Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-09, 09:26   #42
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Mrekullit Shkencore ne Kur'an

Ibn al-Haytham, "shkencėtari i parė" i planetit
Isak Njutoni, sipas asaj ēka ėshtė pranuar botėrisht, ėshtė fizikani mė i famshėm i tė gjitha kohėrave.
E hėnė, 09 Shkurt 2009

Ai ėshtė ati i padiskutueshėm i optikės moderne, ose tė paktėn kėtė kemi mėsuar nė shkollė pėrmes teksteve tė mbushura me eksperimentet e tij me lentet e prizmat, studimet pėr natyrėn e dritės dhe reflektimin e saj, apo shpėrbėrjen e dritės nė shtatė ngjyrat e ylberit. Megjithatė, e vėrteta ėshtė nė kėtė rast nė ngjyrėn gri dhe sipas disa zbulimeve tė fundit, sigurisht qė Njutoni nė fushėn e optikės ėshtė i famshėm, por dijen ai e ka bazuar nė atė tė njė gjiganti tė shkencės qė ka jetuar 700 vjet para tij. Bėhet fjalė pėr njė shkencėtar tė madh e tė denjė tė renditet pėrkrah Njutonit. Ai ka lindur nė vitin 965 nė Irakun e sotėm dhe mbante emrin al-Hassan Ibn al-Haytham. Pjesa mė e madhe e atyre qė jetojnė nė Perėndim nuk ia kanė dėgjuar as emrin, por pėr specialistėt e fushės sė fizikės ai ėshtė njė emėr i rėndėsishėm, qė sė fundi ka marrė njė vlerėsim tė veēantė mes shkencėtarėve dhe mendimtarėve tė ėdhenj arabė. Sipas asaj ēka na ėson historiografia zyrtare, sigurisht ajo qė merret me shkencėn, nė eriudhėn kohore nga fundi i Greqisė sė Lashtė deri nė Epokėn e Rilindjes, nuk pati asnjė lloj zhvillimi tė veēantė nė shkencė, apo ndonjė pėrparim tė dukshėm tė fushave tė saj. Por fakti qė Evropa Perėndimore po pėrjetonte Epokėn e Errėsirės nuk do tė thotė se njė situatė e tillė ishte edhe gjetkė. Nė fakt, periudha mes shekullit tė 9-tė dhe 13-tė pėrbėn pėr shkencėn e vendeve arabe tė ashtuquajturėn Epoka e Artė. Pėrparime tė mėdha e tė dukshme u bėnė nė shkencėn e matematikės, astronomisė, mjekėsisė, fizikės, kimisė e filozofisė. Mes emrave tė shquar tė asaj periudhe ėshtė edhe ai i Ibn al-Haytham. Ai konsiderohet si ati i metodave moderne shkencore.

Ato kanė tė bėjnė me mėnyrat e reja tė vrojtimit tė fenomeneve, marrjes sė dijes, apo edhe ballafaqimit e krahasimit tė sė vjetrės me tė renė bazuar nė mbledhjen e informacioneve mė tė fundit pėrmes vėzhgimit dhe matjes qė pasohen nga formulime e testime tė hipotezave qė dalin si pasojė.

Pikėrisht kėto janė edhe mėnyrat qė ne pėrdorim sot, ndėrsa merremi me shkencė. Ajo ēka kemi mėsuar deri mė tani ėshtė fakti se metoda tė tilla shkencore qė pėrdoren edhe nė ditėt tona u konceptuan dhe e vendosėn nė shekullin e 17-tė nga Rene Dekart dhe Fransis Bekon. Pėr disa shkencėtarė e studiues tė tjerė nuk ka pikė dyshimi se ato, pėr sė pari, u krijuan dhe u formėzuan nga vetė Ibn al-Haytham.

Nė fakt, duke u nisur nga premisat e tij, shpesh konsiderohet si "shkencėtari i parė nė botė". Ai ishte i pari qė na ka dhėnė njė pėrshkrim tė qartė tė mėnyrės sė tė parit. Provoi, eksperimentalisht, pėr shembull, se e ashtuquajtura teori e emetimit (sipas sė cilės drita del nga sytė tanė dhe ndriēon objektet qė ne shohim) qė mendohej si e saktė nga mendimtarė tė shquar si Platoni, Euklidi dhe Ptolemeu, ishte njė teori e gabuar dhe se ajo e sakta do tė ishte qė ne shohim pėr shkak tė dritės qė hyn nga jashtė nė sytė tanė.

Kjo ėshtė njė teori qė ka vlerė edhe sot. Ai bėri edhe diēka qė shkencėtarėt para tij ishin pėrpjekur ta arrinin, por pa rezultat dhe kjo ishte pėrdorimi i matematikės pėr tė pėrshkruar dhe provuar procesin e sipėrpėrmendur. Kėshtu, ai mund tė konsiderohet me plotė gojėn si shkencėtari i parė i fizikės teorike.

Ai ėshtė, ndoshta, mė i njohuri pėr zbulimin e ligjeve tė pėrthyerjes sė dritės. Ibn al-Haytham kreu edhe eksperimentet e para pėr shpėrbėrjen e dritės nė ngjyra tė ndryshme dhe u mor me studimin e hijeve, ylberit e eklipseve, si dhe vėzhgoi mėnyrėn e pėrthyerjes sė rrezeve tė diellit nė atmosferėn tonė. Ai bėri edhe njė vlerėsim shumė tė saktė pėr dendėsinė e atmosferės dhe lartėsinė e saj. Sipas tij, ajo ishte 100 kilometra. Sikurse edhe pjesa mė e madhe e shkencėtarėve, edhe Ibn al-Haytham kishte nevojė qė tė pėrqendrohej, pėr shumė kohė nė dispozicion dhe izolim, pasi ndryshe nuk mund tė punonte me traktatet dhe eksperimentet, pėrfshi edhe punėn e tij tė madhe pėr optikėn.

Gjatė jetės sė tij ai u burgos nė Egjipt, pasi dėshtoi nė pėrpjekjen e zgjidhjes sė njė problemi pėr pėrballimin e shpėrthimit tė ujėrave tė lumit Nil nė sezonin e prurjeve tė mėdha. Kjo detyrė i ishte vėnė nga kalifi i Kajros, i cili nė pėrfundim e burgosi pėr mosmarrjen e rezultateve tė duhura. Kur ishte ende nė Basra, Ibn al-Haytham u shpreh se e dinte zgjidhjen e problemit tė pėrmbytjes sė Nilit, por me tė mbėrritur nė Kajro ai e kuptoi menjėherė qė skema qė kishte konceptuar, pa e parė vetė situatėn, ishte jo e pėrshtatshme nga ana praktike. Por nė vend qė tė probpranonte gabimin pėr pakorrektėsinė e llogaritjeve para kalifit tė egėr e gjakatar, ai vendosi qė tė shtirej si i ēmendur pėr tė shmangur dėnimin, gjė qė nuk funksionoi dhe atė e dėnuan me arrest shtėpie, ēka nė vetvete pėrbėnte edhe rastin e artė pėr tė qenė i qetė dhe i vetėm mes librave e eksperimenteve tė tij. Lirimi i tij u bė vetėm pas vdekjes sė kalifit. Pas kėsaj u kthye nė Irak, ku hartoi edhe 100 punime tė tjera nė lidhje me tema tė ndryshme tė matematikės e fizikės. Punėt e kėtij shkencėtari janė tė shumta dhe sė fundi janė zbuluar edhe dorėshkrime tė vyera tė tij, qė duhen studiuar e pėrpunuar, por qė padyshim e bėjnė njė nga shkencėtarėt e parė dhe mė tė famshėm tė shkencės sė fizikės sė tė gjitha kohėrave.

Ndėr to ėshtė edhe njė material tė cilin duket se shkencėtari ka zbuluar tė ashtuquajturėn mekanika qiellore, qė merret me shpjegimin e orbitave tė planetėve.

Pikėrisht pėrmes kėsaj metode dolėn nė dritė edhe zbulimet e shkencėtarėve tė famshėm evropianė, duke filluar qė nga Galileo Galilei, Koperniku, Kepleri, apo Njutoni. Me pak fjalė, fizika aktuale perėndimore i ka njė borxh jashtėzakonisht tė madh arabit qėjetoi 1000 vjet mė parė./gazetashqip/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 10-02-09 nė 09:30
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė