Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-09, 17:36   #12
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia



Tė gjithė kundėr tenderit

Mishtarėt s’po ndalen sė protestuari kundėr tenderit te AVUK`ut pėr import tė mishit. Protestat e tyre, pėrveē Prishtinės, tė premten pėrfshinė edhe Prizrenin dhe Pejėn. Pas Komisionit Evropian, atyre nė krah u ka dalė edhe Oda Ekonomike Amerikane dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, i cili nė raportin e tij thotė sė tenderi ėshtė i kundėrligjshėm
.

Duke parė sė Agjencia e Ushqimit dhe Veterinės s`e ka ndėrmend ta kthejė prapa vendimin pėr shpalljen e tenderit pėr import tė mishit, prodhuesit e pėrpunuesit vendorė tė mishit kanė organizuar edhe njė protestė. Tash edhe mė tė zgjeruar. Pėr dallim nga hera e kaluar, tash mishtarėt pėrveē Prishtinės, zgjeruan protestėn edhe nė Prizren dhe Pejė.

Ata pėr njė orė e gjysmė rresht parakaluan me qindra automjete nėpėr qendrat e kėtyre qyteteve, ku mijėra protestues mbanin nė duar mbishkrime kundėr udhėzimit administrativ tė qeverisė. Mishtarėt kėrkuan edhe njėherė nga kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, qė tė rishqyrtojė udhėzimin administrativ dhe ta anulojė kėtė tender.

“E lusim kryeministrin qė ta rishqyrtojė vendimin e tij dhe tė kuptojė shqetėsimin e mijėra punėtorėve qė dolėn nė rrugė”, tha kryetari i Shoqatės se Mishtarėve, Burim Piraj.

Shoqata e Mishtarėve nė pamundėsi qė tė takohet direkt me kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaqin, po gjen mėnyra tjera pėr t’i treguar qeverisė sė udhėzimi administrativ dhe tenderi i shpallur ėshtė i paligjshėm. Tash ata kanė marrė pėrkrahje edhe nga Komisioni Evropian, ambasada amerikane, ICO`ja dhe sė fundi nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP). Nė raportin e KRPP-sė drejtuar Agjensionit tė Ushqimit dhe Veterinės tregohen shumė shkelje tė AVUK-ut me rastin e shpalljes sė tenderit. Raporti tregon se si ka qenė shumė e vėshtirė tė kuptohet se cila ka qenė lėnda e tenderit, pastaj nė tender nuk janė pėrcaktuar standardet evropiane apo standardet tjera qė aplikohen pėr akreditimin e njė furnizuesi. Madje KRPP e vė nė dyshim se a duhet tė shpallet tender pėr import tė mishit.

“Ėshtė nė pikėpyetje nėse ka nevojė pėr ndonjė tenderim, sepse nuk ėshtė e qartė nėse akreditimi do tė realizohet nga nėpunėsit e qeverisė si njė shėrbim i brendshėm apo nėse akreditimi do tė kryhet nga njė konsulent i jashtėm nė emėr tė qeverisė”, thuhet nė raport.
Me tej raporti shpjegon se precizimi nė tender se vetėm ndėrmarrjet jashtė Kosovė mund tė marrin pjesė nė tender dhe mund tė akreditohen, ėshtė shkelje e parimeve themelore tė prokurimit.

Ndėrkaq, tenderi i shpallur nga AVUK mbyllet ditėn e martė dhe pohimet e AVUK`ut sė nė tender kanė marrė pjesė edhe kompani vendore tė mishit, i hodhi poshtė Shoqata e Mishtarėve, i cili kategorikisht e mohoi njė gjė tė tillė.
Ndėrsa, kryeshefi ekzekutiv i AVUK-ut, Qaush Kabashi, deklaroi pėr Express se tenderi do tė shkojė deri nė fund, pėrkundėr pakėnaqėsive tė vendorėve.

“Mendoj qė do tė shkojė deri nė fund, kur edhe ėshtė koha e mbylljes sė tij”, tha Kabashi.
Kundėr tenderit ka dalė edhe Oda Amerikane e Kosovės, e cila udhėzimin e qeverisė e quan diskriminues ndaj kompanive kosovare.

Publikimi i tenderit nga njė agjenci qeveritare, sipas Odes Amerikane, paraqet tendencėn pėr kontroll dhe monopolizim tė tregut kur Kosova ėshtė nė fazėn e hershme tė rregullimit tė infrastrukturės pėr ekonominė e lirė tė tregut.

“Kėrkojmė nga Qeveria e Kosovės qė pėrveē ndryshimit tė nenit 8 tė udhėzimit administrativ 07/2009, ta heqė kushtin pėr tender dhe nė vend tė tij tė prezantojė rregulla tė qarta pėr importin e mishit”, tha Mimoza Kusari Lila, drejtoreshė ekzekutive nė Oden Ekonomike Amerikane. Edhe Oda Ekonomike e Kosovės pėrmes njė letre publike drejtuar kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaqi, ka rekomanduar anulimin e tenderit ekzistues dhe qė procedura e akreditimit tė bėhet nė bazė tė procedurave ligjore ekzistuese.

“Pas reagimeve nga komuniteti i biznesit, partnerėt ndėrkombėtarė dhe vlerėsimeve nga KRPP-ja dhe AVUK-u, rekomandojmė qė tė bėhet anulimi i tenderit ekzistues”, thuhet nė komunikatėn e OEK.

Ndėrsa pėr ekspertėt, tenderi ėshtė konfuz dhe se shumė gjera duhen sqaruar opinionit. Shpend Ahmeti, drejtor i Institutit GAP, tha se nėse qėllimi i qeverisė me kėtė udhėzim ka qenė pėr kualitet tė mishit, atėherė ka ligje tė cilat pėrcaktojnė kritere pėr kėtė. Sipas tij, arsyeja e tenderit ėshtė e paqartė dhe duhet tė sqarohet.

Ndryshe, nėse deri javėn tjetėr nuk ka ndonjė ndryshim, Shoqata e Mishtarėve paralajmėroi se do tė vazhdojė me protesta deri nė plotėsimin e kėrkesave tė tyre.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė