Gjeorgji, ambasadori amerikan ka shfrytėzuar njė fjalor mė tė ashpėr se nė tre takimet e kaluara mbi kėtė ēėshtje. ”Ne duhet ta dėnojmė sulmin ushtarak tė Rusisė kundėr njė shteti sovran siē ėshtė Gjeorgjia, shkeljen e sovranitetit dhe tėrėsisė territoriale tė njė shteti, pėrfshirė kėtu edhe sulmet kundėr civilėve dhe fushatėn e terrorit kundėr popullatės gjeorgjiane. Njėkohėsisht, duhet tė dėnojmė edhe shkatėrrimin e infrastrukturės gjeorgjiane”, ka thėnė ambasadori Khalilzad. Komentet e tij e kanė zemėruar homologun e tij rus, Vitali Ēurkin, i cili ėshtė kundėrpėrgjigjur duke thėnė se akuzat se Rusia po e terrorizon popullatėn civile janė tėrėsisht tė papranueshme. "Tani, mė lejoni tė them diēka pėr deklaratėn e zotit Khalilzad rreth tė ashtuquajturit terror kundėr popullatės civile. Njė deklaratė e kėtillė, i nderuari zoti Khalilzad, ėshtė absolutisht e papranueshme; mbi tė gjitha, kur vjen nga njė pėrfaqėsues i njė vendi, veprimet e tė cilit nė raport me popullatėn civile nė Irak, Afganistan e madje edhe nė Serbi janė tė njohura mirė”, ka thėnė zoti Ēurkin.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė