Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-08, 12:57   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid

Nė kėto rrethana trupat greke pėr t“i realizuar planet e veta(pasi ishin tėrhequr nga Korēa mė 1 mars)natėn, duke gdhirė 2 prilli 1914 bėnė njė puē-komplot tė armatosur mė qėllim tė pushtimit tė Korēės. Mirėpo xhandarmėria shqiptare nėn komandėn e majorit holandez G. Sneller dhe korpusi i vullnetarėve me qindra fshatarė nėn udhėheqjen e Themistokli Gėrmenjit, intervenuan shpejt dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e shtypėn puēin e komplotistėve grek. Repartet e xhandarmėrisė shqiptare pastaj vazhduan marshimin e tyre pėr tė marrė nė dorėzim Kolonjėn, Leskovikun, Ersekun etj.

Dėshtimi i puēit tė Korēės, vendosmėria e forcave shqiptare pėr tė kundėrshtuar ēdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qėndrimi i ftohtė i Fuqive tė Mėdha ndaj planeve aneksioniste greke qė shkelnin edhe vendimet e Londrės, e bindėn mė nė fund qeverinė greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtė tė sigurohej”autonomia”e plotė e krahinave jugore. Prandaj ata fuqive tė mėdha u paraqitėn kėrkesa mė tė zbutura, duke pranuar tani autonominė e Korēės dhe tė Gjirokastrės pa i shkėputur ato nga Shqipėria, por me kusht qė tė administrohen nga njė guvernator me origjinė tė huaj, xhandarmėria tė formohej nga popullsia vendase nėn komandėn e oficerėve grekė me origjinė”epirote”. . . etj. Nė tė vėrtet qeveria greke e bėri kėtė pėr tė fituar kohė nė pėrpjekjet e tija pėr pushtimin e Shqipėrisė jugore.

Qeveria shqiptare e Durrėsit i hodhi poshtė kėto kėrkesa dhe pėr mė tepėr ajo mori vendim qė tė organizoheshin sa mė parė reparte tė reja tė armatosura pėr tė dėbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekė dhe pėr tė vendosur atje administratėn shqiptare. Ndonėse pėrballė aleancave politike ushtarake evropiane(Antantės dhe Bllokut Qėndror)Greqia mbante ende njė qėndrim tė papėrcaktuar, ajo pėrkdhelej nga tė dya palėt, sepse ato lakmonin pozitėn e saj strategjike. Mė 24 prill 1914 fuqitė e mėdha, e njoftuan Venizellosin se ishin tė gatshme t“u bėnin lėshime”vorio-epirotėve”dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė Greqisė. E ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm, qeveria shqiptare u detyrua mė nė fund, mė 5 maj, t“ia besonte KNK zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Bisedimet ndėrmjet KNK dhe pėrfaqėsuesve”vorio-epirot” u mbajtėn nė Korfuz.

Ato filluan mė 10 maj dhe pėrfunduan mė 17 maj me nėnshkrimin e njė protokolli, e qė u quajt”protokoli i Korfuzit”. Nė kėtė protokoll parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar, do tė kishin njė administratė mė vete, pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. KNK pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiromilos pėr t“i njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė bregdetit tė Jonit.

Meqenėse Italia luftoi energjikisht pėr arritjen e marrėveshjes sė Korfuzit, pėr shkak tė interesave tė veta nė Vlorė, Venizellua e kėnaqi kėrkesėn e saj, duke i paraqitur parlamentit grek mė 18 maj, projektligjin mbi lėshimin e Sazanit shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua mė 27 maj. Protokolli i Korfuzit do tė fuqizohej pasi tė ratifikohej nga qeveria shqiptare(mė 23 qershor 1914) dhe nga qeveria”vorio-epirote” si dhe pasi tė miratohej formalisht nga gjashtė fuqitė e mėdha. Njoftimi mbi nėnshkrimin e marrėveshjes sė Korfuzit e cila ishte plotėsisht nė kundėrshtim me Statutin Organik tė Shqipėrisė dhe shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė tėrė Shqipėrinė.

Shpėrthimi i kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme
Nė kėto rrethana gjendja e brendshme e Shqipėrisė u ndėrlikua shumė edhe nga shpėrthimi i kryengritjes sė armatosur nė Shqipėrinė e Mesme, kundėr regjimit tė Vidit. Nė tė vėrtet kreu i kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė u rreshtuan ithtarė tė ndryshėm si:partizanėt e njė princi mysliman, antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn ndryshe, antifeudalėt. . . dhe pas kėtij koalicioni laraman qėndronin qarqe tė huaja serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane. . . , tė cilat ishin tė interesuar pėr njė gjendje sa mė kaotike nė Shqipėri. Pra bartėsit kryesor tė sė keqes nė Shqipėri nė atėkohė qenė reaksioni feudal proserb, pro italian. . . i udhėhequr nga Esat Pashė Toptani, reaksioni grekoman i udhėhequr nga peshkopėt grek(Jakovi e Germanos), J. Zografos, Spiromilo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi etj.

Kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme ose e rebelėve, siē u quajt ndryshe, filloi nė rrethin e Tiranės. Mė 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afėr Tiranės batalioni i vullnetarėve tiranas qė ishte nisur nė drejtim tė Durrėsit pėr tė shkuar nė jug, nė frontin kundėr shovinistėve grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarėve kryengritėsit hynė nė Tiranė. Tė nesėrmen grumbuj fshatarėsh tė armatosur zunė Shijakun dhe iu drejtuan Durrėsit, mirėpo nė hyrje tė qytetit hasėn nė rezistencė tė forcave qeveritare tė Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me kėtė rast dolėn hapur kundėr princ Vidit dhe kėrkuan njė princ turk.

Pėr vendosjen e njė princi mysliman prej kohėsh angazhohej edhe Esat Pashė Toptani. Esat Pasha edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė qeverinė e Durrėsit, me kohė u shpėrndau armė mercenarėve tė vet”kinse pėr t“iu bėrė ballė fqinjėve”ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė vet kundėr V. Vidit, duke i kėshilluar”me kėrkue njė mbret prej Stambollit, me qėllim qė kėto pshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta shtie nė dorė pushtetin”

Qeveritarėt nė oborrin e princit nė kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve, duke menduar se prapa kėrkesave tė kryengritėsve qėndronte Esat Pasha, mė 19 maj 1914 organizuan xhandarmėrinė e Durrėsit dhe e arrestuan atė nė shtėpinė e tij. Goditja kundėr Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si njė grusht qė i jepej ndikimit tė Romės nė Shqipėri. Brenda qeverisė dominonte mendimi qė E. Toptani duhej tė gjykohej, mirėpo princi atė as nuk e denoi as nuk e nxori tė pafajshėm, gjė qė u indinjuan shumė besnikėt e tij. Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė Durrės, baronit Alioti, Vidi ia dorėzoi E. Toptanin legatės italiane e cila e mori me njė luftanije dhe e dėrgoi nė Itali. Para se tė largohej nga Shqipėria, Esati do tė firmos njė premtim se ai nuk do tė kthehej mė nė shqipėri dhe se nuk do tė pėrzihej mė nė politikėn shqiptare ose nė intrigat kundėr fronit, mirėpo ai nuk do ta mbaj premtimin e dhėnė. *Pas largimit tė Esatit pasuan ndryshime nė qeverin e Vidit. Turhan Pasha mbeti kryeministėr;Preng Bib Doda-ministėr i punėve tė jashtme;Aqif Pashė Elbasani-ministėr i brendshėm dhe i luftės;Filip Noga-ministėr i financave;Dr. Mihal Turtulli-ministėr i arsimit, Mithat Frashėri –ministėr i punėve botore dhe i Postė-telegrafave dhe Abdi Toptani-ministėr i bujqėsisė. Largimi i Esat Pashės edhe pse u konsiderua si njė fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndėrpre dot. Zjarri i kryengritjes u pėrhap edhe nė krahinat tjer.

Duke shfrytėzuar sukseset e kryengritjes, krerėt e saj me 3 qershor 1914 nė Shijak organizuan njė mbledhje, ku u zgjodh” Kėshilli i Parė i Pėrgjithshėm” me kėtė pėrbėrje:Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili. -nėnkryetar, Musa Qazimi-anėtarė etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i pėrgjithshėm i kryengritėsve. Nė kėtė mbledhje u miratua edhe njė program politik thellėsisht antikombėtar, qė iu paraqit pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė KNK. Programi pėrmbante kėrkesa pėr largimin e princ Vidit;pėr kthimin e Shqipėrisė nėn administrimin Turk, ose sjelljen e njė princi turk tė varur nga Sulltani;pėr ngritjen e flamurit tė Turqisė;pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė gjuhėn shqipe;zgjedhjen e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i Stambollit etj.

Kryengritėsit edhe pas disa pėrpjekjeve pėr ta shtirė nė dorė Durrėsin nuk patėn sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatė muajit qershor shtinė nė dorė Kavajėn, Krujėn, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit tė Elbasanit, - Qermenika, Quksi dhe Mokra, njėra pas tjetrės bashkohen me kryengritėsit, kurse nė veri ata u shtrinė deri nė Milot, buzė lumit Mat. Nė fillim tė korrikut kryengritėsit marshuan drejt jugut dhe brenda pakė ditėve morėn Lushnjėn, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritėn deri nė Pogradec, ku aty mė 11 korrik nėnshkruan edhe njė marrėveshje tė pėrkohshme me “vorio-epirotėt”tė cilėt ato ditė kishin pushtuar Kolonjėn, Korēėn, Tepelenėn dhe kishin arritur deri nė Berat.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė