Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-09-08, 15:10   #200
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Topi vlerėsoi arritjet e diplomacisė sė re kosovare

Tiranė, 3 shtator - Presidenti i Republikės, Bamir Topi priti sot Ministrin e Jashtėm tė Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni dhe e pėrgėzoi pėr punėn e tij tė suksesshme gjatė gjithė procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, shpalljes sė pavarėsisė dhe njohjes nga sa mė shumė vende tė botės. Presidenti Topi vlerėsoi maturinė e klasės politike dhe udhėheqjes kosovare nė kapėrcimin e sfidave tė ndryshme, ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve tė pavarura demokratike, arritjet e deritanishme tė diplomacisė sė re kosovare, duke pėrmendur kėtu veēanėrisht emėrimin e dhjetė ambasadorėve tė rinj kosovarė dhe vuri nė dukje nevojėn e sinkronizimit tė tė gjithė elementeve diplomatike mes dy vendeve. Nga ana e tij, Ministri Hyseni shprehu mirėnjohjen pėr ndihmesėn dhe pėrkrahjen e mbarė shtetit shqiptar dhe pėrfaqėsueve tė tij, qė ia kanė lehtėsuar shumė punėn Kosovės nė kapėrcimin e sfidave, me tė cilat i ėshtė dashur tė pėrballet deri mė tani si shtet i sapokrijuar. Hyseni pėrshkroi punėn e Ministrisė sė Jashtme qė ai drejton, procesin e suksesshėm tė njohjes nga dyzet e gjashtė shtete tė pavarėsisė sė Kosovės, emėrimin e dhjetė pėrfaqėsuesve diplomatikė tė saj nė selitė ndėrkombėtare duke theksuar se Kosova ėshtė optimiste dhe krenare pėr gjithēka ka arritur deri tani. Presidenti Topi dhe Ministri Hyseni, duke folur rreth situatės nė Ballkan, ndanė mendimin mbi rėndėsinė e intensifikimit tė bashkėpunimit tė gjithanshėm rajonal si dhe tė rritjes sė partneritetit tė gjithanshėm dyke synuar pėrmbushjen e objektivave tė pėrbashkėta integruese nė familjen e madhe evropiane.

S'ka pėrzierje tė kompetencave tė policisė dhe drejtėsisė, tha Ivanko

Prishtinė, 3 shtator - Zėdhėnėsi Aleksander Ivanko nė lidhje me harmonizimin e kompetencave mes UNMIK ut dhe EULEX it, mohon tė ketė pėrzierje tė kompetencave sa i pėrket policisė dhe drejtėsisė, duke thėnė se kjo ēėshtje do tė qartėsohet nė fund tė periudhės sė tranzicionit. Ai theksoi se mbase do tė jetė nė gjendje ta shpjegojė kėtė mė mirė kur tė vendoset EULEX i. "Ne ende jemi nė periudhėn tranzitore. Ende jemi pėrgjegjės pėr policinė. Kemi njė mandat ekzekutiv lidhur me policinė, ndėrsa EULEX i ka mandat mbėshtetės kėshillimor. Por tė gjitha ēėshtjet do tė kenė pėrgjigje dhe do tė qartėsohen gjatė muajve tė ardhshėm", tha Ivanko para gazetarėve. Nga ana tjetėr zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės Veton Elshani tha se menaxhmenti i policisė ka vendosur qė ta tėrheqė atė nga konferencat e rregullta tė UNMIK ut, meqenėse administrata UNMIK u ka bartur kompetencat nė polici nė shkallėn rreth 90 pėr qind. Ivanko tha se nuk pritet ndonjė takim i shpejt nė mes Prishtinės dhe Beogradit, pavarėsisht pėrpjekjeve tė UNMIK ut pėr tė vendosur midis tyre, por pėr momentin nuk ka lėvizje nga asnjėra palė. "Nėse Prishtina e Beogradin dėshirojnė tė ulėn nė njė tavolinė, ne do tė ndihmojmė me shumė dėshirė. Nėse nuk duan ne do tė vazhdojmė tė ndihmojmė qė ata tė gjejnė ndonjė zgjidhje, por nuk ka asgjė tė re tash pėr tash", ka thėnė Ivanko. Ivanko nuk shpjegoi nėse nė bisedimet eventuale me Beogradin do tė pėrfshihet edhe ēėshtja tė tjera.

Nė fshatin Polac tė Skenderajt vritet Tafil Shabani

Skenderaj, 3 shtator - Dje rreth orės 17:30 min, nė afėrsi tė restorantit "Elita" nė fshatin Polac tė Skenderajt, Tafil Shabani, rreth 40 vjeēar, nga fshati Kozhicė e Skenderajt, ka mbetur i vdekur si pasojė e njė sulmi me armė tė zjarrit. Njė tjetėr person ėshtė plagosur ndėrsa dy persona tė dyshuar janė arrestuar nga policia nė vend tė ngjarjes. Sipas policisė dy persona, Nj.Mula (1976) dhe B.Hajdini (1988), si tė dyshuar pėr pėrfshirjen e tyre nė kėtė rast, janė arrestuar nga policia menjėherė pas rastit tė raportuar. Njė armė gjysmė automatike e kalibrit 7.62mm, dhe dy revole tė tipit TT qė besohet tė kenė qenė tė pėrfshira nė aktin e vrasjes, janė identifikuar dhe sekuestruar nga policia. Nė bazė tė informatave preliminare tė hetuesve policor, mėsohet se nė kėtė rast janė tė pėrfshirė katėr persona tė cilėt pas njė mos marrėveshje nė mes vete kanė filluar tė shtėnat. Gjatė kėtyre tė shtėnave, dy persona janė plagosur ndėrsa viktimat me plagė tė rėnda trupore janė transportuar fillimisht nė shtėpinė e shėndetit nė Skenderaj dhe nė Drenas, pėr t'u transferuar nė QKUK Prishtinė. I plagosuri i dytė, R.Shala rreth 32 vjeēar, nga fshati Kopiliq i Ulėt, ėshtė duke u trajtuar nė QKUK Prishtinė. Pjesėtar tė policisė sė Kosovės, janė duke bėrė sigurimin e personit tė lėnduar pasi ndaj tij ėshtė caktuar ndalimi policor me urdhėr tė prokurorit pėr hetime tė mėtejme. Motivet dhe rrethanat e kėtij akti kriminal deri nė kėto momente janė tė panjohura.

Njė person vret 6 vetė afėr qytetit Sietėll tė SHBA ve

Sietėll, SHBA, 3 shtator - Njė person ka vrarė gjashtė persona dhe ka plagosur edhe dy tė tjerė duke shkrepur breshėri zjarri nė njė zonė rurale nė veri tė qytetit Sietėll tė SHBA ve, njofton Rojter. Ky incident ėshtė mė i riu i vrasjeve serike nė disa vite tė fundit nė SHBA. Vrasėsi serik ėshtė arrestuar pa vėshtirėsi. Ndėr tė vrarė gjenden edhe njė ndihmėssherif dhe dy punonjės ndėrtimi. Policia nuk e ka identifikuar ende vrasėsin.

Trupat amerikane vrasin gabimisht 6 policė pakistanezė

Islamabad, 3 shtator Trupat amerikane kanė vrarė gabimisht gjashtė pjesėtarė tė forcave tė sigurimit pakistanez gjatė njė patrullimi pėrgjatė lumit Tigėr, nė veri tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur policia irakiane, njofton BBCVorld. Amerikanėt nuk e kanė dhėnė numrin e viktimave, por kanė shprehur keqardhje pėr gabimin.

Jushēenko kėrcėnon tė shpėrndajė parlamentin

Kiev, 3 shtator - Presidenti i Ukrainės Viktor Joushēenko ka kėrcėnuar se do tė shpėrndajė parlamentin pas kolapsit qė pėsoi koalicioni pro perėndimor. Nė njė adresim televiziv Jushēenko tha se do tė pėrdorė tė derejtat qė i takojnė si president pėr tė shpėrbėrė parlamentin dhe bėri thirrje pėr zgjedhje tė reja. Ai po ashtu, tha se nė parlament po pėrgatitej njė grusht shtet.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė