Shiko Postimin Tek
Vjetër 15-11-08, 16:42   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Mbi Origjinen e Universit!!

Zoti nuk "luan" me zare

Lindja e mekanikes kuantike, e cila ne dallim nga mekanike klasike, ka si objek te saj sistemet mikroskopike (te nivelit atomik-molekular ),mund te jape spjegimet e munguara. Dyshimi dhe kundershtimi i Ajshtanit ndaj mekanikes kuantike jane formuluar me shprehjen famoze te tij:" Zoti nuk luan me zare." Por ne realitet fakte te shumta tregojne qe Zoti eshte nje "lojtar" i afte, ne qofte se do ta krahasonim universin me nje kazino te madhe ku hidhen zare dhe rrotollohen rrotullat e fatit;te administrosh nje kazino eshte nje aktivitet me shume rrezik, sepse mund te humbasesh para çdo here qe hedh zare dhe rrotullon rruleten e fatit Por ne qofte se vellimi i pikave qe shenon dhe numri i rrotullimeve eshte i larte, fitimet dhe humbjet jane mesatarisht te parashikueshme, edhe pse eshte i paparishikueshem kur shenon ose rrotullon vetem nje here. Administratoret e kazinove dine qe mundesite jane ne gjysem ne favor te tyre, kurse klienti-lojtar ka mundesi te fitoje vetem ne se luan ne nje numer te caktuar te hedhjeve te zareve ose xhirove te rrotullave. Pak a shume e njejta gje ndodh dhe me universin. Kur universi eshte i madh, siç eshte sot, nje numer i larte i "hedhjes" se "zareve" eshte mesatarisht i parashikueshem.

Eshte kjo arsyeja qe ne sistemet relativisht te medha funksionojne ligjet klasike nepermjet te cilave behen parashikime te sakta te ngjarjeve, kurse kur universi eshte shume i vogel, siç ka qene afer gjendjes Big Bang, futen ne loje ligjet kuantike me parimin e tyre te papercaktushmerise , i ngjashem me fatin e nje lojtari te vetem. Duke vazhduar te hedhesh zare per te pare se çfare do te ndodhe me pas, universi ne dallim nga ajo qe pret, nuk ka nje histori te vetme, por ka te gjitha historite e mundshme, secila me nje probabilitet te dhene. Hipoteza qe universi ka nje histori te shumefishte, mund te duket fantastiko-shkencore, por sot ajo konsiderohet nga shkenca nje fakt i dhene, te cilen e ka formuluar per here te pare fizikanti i madh Richard Feynman. Per te krijuar nje perfytyrim rreth kesaj ideje: sqarojme qe per fisiken klasike çdo grimce ka nje histori te vete (grimca per te kaluar nga pika A ne B ka nje trajektore te caktuar), kurse sipas modelit te ri te nje historie te shumefishte, grimcat mund te pershkruajne te gjitha trajektoret e mundshme ne hapesire dhe ne kohe. Çdo trajektore eshte e lidhur me nje vale qe karakterzohet nga dy numra, njera shpreh gjatesine e vales dhe tjetra fazen e saj (kreshte apo grope). Mundesia qe nje grimce te kaloje nga A ne B gjendet duke mbledhur valet e "lidhura" me te gjitha trajektoret e mundshme qe kalojna nga A ne B. Kjo mbase duket pak absurde pasi ne jeten e perditshme ne jemi familjarizuar me faktin qe objektet shkojne nga nje pike e fillimit ne nje tjeter vetem duke ndjekur nje trajektore te vetme.

Ne te vertete kjo nuk mohon ose nuk bie ne kundershtime me hipotesen Feynman të historise shume fishe (ose te mbledheve te historive), sepse kur objektet jane te dimesioneve te medha (sisteme makroskopike) rregullat e perpunuara nga ai, qe lidh dy vlera per çdo trajektore, duke kaluar ne shumen e historive, te gjitha trajektoret neutralizojne njera tjetren. Me fjale te tjera kur kemi te bejme me sisteme makroskopike, vetem njera nga trajektoret e shumta meret ne konsiderate: ate te perkufizuar nga ligjet klasike te Njutonit mbi levizjen. Sot eshte duke kerkuar te nderthuren teoria e relativitetit te pergjithshem te Ajshtajnit me teorine e historise shumefishe te Feynmanit ne nje teori te vetme te madhe qe do te pershkruante te gjitha fenomenet e universit. Vete, teoria unike nuk mer persiper te thote asgje per orgjinen dhe gjendjen e fillimit te univesit. Ajo kerkon te llogarise se si do te evoloje universi duke u nisur nga disa te dhena relative te fillimit.Per te njohur keto jane te nevojshme disa kushte fillestare, si dhe regullat(ligjet) qe do te na informonin se çfare ndodh ne kufijte e universit ne nje zone te caktuar te hapesires dhe kohes.

Ligjet e evolimit dhe kushtet fillestare

Ligjet e fizikes sqarojne se si evolojne me kalimen e kohes fenomenet qe ndodhin ne univers. Per shembull ne se hedhim nje gur ne ajer, ligjet e gravitetit na japin mundesine te percaktojme me saktesi levizjen e metejshme te tij. Por duke u bazuar ne keto ligje nuk mund te dime sakte se kur guri do te bjere ne toke dhe ne cilin vend te tokes guri do te bjere. Duhet te njohim dhe shpejtesine e levizjes se tij si dhe drejtimin ne momentin kur kemi hedhur gurin. Me fjale te tjera duhet te njohim kushtet fillestare, ose e thene ndryshe kushtet rreth fillimit te levizjes se gurit. Me qenese kozmollogjia meret me pershkrimin e evolimit te gjithe universit mbi bazen e ligjeve te fizikes, eshte duke kerkuar se cilat kane qene kushtet fillestare te universit ne te cilat duam te aplikojme ligjet e fizikes. Sot egziston mendimi shkencor qe gjendja fillestare ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha karakeristikat themelore te universit, kryesisht mbi vetite e grimcave elementare dhe mbi bashkeveprimin e tyre, te cilat kane çuar ne zhvillimin e jetes biologjike. Kozmollogjistet jane duke vleresuar te gjitha konfiguracionet e gjendjeve te fillimit, duke evidentuar se cila prej tyre ka evoluar universin ne ate drejtim qe e vezhgojme sot.
__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë