Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-09, 17:40   #9
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kamata - vazhdim

Fjala “Er-Rriba” nė kuptimin etimologjik do tė thotė “ shtim, rritje ”, kurse nė atė terminologjik do tė thotė “ shtesa qė merr huadhėnėsi nga huamarrėsi pėr moskthimin e borgjit nė kohė tė caktuar, pa u prekur kryet e mallit“ . Allahu xh.sh. nėpėrmjet kėtyre ajeteve, dėshiron tė na vėrė nė dijeni se ata qė punojnė me kamatė, duke shfrytėzuar pamėshirshėm djersėn e tė tjerėve, do tė ngrihen nga varrezat e tyre nė Ditėn e Gjykimit nė njė gjendje, siē ėshtė e atij qė e “prek” shejtani me vesveset e tij, kėshtu qė ai humb kontrollin mbi vetveten dhe mbi mendjen e tij.
Allahu i Gjithmėshirshėm bėri njė shembėllim tė tillė, pėr ata qė lejojnė kamatėn duke thėnė se gjoja kamata ėshtė njėlloj sikurse shitblerja. Mirėpo Allahu xh.sh. ua demanton kėtė pohim tė tyre tė pabazė, sepse shitblerja ėshtė me dobi reciproke , tė cilėn e ka lejuar Allahu, kurse kamata ėshtė shtesė e grabitur nga mundi i huamarrėsit.
Kamata ėshtė e gjykuar tė dėshtojė dhe tė pakėsohet, kurse shitblerja , zekati dhe sadakaja tek Allahu kanė vlerė shumė tė madhe dhe shtohen. Meqė Allahu xh.sh. e ndalon kamatėn decidivisht, dhe urdhėron largimin prej kėsaj shėmtie, ai qė nuk largohet prej saj, le ta dijė se ėshtė nė luftė tė hapėt kundėr Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, dhe se e meriton hidhėrimin e Allahut nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Ajeti i fundit ( 281 ) i kėsaj kaptine :
{ و اتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله ثمّ توفى كل نفسٍ ما كسبت و هم لا يظلمون .}
“ dhe ruajuni asaj dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė.”
prej tė gjithė komentuesve tė Kur’anit, cilėsohet si ajeti i fundit i Kur’anit qė iu shpall Muhammedit a.s. nga ana e Allahut xh.sh. Pas zbritjes sė kėtij ajeti, Pejgamberi a.s. jetoi vetėm edhe 9 net, e pastaj u shpėrngul pranė mėshirės hyjnore. Ky ishte kontakti i fundit i qiellit me tokėn, deri nė Ditėn e Gjykimit.
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė