Tema: Drenica
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-03-09, 22:29   #9
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drenica

Kjo ēetė, e cila mė vonė do tė bėhet «Nėna e ēetave kaēake te Kosovės», menjėher filloi aksionet e veta luftarake. Kėshtu nisėn edhe ditėt e tmerrit pėr xhandarėt e posteve nė Drenicė dhe pėr spiunėt. Dhe gjatė trembėdhjetė vjetėve, sa ekzisoi kjo ēetė, arriti t“i zhviloj mbi shtatėdhjetė beteja tė suksesshme e fitimtare.

Marr nga libri "AZEM BEJTĖ GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar mė 1995 nga shtėpia botuse SHKĖNDIJA, nė Prishtinė.

Bejtė Galica
Dikur, para mė se 200 vjetėsh, Galica ishte njė fshat i vogėl dhe i varfėr siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Nė mesin e atyre familjeve tė pakta shquhej ajo e Abaz Bejtės. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte mė trimi e mė bujari. Azemi kishte vetėm njė djalė, Bejtėn.Bejtau lind nė pranverėn e vitit 1853 nė Galicė. Qė nga fėmijėria, duke qėndruar nėpėr odat e fshatit, mori mėsime tė mira. Aty i lindi dashuria pėr atdheun e vet, pėr popullin shqiptar qė po vuante nėn zgjedhen turke dhe pėr qdo gjė kombtare. Krahas tyre, nė anėn tjetėr, i shtohej urretja kundėr pushtuesve qė nuk po e linin rehat kėtė tokė stėrgjyshore.Azemi e martoi djalin (Bejten) nė moshė mė tė re se moshatarėt e tij, pse ishte mashkulli i vetėm nė familje. E martoi me njė vajzė nga Kutllovci, me tė cilėn i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesė vjetėsh i vdes gruaja e parė dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijėn e Kurt Selacit qė ishte i njohur nė tėrė Shalėn e Mitrovicės pėr trimėri dhe menquri. Me tė i pati edhe tre fėmijė: Azemin, Mihanėn dhe Ademin. Edhe fėmijėt Bejta i edukoi nė frymėn patriotike dhe luftarake. Kėtė e bėnte jo me fjalė, por me veprime konkrete duke marrė pjesė aktive nė qdo kryengritje qė organizohej kundėr hordhive otomane.Qysh mė 1890/91, kur Perandoria turke bėri pėrpjekje pėr ndryshime administrative nė Vilajetin e Kosovės dhe pėr vendosjen e pushtetit nė Drenicė, ai u gjend nė radhėt e para. Siq dihet Drenica i pėrkiste rrethit tė Vushtrrisė. Sulltani ishte i interesuar qė tė krijojė njė rreth tė posaqėm nė Drenicė, nė mėnyrė qė ta kishte nėn sundim tė plotė kėtė trevė tė papėrkulshme. Ai si vend tė pėrshtatshėm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave tė mėdha tė Drenicės, nė mes Polacit, Llaushės dhe Prekazit. Pasi u bėnė pėrgatitjet e duhura filloi puna me ndėrtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet tė dalė nė punė "vullnetare". Pėr qdo ditė lartėsoheshin muret e ndėrtesės e bashkė me to rritej mllefi dhe urrejtja nė zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nėnpunėsit e tjerė tė Sarajit me emrin HAMIDI*vendėsit u ngriten nė kėmbė. Kėshtu, mė 14 janar 1891 afėr 2 000 vetė tė udhėhequr nga Ahmed Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kjmekami i ri, Kahremen beu dhe nėpunėsit e tjerė, mezi shpėtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpėrnda dhe kėshtu pashai turk (Xhelil Pasha) dėshtoi, nuk arriti ta nėnshtroj Drenicėn, pėr qka koka e tij do tė pėrfundonte nė kamarėn e turpit.Nė kėtė bejtej tė pėrgjakshme u shqua edhe Bejtė Galica. Ai u kishte rėnė nė sy edhe auktoriteteve turke dhe pas disa ditėsh arrestohet. Bashkė me njė grup kryengritėsish dėrgohet nė Shkup. Pashai turk kishte dalur nė ballkon dhe po i vėshtronte tė arrestuarit qė ecnin kalldrėmeve tė pluhrosura. I bėri pėrshtypje njė burr i hajthėm. me tirq tė zi e plis tė mprehtė nė kokė, i cili ecte krenarisht dhe me njė mospėrfillje. I urdhėroi rojet qė t“ia brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari nė zyrė pashai e pyeti si tė quajnė more djalosh i padėgjushėm?-Bejtė Azemi, por tė gjithė me thėrrasin Bejtė Galica, -iu pėrgjigj ai gjakftohtė e duke e shikuar nė sy.-Hė, more lanet (shejtan) a e sheh se Perandoria jonė i ka duart e gjata sa t“ju arrijė edhe nė ato malet tuaja tė egra, ku gjeten vdekjen mijėra e mijėra ushtarė tanė- vazhdoi pashai.-Ore pasha- iu drejtua Bejta- vėrtet Perandoria juaj i ka duart e gjata, por jetėn e ka tė shkurtėr. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnė t“i shkelė kėmbė e huaj. Nuk janė mėsuar nė robėri. Burra e gra luftojnė. Edhe vetė toka, po s“pati kush ta mbrojė, hapet dhe do t“ju pėrbijė tė gjallė, por ikni sa s“ėshtė vonė...-Mjaft more zog kaurri - briti me zė hakėrrues pashai i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi tė dridhej.Ti do te kalbesh ne burgjet tona tė errėta se je nga ajo farė e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrėnjė. Ti na qenkshe mu nga ajo toka e shpallur haram qė quhet Drebice, e cila nga nxori telashe me shum se e gjith europa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili mė 1389 me thikė tė helmuar e therri sulltan Muratin I, qė kishte ardhur pėr ta cliruar Kosovėn nga te pafetė. Ai ua ka lėnė amanet qė tė luftoni kundėr nesh. Ka pesė shekuj qė sundojmė tėrė Europėn e ju na e dogjet Sarajin e posangritur. Nė shpirtin tuaj ka hyrė i paudhi dhe s“ju lė tė qetė. Por ai qė ngirtet kundėr perandoris sonė tė Shenjėt do tė pėsoj kėshtu si ti, nė qelitė tona tė ftohta. Nga to do tė dilni vetėm tė vdekur... unė jam katil pėr rebelėt si ju... Merreni e ma shporrni syshė kėtė qafir! -u briti rojeve qė qėndronin gaditu para derės se tij.Vėrtet, Bejta u dėnua me burgė tė pėrjetshėm, me 101 vjet.-Me 1902 Porta e Lartė vendosi tė bėjė reforma nė Vilajetin e Rumelis. Pėr zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti nė Shkupė mė 12 dhjetor 1902. Ai pėr t“i mashtruar dhe pėrvetėsuar shqiptarėt nė pėrkrahjen e reformave menjėherė e bėri amnestimin e disa tė burgosurve. Nė mesin e tyre u gjend edhe Bejtė Galica, i cili pasė 11 vjetėsh doli nga burgu i Shkupit.Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhėheqės i luftėtarve nga fshatrat: Galicė, Dubovcė, Mikushnicė, Beqiq dhe Krasaliq. Nė muajin shkurt te vitit 1902 i pėrfaqėsoi keto fshatra nė tubimin e kretėrve tė Drenicės qė u mbajt nė kullėn e Ahmet Delisė nė Prekaz. Aty u vendos qė tė mbahet sa mė shpejtė njė kuvend i ngjashėm me ato tė Gjakovės dhe tė Llugės.Mė 26 mars 1903 mori pjesė nė fushėn e Morinės, nė Kuvendin historik tė Drenicės, tė cilin e udhėhoqi Ahmet Delia. Nė te u vendos tė kundėrshtohen reformat turke. Pas tri ditėsh, mė 29 mars, mijėra dernicas, nėn dretimin e Ramė Lutanit e morėn Vushtrrinė pa pengesa tė mėdha. Tė nesėrmen u nisen pėr nė Mitrovicė pėr t“u ndihmuar vėllėzėrve shaljanė, tė cilėt e kishin sulmuar qytetin dhe kėrkonin dėbimin e menjėhershėm tė konsullit rus Shcerbinit. B e t e j a qe e pėrgjakshme. U vranė mbi 300 shqiptarė. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qėndronte edhe Shcerbini, i cili edhe komandonte. Njė ushtar shqiptar nė ushtrinė turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parė kėto skena tmerruese e dredh pushken dhe e qėllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditėsh. Edhe nė kėto luftime u dalluan trimat qė i udhėhoqi Bejtė Galica.Lėvizja anti-turke sa vinte e shtohej. Kryengritsit shqiptar kishin pėrfshir mbar Kosovėn. Nė muajin korrik 1907 shpėrtheu revolta e armatosur nė Drenicė. Tė gjithė kryengritėsit e kėsaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallės dhe Devicit.Shemsi Pasha me forca tė shumta gjendej nė Mitrovicė. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli qė sa ma shpejt tė shuhet me gjakė kjo kryengritje. Ky menjėher i nisi dy taborre nėn drejtimin e major Vehbi Efendiut pėr nė Drenicė. Posa arritėn nė Llaushė krusėn pushkėt e para. Vehbi Efendiyt iu desh tė zbres nga kali dhe ta ruaj kokėn e vet. Beteja e pėrgjakėshme e cila zgjati tėrė ditėn, u zhvillua midis Rezallės dhe Devicit. Aty mbesin te vrar shumė shqiptarė, nė mesin e tyre edhe njėri nga prijėsit e betejės- Bejtė Galica. Ai kishte mbetur keq pėrmbys. Njė ushtar i kėsaj ane e njeh dhe don ta kthejė mbar Vehbi Efendiu iu kėrcėnua: - Largohu more edepsėz se po tė kėpus me kamxhik. Ai ėshtė harambash qė ka kundėrshtuar dovlentin. Ashtu le tė vdesė, pėrmbys!Kėshtu, nė muajin korrik 1907, nė fushėn e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftėtari 54 vjecar, Bejtė Galica. Pas njė jave turqit ia dogjėn shtėpin nė Galicė duke i lėnė pa kulm mbi kokė Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fėmijėt e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.Me vrasjen e Bejtė Galicės nuk u shua rezistenca e armatosur nė kėtė familje trime. Rrugėn e tij do ta vazhdojnė tė bijtė, sidomos djali i tretė,
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė