Shiko Postimin Tek
Vjetër 04-02-09, 19:48   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Zhvillimi i embrionit dhe Kur'ani!

Te nderuar dhe shume te respektuar antar,ju lus qe kjo teme mos kthehet ne acaruese,mbase shumica i quajn sheknecen dhe fene si armike te njera tjetres,por vrehet fare mire qe shkenca pa fe s'do ekzistonte dot....dhe Bota pa shkencen do ishte e erret...Zoti krijoi njeriun te lire dhe i la ne zotesi te zhvilloj mendjen ,e nga kjo edhe te perparoj ne pune dhe jete...
¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨


Duke përmendur fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut, Zoti i Madhëruar thotë:

"… Ne e krijuam njeriun (Ademin) prej një copë balte. Pastaj e bëmë atë si një pikë në një vend të sigurt. Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në mudgah (diçka e kafshuar)…" (Kuran, 23:12-14)

Nga ana gjuhësore fjala alek ka tre kuptime: 1) shushunjë, 2) diçka e varur, 3) gjak i mpiksur. Po të krahasojmë një shushunjë me embrionin e njeriut, ashtu siç mund të shihet dhe në fig. 1, do të vërejmë një ngjashmëri të madhe. (1)


Figura 1: Vizatimet ilustrojnë ngjashmëritë midis shushunjës dhe embrionit njerëzor në fazën alek. (Pamja e shushunjës nga Human Development as Described in the Quran and Sunnah,
Figura e marre nga Libri:Moore dhe të tjerët, f. 37, modifikuar nga Integrated Principles of Zoology, Hickman dhe të tjerët. Pamja eembrionit nga The Developing Human, Moore dhe Persaud,5th ed., f. 73.)

Gjithashtu, embrioni në këtë fazë e merr ushqimin nga gjaku i nënës ashtu si shushunja që ushqehet me gjakun e të tjerëve (2). Kuptimi i dytë i fjalës alek është "diçka e varur". Kjo varje e
embrionit gjatë fazës së alek-ut në mitrën e nënës mund të shikohet qartë në fig. 2 dhe 3.
Kuptimi i tretë i fjalës alek është "gjak i mpiksur".


Figura 2. Në këtë diagram shihet suspensioni i një embrioni gjatë fazës alek në uterusin e nënës. (The
Developing Human, Moore dhe Persaud, 5th ed., f.66)

Figura 3: Në këtë fotomikrograf shihet suspensioni i një embrioni (B) gjatë fazes alek (rreth15 ditë i vjetër) në barkun e nënës. Madhësia e embrionit është rreth 0.6 mm. (The Developing Human, Moore, 3rd ed., f. 66, nga Histology, Leeson dhe Leeson.)

Po të vëzhgojmë embrionin do të vëmë re se pamja e tij e jashtme si dhe e enëve të tij të gjakut, gjatë fazës së alek-ut, është e ngjashme me pamjen e gjakut të mpiksur. Kjo për shkak të prezencës së një sasie relativisht të madhe gjaku në trupin e embrionit gjatë kësaj faze (3) (shiko fig. 4). Gjithashtu, gjatë kësaj faze gjaku nuk qarkullon derisa embrioni të arrijë në javën e tretë (4) të tij. Kështu embrioni në këtë fazë është si gjak i mpiksur.

Figura 4: Diagrami i sistemit primitiv kardiovaskular në embrion gjatë fazës alek . Pamja e jashtme e embrionit dhe e enëve të tij të gjakut është e ngjashme me pamjen e gjakut të mpiksur për shkak të prezencës së një sasie relativisht të madhe të gjakut në embrion. (The Developing Human, Moore, 5th ed., f. 65.)

Siç shihet, të tre kuptimet e fjalës alek korrespondojnë saktësisht me përshkrimin e embrionit në fazën e alek-ut. Faza tjetër e përmendur pas asaj të alek-ut është faza e mudga-s. Fjala arabe mudga do të thotë "diçka e kafshuar". N.q.s. merret një copë çamçakëz dhe kafshohet me dhëmbë, pastaj krahasohet gjurma e lënë nga kafshimi me pamjen e embrionit në fazën e mudga-s, do të vërehet një ngjashmëri e madhe. Kjo sepse pamja e boshtit kurrizor të embrionit përngjason me gjurmët e lëna nga dhëmbët në çamçakëzin e kafshuar.(5)(fig. 5, 6)

Figura 5: Fotografia e një embrioni në fazën mudga (28 ditë i vjetër). Embrioni në këtë fazë merr pamjen e një materiali të kafshuar, për arsye se segmentet në pjesën e pasme të embrionit ngjajnë me gjurmët e dhëmbëve në
një material të kafshuar. Madhësia e embrionit është 4 mm. (The Developing Human, Moore dhe Persaud, 5th ed., f. 82, nga Professor Hideo Nishimura, Kyoto University, Kyoto, Japan.)

Figura 6: Kur krahasohet pamja e një embrioni në fazën mudga me një copë çamçakëz të kafshuar, ne
gjejmë ngjashmëri midis tyre. A) Vizatimi i një embrioni në fazën mudga. Aty mund të shihen segmentet
në pjesën e pasme të embrionit të cilat duken sikur gjurmët e dhëmbëve. (The Developing Human, Moore dhe Persaud, 5th ed., f. 79.) B) Fotografia e një cope çamçakëzi të kafshuar.


__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°

Herën e fundit është Redaktuar nga ~AnnA~ : 04-02-09 në 19:49
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante