Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-08, 12:56   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid

Nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, Shqipėria nė pikpamje politike ishte nė njė pozitė tė mjeruar, sepse nuk kishte njė qeverisje unike nė gjithė vendin. Nė tė vėrtet asokohe nė Shqipėri sundonin shumė qeveri lokale si:Qeveria e Vlorės e kryesuar nga Ismail Qemali;nė Durrės nga 12 tetori 1913 vepronte”pleqėsia e Durrėsit”e Esat Pashė Toptanit;nė Orosh tė Mirditės qeveriste Prenk Bib Doda;nė Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashė Vrionit;nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi;nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips;nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo;nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos;nė Mat Ahmet Zogu dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve veri-lindorė si:Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj.

Meqenėse Fuqitė e Mėdha caktuan princ Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės nė krye me Ismail Qemailin, dhanė pėlqimin pėr ardhjen e tij nė vend. Dhe pėr t“i hapur rrugė njė zhvillimi tė ri politik tė Shqipėrisė si dhe sigurisė sė saj, mė 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorėheqje dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit/KNK/. Pas dorėheqjes, I. Qemaili u largua nga shqipėria(nė Zvicėr), por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė vendit. Ato ditė KNK administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė 8 ministrive u krijua njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara.

Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i kėrkoi edhe Esat Pashė Toptanit, qė ta shpėrndante « Pleqėsinė e Durrėsit”, dhe ai kėtė e bėri mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se mė 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar nė Gjermani, pėr t'ia dhėnė kurorėn Princ Vidit nė emėr tė shqiptarėve. Po kėshtu edhe qeveritė tjera lokale nė shqipėri(pėrveē nė jug tė Shqipėrisė), u shpėrbėnė njėra pas tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin sundimtar tė Shqipėrisė.

Me pėrqėndrimin e administratės shtetėrore shqiptare nė duart e KNK, gjendja e brendshme e Shqipėrisė nuk u pėrmirėsua dot, pėrkundrazi ajo u keqėsua edhe mė tepėr nga lėvizjet qė po pėrgaditeshin brenda e jashtė vendit kundėr sovranitetit dhe tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė, tė cilat po minonin nga themelet ekzistencėn e shtetit shqiptar. Ajo qė minonte shtetin shqiptarė nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, ishte lėvizja pėr autonominė e”Vorio-Epirit”nė Jug tė Shqipėrisė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro-grek, me protokollin e Firencės mė 17 dhjetor 1913, fuqitė e mėdha i kėrkuan Greqisė t“i tėrhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipėrisė.

Kryeministri grek Elefter Venizellos nė fund tė dhjetorit, e kushtėzoi tėrheqjen e ushtrisė me zgjidhjen e ishujve tė Egjeut nė favor tė Greqisė. Dhe pėr t“i kėnaqur kėrkesat e palės greke, mė 13 shkurt 1914 fuqitė e mėdha i deklaruan qeverisė greke me njė not kolektive, se ēėshtja e ishujve tė Egjeut do tė zgjidhet pozitivisht pasi tė jenė larguar trupat e saj nga tokat shqiptare qė pėrfshiheshin brenda kufijve tė caktuar me protokollin e Firencės. Qeveria greke, formalisht, i pranoi kėto kėrkesa dhe nuk pushoi sė bėri deklarata mashtruese se po merrte masa pėr tė qetėsuar”Vorio-Epirin”. Mė 1 mars 1914 pasi u largua ushtria greke nga Korēa, aty u futėn repartet e xhandarmėrisė shqiptare dhe menjėherė u ngritė njė administratė shqiptarė nėn varėsinė e KNK. Ndėrsa Korēa u bashkua me atėdheun, nė krahinat tjera tė jugut(nė Gjirokastėr, Sarandė, Delvinė dhe nė Pėrmetė) autoritetet greke, duke e shfrytėzuar mungesėn e njė qeverie tė plotėfuqishme shqiptare me qėllim qė t“i jepnin njė bazė”tė ligjshme” lėvizjes”vorio-epirote”, mė 2 mars nė Gjirokastėr organizuan njė”kongres epirot”, ku u shpallė”autonomia e Vorio-Epirit”me njė”qeveri tė pėrkohshme”tė kryesuar nga Jorgji Zografos, ndėrsa nėn shembullin e Zografit, ndėrkohė majori i ushtrisė greke himarioti Spiro Milo shpalli gjithashtu”autonominė e Himarės”nė njė zonė qė pėrfshinte 7 fshatra tė bregdetit tė banuar me shqiptarė.

Nė kėto rrethana qeveria greke mendonte t“i pėrdorte kėto krahina si njė bazė pėr pushtimin, nė kushte mė tė favorshme, tė pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė Jugut.
Ardhja e Princ Vilhelm Vidit nė Shqipėri

Princi Vilhelm Vidi arriti nė Durrės mė 7 mars 1914 nė orėn 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe pėrkrahėsit e tjerė tė Vidit nga radhėt e ēifligarėve e pritėn me entuziazėm ardhjen e tij nė Shqipėri, me bindjen se ai do tė realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqėrore.

Pėr kryeqytet tė Shqipėrisė Princ Vidi zgjodhi pikėrisht Durrėsin, ku edhe kishte ndikim tė fortė Esat Pashė Toptani. Esat Pasha me qėllim qė tė siguronte njė pozitė me rėndėsi nė kabinetin qeverisės tė princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e tij pėr princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen pėr njė princ mysliman nė vend. Mė 17 mars Vidi formoi qeverinė e re shqiptare, nė krye me Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Peterburg tė Rusisė. Kabinetin e tij qeveritarė e pėrbėnin: 1. Esat Pashė Toptani-Ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme;2. Aziz Pashė Vrioni-Ministėr i Bujqėsisė dhe i Tregtisė;3. Myfit bej Libohova-Ministėr i Drejtėsisė dhe i Kultit;4. Dr. Mehdi bej Frashėri-Ministėr i Financave;5. Hasan Bej Prishtina-Ministėr i Postė-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit;7. Prenk Bib Doda-Ministėr pėr Punėt Botore.

Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipėrisė, (ligji i parė themelor i shtetit shqiptar), i cili u pėrgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht nė vendimet themelore tė marra nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 tė kėtij Statuti, shqipėria shpallej:”Principatė kushtetuese e pavarur dhe e trashėgueshme”, nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Me nenin 2, Fuqitė e Mėdha garantonin gjithashtu tėrėsinė dhe paprekshmėrinė e tokave tė Shqipėrisė nė kufijtė qė kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do tė ishte asnjanės dhe kjo asnjanėsi garantohej po nga Fuqitė e Mėdha. . .

Sipas nenit 7 nė fronin e Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratės civile e ushtarake dhe kishte tė drejtė tė emronte Kėshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipėrisė ishte Asambleja kombėtare. Gjuhė zyrtare dhe e detyruar nė shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipėria ndahej nė 7 sanxhaqe(prefektura), tė cilat ndaheshin nė kaza(nėnprefektura)dhe kazatė nė nahije(komuna). Statuti Organik i Shqipėrisė caktoi institucionet e larta tė shtetit, pėrbėrjen e forcave tė armatosura, tė administratės, tė financave, tė drejtėsisė, tė arsimit. . . dhe garantonte ushtrimin e lirė tė veprimtarisė ekonomike, shoqėrore e politike.

Me tu vendosur nė fronin e Shqipėrisė, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise . Por qysh nė fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ai hyri nė bisedime me qeverinė”vorio-epirote” tė shpallur nė Gjirokastėr. Dhe pėr kėtė qėllim Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar xhandarmėrinė shqiptare. Ky shkoi nė Korfuz dhe mė 10 mars zhvilloi bisedime me pėrfaqėsuesin e”vorio-epirotėve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitė e Mėdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin tė kishin shumė kokėēarje, u premtoi grekėve disa tė”drejta tė veēanta”pėr popullsinė e”Epirit tė Veriut”. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta tė ashpra nė rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrėsit/e Turhan Pashės/poashtu nuk e pranoi kėtė kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundėr ēdo lloj autonomie pėr krahinat e jugut.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė