Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-09-08, 09:17   #2
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratėsDen Robinson
Zėri i Amerikės
30-09-2008



Ēmimet e aksioneve shėnuan rėnie tė theksuara nė tregjet aziatike nė shkėmbimet e para tė ditės sė martė, pasi bursa amerikane regjistroi rėnien mė tė madhe Brenda njė dite tė vetme nė tė gjithė historinė e saj, nė njė atmosphere shqetėsimesh pėr thellimin e krizės financiare amerikane. Indekset kryesore nė Tokio dhe Sidnej ranė secili nga 5 pėr qind, pasi ligjvėnėsit amerikanė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve hodhėn poshtė planin qeveritar pėr tė ndihmuar me njė paketė tė madhe fondesh institucionet financiare nė nevojė. Projekt-ligji u hodh poshtė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, megjithėse udhėheqėsit nė Kongres kishin paralajmėruar se vota "jo" ndaj kėtij plani mund tė ishte parathėnia e njė krize tė rėndė ekonomike.

Kur u njoftua numri pėrfundimtar i votave, demokratėt dhe republikanėt filluan tė kėmbejnė akuza se kujt i binte faji pėr hedhjen poshtė tė projekt-ligjit.
Mė pas, ligjvėnės dhe amerikanė tė revoltuar patė rezultatin e votimit qė u pasqyrua me njė rėnie tė ndjeshme nė ēmimin e aksionene nė Uoll Strit. Udhėheqėsit republikanė thanė nė komentet pėr shtyp se komentet qė kishte bėrė kryetarja e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Nensi Pelozi para delegatėve i kishin ofenduar republikanėt, duke bėrė qė shumė veta tė mos hidhnin votėn nė mbėshtetje tė projekt-ligjit.
Udhėheqėsi i republikanėve nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, Xhon Bejnėr shprehet:
"Ne u angazhuam me sa fuqi qė kishim pėr tė tėrhequr vota nė mbėshtetje tė projekt-ligjit, por Kryetarja e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve foli me tone partiake qė hodhėn helm mbi kėtė takim, duke bėrė qė njė numėr ligjvėnėsish qė mendonim se do ta mbėshtesnin projekt-ligjin, ta kundėrshtonin atė."
Nė komentet para udhėheqėsve demokratė, zonja Pelozi tha se linjat e komunikimit mbeten tė hapura pėr republikanėt dhe administratėn, dhe shtoi se kishte folur me Sekretarin e Thesarit Henri Polson:
"I thashė: 'Zoti Sekretar, ne e pėrmbushėm detyrėn tonė. Ju latė pėrshtypje tė mira tek ligjvėnėsit demokratė, ashtu si edhe Presidenti kur foli pėr rėndėsinė e kėsaj situate dhe pėr nevojėn pėr tė vepruar nė mėnyrė qė tė stabilizohen tregjet dhe tė mbrohen taksapaguesit.' Duket qartė se ky mesazh nuk u pėrqafua nga pala republikane."
Pas takimit me Presidentin Bush nė Shtėpinė e Bardhė, zoti Polson tha se ndjehej i zhgėnjyer pas gjithė asaj pune dypalėshe pėr projekt-ligjin. Ai shtoi se administrata dhe Kongresi duhet tė veprojnė pa vonesė pėr njė plan tė rishikuar qė mund tė vihet nė zbatim sa mė parė qė tė jetė e mundur:
"Unė do tė vazhdoj punėn me udhėheqės nė Kongres pėr tė gjetur rrugėn pėrpara qė tė miratojmė njė plan gjithė-pėrfshirės pėr stabilizimin e sistemit financiar dhe pėr mbrojtjen e amerikanėve duke minimizuar shanset pėr njė keqėsim tė ekonomisė. Kemi shumė punė pėrpara dhe kjo ėshtė njė ēėshtje aq e rėndėsishme, sa s'mund tė tolerojmė dėshtim."
Ndėrkaq Senati priste qė tė hidhte nė votė projekt-ligjin, pasi tė ishte miratuar nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve. Pasi projekt-ligji u hodh poshtė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, Senatori republikan Xhad Greg dha komente pėr shtyp:
"Mendoj se kjo situatė mund tė pėrmblidhet me pak fjalė: Nėse nuk veprojmė pa vonesė, shumė amerikanė do tė humbin punėn dhe pjesa mė e madhe e amerikanėve do tė pėrjetojė kohė shumė tė vėshtira."
Nė pėrgjigje tė pyetjes se ēfarė hapash do tė merren mė tej, Kryetari i Komisionit tė Financave nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve Barni Frenk tha se Kongresi nuk ka rrugė tjetėr, pėrveēse tė vazhdojė punėn pėr njė plan qė gėzon mbėshtetje nga tė dyja palėt. Por ai iu pėrgjigj nė kėtė mėnyrė kritikave tė republikanėve:
"Gjendja ėshtė kjo: njė krizė e rėndė i kanoset ekonomisė amerikane. Ne po punojmė sė bashku pėr njė ligj pėr ta shmangur kėtė krizė. Tani, dikujt i mbeti hatri nga fjalėt e dikujt tjetėr dhe si shpagim, ata pėrpiqen t'ia nxjerrin inatin vendit."
Nė variantin e rishikuar nga Kongresi, plani do tė kishte autorizuar qeverinė tė blinte deri nė 700 miliardė dollarė asete tė firmave nė vėshtirėsi. Po sipas planit, do tė krijohej edhe njė komision mbikqyrės si dhe do tė ndėrmerreshin hapa pėr tė mbrojtur amerikanėt tė cilėt rrezikoheshin t'u konfiskohej banesa, si dhe do tė vendoseshin kufizime nė kompensimet e drejtuesve tė kėtyre kompanive.
Gjatė debatit, republikanėt theksuan se plani i propozuar pėr ndėrhyrje qeveritare nuk merrte nė shqyrtim problemet themeltare tė tregut, duke e cilėsuar atė si njė "program ndihmash sociale pėr korporatat," ndėrsa demokratėt thanė se plani nuk mbronte sa duhet taksapaguesit amerikanė.
Pėrfaqėsuesi republikan nga Teksasi, Xheb Hensarling, shprehet:
"Kam frikė se ky projekt-ligj mbart me vete njė numėr pasojash tė padėshiruara. Kam frikė se kur tė vihet nė zbatim, nuk do tė ketė sukses. Kam frikė se theksi kryesor ėshtė tek shpėtimi i kompanive dhe jo ndreqja e gabimeve. Kam frikė se taksapaguesve mund t'u mbetet nė kurriz njė borxh kolosal."
Ligjvėnėsi demokrat Bred Sherman ishte ndėr demokratėt qė e kundėrshtuan projekt-ligjin:
"Afro 400 ekonomistė tė shquar, ndėr ta edhe 3 laureatė tė ēmimit Nobel, kanė theksuar se ėshtė e nevojshme qė tė pėrgatisim njė projekt-ligj tjetėr, tė mirė."
Fati i planit tė administratės nė ndihmė tė sektorit financiar ėshtė nė pikėpyetje, ndėrkohė qė afron viti i ri hebraik, festa Rosh Hashana, kur Kongresi ndėrpret punimet, tė cilat aktualisht e kanė kapėrcyer afatin e parashikuar pėr ndėrprerjen e punimeve nė pėrgatitje pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė nėntorit.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga uliksi31 : 30-09-08 nė 09:21
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė