Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga shfletuesi_
Dhe nuk tė pelqeu aroma e Mėsuėsllėkut e....!!!
|
arome qe m'ka shijue dhe detyrue ne perkushtim dhe sakrifice...! viti 2006, derisa ecja me motren rruges per n'shtepi te vllaut, nje djalosh simpatik dhe i mirembajtur/veshur ndalon bicikleten para nesh....! Kombinim gezimi i veshur me MIRENJOHJE dhe habi ( kisha ndryshuar per syrin e djaloshit) dhe mu drejtua: " Ishalla nuk jam gabim! Ti duhet te jesh mesuesja "Urate"!!! ... ma morri mendja qe duhet t'jete ish nxenes imi tek me therriti 'mesuese'...!
Iu drejtova me: "M'thuaj emrin, se mosha e bene t'veten dhe transformimet zhvellimore na perpijne...!"
i gezuar dhe plot miresi/respekt m'shtrengon doren! ...jam Besniku! Ia kthej, ishe n'filan klase dhe kete kishe shoke te par! Tha, "po e verte"t! Filloi me: " Menyra e spjegimeve dhe keshillave tua, jam ky qe jam!
Studioj Juridikun, jam marre me sporte dhe veten e kam gjetur ne biciklizem! Kam kete vend n'kete kategori...! Iu drejtua motres sime: "Mesuesja me e dashur dhe perkushtuar ka qene". Kur shkoi kjo, nuk e di ne ju ka tregue Jetoni( mendoi ne djalin e vllaut tim) te gjithe ne klasen tone patem qajte, dhe duke e lekunder koken dhe qeshur vazhdoi" " sa veshtire e patem ne dhe mesuesi qe e zavendesoi kete"
Kurre n'jete me mire/knaqshem/gezueshem dhe krenare s'jam ndie!
Rasti tjeter! Veren qe iku, ikem ne nje dasem n'fshat! Nje nuse e bukur qe ishte radhitur ne radhen e nuseve, u largua ngadal dhe erdh e mu afrua! "Mesuesja "Urate"!!!! M'perqafoi shtrengueshem dhe m'tregoi se cila ishte! "Akoma, e mbaj kartolinen qe na e urove vitin e ri secilit ne klase"! Sa shume u patem merzit, kur shkove!!!
M'shkuan lotet, t'perzier me pikellim e krenari!
Nuk ka gje me t'shtrenjet sesa profesioni MESUES dhe statusi PRIND! Koincidence apo qellimshem keto dya festohen ne ditet fqinje!!!! Perkushtim njerezor per boten me t'paster/pafajshme dhe drejte...esence jete!
Kam punua 3 vite e gjysem si MESUESE dhe qe 13 vite e gjysem NENE!