Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-08, 14:28   #206
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Fejt: Program im shpie drejt njė autonomie tė sebėve

Pragė, 12 shtator - Pėrfaqėsuesi special i BE-sė nė Kosovė Piter Fejt ka deklaruar se plani qė ai po zbaton nė Kosovė shpie drejt njė shkalle tė autonomisė sė serbėve tė Kosovės. Sipas Radios Evropa e Lirė, Fejt citohet tė ketė thėnė se autoritetet nė Prishtinė po punojnė me pėrkushtim nė realizimin e tė drejtave tė komunitetit serb, por qė duhet tė bėjnė mė shumė. Sipas fjalėve tė tij, pėr kėtė nevojitet njė bashkėpunim edhe i Beogradit, dhe tė komunitetit serb nė Kosovė. "Programi nė bazė tė tė cilit ne punojmė dhe dispozitat tė cilave u pėrmbahemi, do tė ēonin drejt njė shkalle tė autonomisė sė serbėve nė Kosovė, sidomos nė shėndetėsi dhe nė arsim. Nė veri tė Kosovės mund tė jetė njė status i tillė nė mėnyrė qė serbėt tė ruajnė dhe dhe ta mbajnė mėnyrėn e tyre tė jetės, e gjithashtu edhe nė zonat e tjera tė Kosovės, nė jug tė Ibbrit", ka thėnė Fejt. Ai ka theksuar se autonomia e serbėve "duhet tė bazohet nė parimin qė tė pėrkrahin qeverinė e Kosovės si tė veten", andaj "edhe ata do tė mund tė kenė (tė drejta) tė vetat".

Ihsanoglu: Kosova duhet tė ketė njė politikė mė aktive

Xheda, 12 shtator - Sekretari i pėrgjithshėm i Konferencės Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu, thotė se Kosova duhet tė ketė njė politikė mė aktive qė t'u shpjegojė vendeve islamike dhe arabe mė shumė se pse ēėshtja e Kosovės ėshtė mė speciale dhe pse e meriton pavarėsinė e saj. Nė njė intervsitė pėr BBC-nė Ihsanoglu tha se i pėrket vendeve tė veēanta tė vendosin nė lidhje me njohjen e Kosovės, duke shtuar se "ata duhet t'u thonė botės myslimane se janė myslimanė dhe jo vetėm tė thonė se jemi kosovarė". I pyetur se pėrpse nuk e kanė njohur mė shumė vende islamike pavarėsinė e Kosovės, Ihsanoglu tha se "kjo ēėshtje duhet parė nga aspekti i vendeve anėtare". Sipas tij, vendimi kėtu bėhet individualisht nga vendet sovrane, "duke u munduar qė tė kuptojnė mėnyrėn e arritjes sė pavarėsisė, pasojat nga ajo e gjithashtu duke patur parasysh problemet e veta si dhe faktorin nėse pavarėsia e Kosovės ka krijuar precedentė pėr raste tė tjera tė ngjashme". Zyrtar i lartė i Konferencės Islamike theksoi se "ka nevojė pėr njė politikė mė aktive tė vetė Kosovės qė tė shpjegojė me shumė pse rasti i Kosovės ėshtė special dhe pse e meriton pavarėsinė". Gjithashtu nuk duhet harru, shtoi ai, se "si populli i Kosovės qė nga viti 1912 pas rėnies sė Perandorisė Otomane ka vuajtur nga grupe fqinje etnike duke u detyruar qė tė lėnė shtėpitė e veta dhe duke emigruar nė vende tė ndryshme si Turqia, Siria dhe vende tė tjera", duke thėnė se bota islamike duket sikur nuk i njeh tė gjitha kėto fakte.

Nė Sofje mbahet sot takimi i ushtarakėve tė lartė tė NATO s

Sofje, 12 shtator Zyrtarėt e lartė ushtarakė tė NATO s sot zhvillojnė takimin e tyre, nė tė cilin do tė shqyrtohet gjendja e ushtrisė sė Gjeorgjisė, pas konfliktit me Rusinė. Koloneli Masimo Panizi tha se nė takimin qė mbahet nė Sofje tė Bullgarisė, do tė diskutohet "pėr zhvillimin e situatės nė Gjeorgji dhe pėr zhvillimet qė kanė tė bėjnė me forcat e sigurisė" sė Gjeorgjisė. Pesė oficerė tė NATO s ishin nė Gjeorgji kėtė javė sipas "mandatit qė u ishte dhėnė nga sekretari i pėrgjithshėm i NATO s, pėr t'i vlerėsuar kėrkesat e Gjeorgjisė, pėrfshirė edhe ato ushtarake". I dėrguari i Rusisė nė NATO, Dimitri Rogozin, kėrkoi qė aleanca tė mos bėjė vizita nė Gjeorgji. Nė takimin nė Sofje, zyrtarėt ushtarakė tė NATO s do tė diskutojnė edhe pėr Afganistanin dhe Kosovėn.

Nė pėrleshjet e aktivistėve tė opozitės dhe tė pozitės nė Bolicvi vriten tė paktėn 8 vetė

Santa Kruz, Bolivi, 12 shtator – Tė paktėn tetė vetė janė vrarė, nė njė kohė kur po vazhdojnė protestat kundėrqeveritare tė dhunshme nė Bolivi, tė cilat kanė ngritur tensionet me SHBA-tė, njofton Rojter. Aktivistėt opozitarė kanė vrarė shtėtė fermerė nė rajonin e largėt, Pando, tė Amazonės. Po kėshtu ėshtė vrarė edhe njė punonjės i qeverisė rajonale, qė udhėhiqet nga opozita.

Nga njė sulm raketor nga njė fluturake amerikane pa pilot vriten tė paktėn 10 vetė nė rajonin e Vaziristanit

Islamabad, Pakistan, 12 shtator – Nga njė sulm raketor nga njė fluturake amerikane pa pilot janė vrarė sot (e premte) tė paktėn 10 vetė nė rajonin fisnor tė Vaziristanit, nė kufi me Afganistanin, ka bėrė tė ditur njė zyrtar sigurimi, njofton Rojter. Reketimi ndodhi afėr qytetit Miranshah.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė