Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-08, 13:16   #210
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Protestat pėr Brodecin mund tė zgjasin me javė


Protestat nė mbrojtje tė tė dėnuarve tė Brodecit do tė nisin tė enjten mė 18 shtator nė sheshin e qytetit tė Tetovės. Protestat do tė mbahen nėn moton “Tė gjithė nė mbėshtetje tė brodecasve”, ndėrkaq qė shkak kryesor i tyre ėshtė pakėnaqėsia nga vendimi gjyqėsor dhe gjendja e vėshtirė me tė cilėn po pėrballen ata nė burg. “Aspak nuk jemi tė kėnaqur me gjykimin qė iu bė njerėzve tanė. I morėn nė qafė edhe ata edhe ne, vetėm qė tu dilte aksioni i suksesshėm”, tha anėtari i Kėshillit tė familjarėve tė Brodecit, Kadri Dauti. Ai sqaron se sė pari kanė formuar Kėshillin familjar dhe mė pas kanė kėrkuar pėrkrahje nga partitė politike shqiptare dhe Organizatat joqeveritare. “Personat qė janė nė burgje janė nė gjendje tepėr tė vėshtirė, ndaj dhe kėrkojmė qė e gjithė popullata tė na pėrkrahė nė protestėn e 18 shtatorit”, thotė Dauti, duke shtuar se kjo protestė ėshtė vetėm fillimi. Pas saj kėshilli iniciues, i cili ka mbėshtetjen e Organizatave tė dala nda lufta, organizatave qytetare dhe partive politike do tė mblidhet sėrish pėr tė vendosur se si do tė veprojnė mė tej. Ai nuk pėrjashton mundėsinė qė protestat tė zgjasin edhe disa javė rresht. “Kur i duhet politikanėve qė t’i tregojnė botės se po luftojnė terrorizmin, le tė shkojnė dhe le ta bėjnė atė nė Pallankė, e jo tek ne”, tha i revoltuar Dauti. Nė Kėshillin organizativ tė iniciuar nga familjarėt e Brodecit ka edhe nga njė anėtarė nga Organizata e Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (OVL-UĒK), Shoqata e Veteranėve tė Luftės (SHVL), Unionet e studentėve tė dy universiteteve (USHT dhe UEJL), nga Forumi ndėrkombėtar pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, Lėvizja qytetare shqiptare, Shoqata e tė burgosurve dhe tė dėmtuarve politik si dhe partitė politike BDSH, PPD dhe BDK. Protestat do tė mbahen tė enjten nė sheshin e Tetovės me fillim nė ora 14-tė.

Gruevski kėrkon kohė, Ahmeti njohje para 23 shtatorit
lajm


Kryeministri Nikolla Gruevski ėshtė duke kėrkuar kohė shtesė nga partneri i tij koalicionues Ali Ahmeti pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, njoftojnė burime partiake. Sipas tyre, Ahmeti nga ana tjetėr ėshtė duke insistuar me ngulm qė njohja e pavarėsisė tė ndodhė para sesionit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara mė 23 shkurt. Mirėpo tė njėjtat burime” shtojnė se Gruevski ka kėrkuar kohė plotėsuese pėr “pėrgatitjen e terrenit” pėr njohjen e pavarėsisė, me arsyetim se situatėn e ka komplikuar “involvimi” i Cėrvenkovskit me kėrkesėn qė njohja e pavarėsisė tė kushtėzohet me pranimin e emrit kushtetues tė Maqedonisė. Ata thonė se Gruevski mė sė tepėrmi frikohet nga reagime negative tė opinionit maqedonas, pjesa mė e madhe e tė cilit kur janė nė pyetje shqiptarėt tradicionalisht mbanė orientim proverb. Megjithatė burime qeveritare paralajmėrojnė se Gruevski sipas tė gjitha gjasave do tė lėshojė pe para presionit tė Ahmetit dhe bashkėsisė ndėrkombėtare dhe Maqedonia sė shpejti do ta njohė pavarėsinė e Kosovės.
Tė martėn edhe gazeta greke “Elefterotipia” ka shkruar se Maqedonia sė shpejti do ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Informacionet e kėtilla gazeta greke i ka bazuar nė burime diplomatike.
Tė martėn mediat kanė transmetuar informacionet se edhe Mali i Zi ėshtė duke i finalizuar pėrgatitjet pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė