Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore
qysh jo , ska ma keq , qe veq po ju jap nje shembull te Eronit,
dje dita e pare ne qerdhe , edhe drejte e direkt ,njeres perj femive aty me , '' ti qika e zeze ,po tutem prej teje '' i drejtohet nje vajze afrikane , le qe e kish bo femin me vaj e nxjerr kujdestares pune po edhe vete ish shashtrise krejte ,
kur e thirra me tha .. a po te pengoj ..!
jo i thash ,
ma kthej ...... ti a e ke lekuren e ftyres te bardhe ,
po i thash ..
edhe une a i kam faqet e bardha .
po i thash ..
du shume ....
edhe une ty shume
a te pelqej ne qerdhe ..
jo tha; Eroni u tut prej nje qikes se zeze ;edhe hiq nuk kish pas aty binar per trena me ndeq as trena nuk pash , vetem kam vizatu
a done me shku neser prap ..
jo se eshte ajo qika e zeze aty ..!
je t'aime ....
je t'aime Eron
.......e bardh je ti ......edhe gjyshja , edhe daja .. edhe ..
po bre po, i thash po qysh nuk i gave tezes nje here , multi kulti ..po kaq me flakrim e paske marr dynjane ..
qysh .. me tha
te du shume .i thash ..
vdiqa duke qesh , motres ju drejtova , te thojsha mesoj femise pak dallavere , jo du me e formu qe te jete i hapur dhe i sinqerte , qe tash prite kur te ja nisin percdo dite flete vrejtje prej qerdhes ..
|
Kjo ngjarje me shume gjen shpjegimin nga rrafshi i psikologjise sociale dhe socio-kultures..
Thjesht te gjithe agjentet participues-socializues/edukativ do t'duhej t'i perkushtojn nje vemendje , kompleksiteti te vlerave qe imponojn rrethanat dhe realitetet e reja ne jeten shoqerore-bashkekohore... Realiteti (koha) ne t'cilen jetojme ; periudhe kjo emertuar si Epoka e Modernitetit (epoke e shoqerive moderne) .... e karakterizuar nga vlerat dhe rendi caktuar.... Periudhe ne t'cilen i kushtohet vemendje e posaqme , vlerave universale te njerizimit . E nder keto vlera , epiqendren e zene lirite dhe te drejtat UNIVERSALE .
Dhe keto liri dhe te drejt universale ne nje KONGLOMERAT DIVERSITETI - nuk do t'mund te kuptoheshin dhe pranoheshin aq natyrshem( leht) , nese nuk ekziston nje edukimin i brezit qe nga fillesat e alfabetimit te tyre (qe nga femijeria e hershme).
Vetedija (dallimi) racore dhe gjinore e percjelle njeriun pothuaj qe ne vitet e pare e jetes ... Por , ndryshimi (diversitetit) s'e ben njeriun te ndruajtur , apo te frikesuar nga ndryshimi. ATE E BENE TE NDRUAJTUR, PARAGJYKIMI , STEREOTIPI -mos informimi, mos edukimi i drejt lidhur me qeshtjet qe nderlidhen me identitetet dhe perkatesit racore dhe gjinore .
INFORMIMI - AFRON, SIGURON , SQARON, MESHIRON...
MOS- INFORMIMI- LARGON , shkakton KONFUZITET , PA-SIGURI- DROJE , PARAGJYKIM...