Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-08-09, 08:59   #15
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Vritet ne Amsterdam turkja Arzu Erbash

O pupi dhe Guri Sulaj...
Do te u kisha lut mos edhe kete shkrim e paraqitni si asgje..kjo eshte evropa qe duani aq shume po skeni faj se jeni nen protektorat te saj...

E kaluara kriminale serbe nuk mbulohet me shpifje
Abonohuni pėr lajmet nė e-mail:
Shkruani emailin tuaj:
13.08.2009
nga Bajram Peēi
O matjanė tė Gurrės! Na bėtė krenar me qėndrimin tuaj. Tė revoltuar ishit, vėrtet tė nxehur keqazi me tė paftuarit europianė, por me tė drejtė. Faleminderit pėr qėndrimin dhe mos u ndjeni tė penduar se keni thyer kodin shqiptar tė mikpritjes.
Kohė mė parė, ju banorė tė asaj shtėpie, qė ajo fytyrėmushka Karla del Ponte (ėshtė sharja mė etike qė m‘u lejua nga redaktori) i vuri emrin "Shtėpia e verdhė", pėr t‘i dhėnė tėrėsisht pėrshkrimit ngjyrat e librave policeskė, ju nxorėn jashtė shtėpie 24 orė, duke ju mashtruar se qėllimi i vizitės ishte se shtėpinė tuaj do e merrnin me qira kur tė fillonte ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit(!?). Ndėrkohė qė 12 veta inspektonin ēdo skutė tė saj pėr tė gjetur mbetje tė krimit.
Ajo, ish-kryeprokurorja e Hagės, ishte instrumenti qė politika serbe pėrdori pėr tė barazuar nė akuzė, si agresorin serb, ashtu edhe viktimėn shqiptare. Ajo abuzoi dhe e shpėrdoroi postin, kur u shtir si e paanshme mes palės agresore dhe viktimės, e pothuajse tėrė komandantėt e formacioneve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė u vendosėn (atje ku mundėn) me armė nė mbrojtje tė grave, fėmijėve, motrave, pleqve e plakave, nė luftėn pėr tė shfarosur racėn shqiptare, u ēuan nė bankėn e tė akuzuarit pėr krime lufte, me dėshirėn e madhe qė ata tė mos e shihnin mė dritėn e diellit. Asnjė prej tyre nuk u dėnua, sepse trupi gjykues pėrbėhej prej autoritetesh e jo monstrash tė ndikuar. Gjykata e Hagės dha drejtėsi
O malėsori Katuēi dhe ju bijtė e bijat e denja tė Abdullait e tė Gurrės! Ajo krijesa e shėmtuar, qė tani thonė se ėshtė ambasadore diku nga Argjentina, nuk ėshtė se ka dashur tė pėrdhosė nderin a dinjitetin tuaj kur shpifi nė librin e saj se, shtėpia juaj ishte vendi ku serbėve u merreshin organet. Jo mor jo, o Abdullah! Ajo donte tė na ndotte e tė na merrte nderin tė gjithė ne shqiptarėve, kėtej e andej, atij qė ende i themi, nuk e di pse, kufiri. Ju mbrojtėt me qėndrimin e sjelljen tuaj nderin e malėsorit matjan dhe timin si malėsor i Labėrisė, por edhe tė Metit, mikut tim nga Malėsia e Sharrit. Ju banorė tė Gurrės sė Matit, mbase nuk e dinit kur kundėrshtonit vizitėn, se ai personi i strukur, diku nė sediljet e prapme me xhama tė errėt tė makinės sė Ministrisė sė Drejtėsisė, ishte zvicerani Dik Marty, i atij shteti qė nuk e lejoi Karla del Ponten ta publikonte librin e saj "Gjuetia" nė Zvicėr, tani i ngarkuar me misionin e hetimit tė KE-sė pėr akuzat serbe. Domosdo, s‘kishit pse ta dinit, sepse si hetues ai ėshtė i njėanshėm. Ėshtė po ai Dik Marty qė ka folur publikisht kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Pėrse KE-ja ka caktuar si hetues, ndaj shpifjeve tė Prokurorisė sė Serbisė, njė tė anshėm, vetėm ata e dinė! E natyrshėm unė kam tė drejtė ta paragjykoj atė, Dik Marty-n, por ju nuk e dinit kėtė hollėsi, sepse mediat tona as qė i kushtuan rėndėsi kėtij fakti, se ato nuk e kanė nuhatjen tė kuptojnė orėn e nevojės kur duhet dhe tė tregojnė zotėsinė e tyre. Ju kundėrshtuat vizitėn e tij, jo se dinit qė ėshtė kundėr nesh, por e bėtė veprimin se keni vite qė e ndieni veten tė nėpėrkėmbur.
Jo vetėm Millosheviēi, siē pėrmendet rėndom nga Europa dhe Solana, por shumica e popullit serb, me bekimin e kishės sė saj ortodokse, iu turr popujve tė tjerė tė ish-Jugosllavisė, me bindjen se ishin ata tė caktuarit nga historia e tė zgjedhurit tė Zotit pėr tė sunduar kėtė pjesė tė botės. Ata u zhytėn nė krime deri nė grykė, ushtruan gjenocid, e pėr rreth 10 vjet u bėnė makthi i Europės. Zemėrimi i tyre veēanėrisht u shpalos me tėrė egėrsinė, mbi popullin shqiptar e atė boshnjak. Mizoritė e tyre ishin tė pafundme, tė rrėfyera e tė parrėfyera. Faleminderit SHBA-sė dhe Europės, qė tė tmerruara nga krimet qė shihnin, tė papėrsėritura qė nga Lufta e Dytė Botėrore, mė sė fundi vendosėn t‘i thonė ndal egėrsisė serbe ndaj shqiptarėve nė Kosovė.
A i kėrkuan kujt tė falur serbėt e rinj, me demek "demokratė"? Askujt. As ua ndiente fare. Ata, ndėrsa i brente inati qė nuk arritėn tė vrisnin pak mė tepėr se 10 mijė shqiptarėt qė vranė, filluan tė kėrkojnė 300 tė humbur serbė, ndėrkohė qė janė mbi 3000 shqiptarė tė vrarė, tė konsideruar "tė humbur", por qė prehen nė varreza masive nė Serbi. Mbarimi i luftės dhe rrėzimi i Millosheviēit u shoqėrua nė Serbi me ringritjen e institucioneve. Famėkeqen UDB e pasoi BIA (Agjencia e Inteligjencės Serbe), e cila, me siguri, nga gjėrat e para qė bėri ishte marrja e masave pėr fshehjen e krimeve, ngritja e agjenturave serbe nė Kosovė e Shqipėri dhe organizimi i shpifjeve. "...ata u vranė dhe organet e tyre u morėn", thotė Karla del Ponte te libri i saj "Gjuetia", dhe BIA nuk mund ta linte t‘i shkonte kjo dhuratė (e rėnė nga qielli apo e paguar nga toka serbe) pa e pėrdorur deri nė fund, pavarėsisht se Del Ponte nuk jep asnjė argument e provė, por shfaq thjesht hamendje. Vetėm BIA e di se sa mund ta ketė paguar gazetarin e BBC-sė, Michael Montgomery, qė tė botonte mė 10 prill 2009 njė artikull me titullin "Zbulohen tmerret e UĒK-sė", ku ai pėrshkruan vrasje e rrėmbime tė serbėve. Ē‘prova dhe referenca ka? Asgjė. Vetėm thėniet e "njė ish-ushtari" pa emėr tė UĒK-sė. I nxitur nga paraja dhe Agjencia e Inteligjencės Serbe, ky gazetar e bėri shkrimin njė film 13 minutash, me dėshirėn e spikatur pėr t‘i thėnė publikut se ėshtė ai qė "...po zbulon heshtjen e gjatė tė mizorive tė mbajtura fshehur nė Kosovė". Prokuroria serbe, pos kėtij tė ashtuquajturi material e ndonjė ēikėrrime tjetėr, nuk ka mė asgjė. Mbi to ka ngritur aktakuzėn dhe kėrkesėn drejtuar KE-sė, e cila sa hap e mbyll sytė nis ekipin dhe hetuesin Dik Marty nė Serbi, Kosovė e Shqipėri.
Nė tėrė kėtė fushatė shpifjesh, fillimisht nuk u desh fare ndėrhyrja e institucioneve tė Kosovės e Shqipėrisė pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, sepse ishte vetė njė serbe, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit tė Helsinkit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut nė Serbi qė rrėzon akuzėn. "Prokuroria serbe po bėn fushatė dhe ngre akuza - thotė ajo - pa pasur tė dhėna, vetėm me supozimet qė BIA i ka servirur gazetarit tė BBC-sė". "Qėllimi - thotė Biserko - ėshtė nxitja e atmosferės sė padurimit te shqiptarėt". Por, ndėrkohė, BIA-Agjencia e Inteligjencės Serbe, nuk fle gjumė. Ajo punon me agjentėt e saj pėr sigurimin e provave. Mbi "transplantin shqiptar tė organeve serbe" duhen vendosur disa "realitete". Ato duhen sajuar dhe blerė me ēdo ēmim. Serbia ka njė goxha trashėgimi nė kėtė fushė. Sapo ta gėrvishtėsh paksa historinė e saj shfaqen duzina serbė me mustaqe, pistoleta dhe dinarė. 100 mijė euro pėr dėshmi tė rreme pėr heqje organesh na nxjerrin si shifėr transkriptimet e bėra nė gazetėn "Express" tė Prishtinės, tė bisedave tė regjistruara nga shėrbimet e Kosovės. Kaq premtonin tre agjentėt e shėrbimit BIA, Miladin Radanoviē, Predrag Zheljokoviē dhe Igor Juēinac, tė tre spiunė tė arrestuar nė flagrancė, mė 11 qershor 2009 nė Ēagllavicė tė Kosovės.
Siē thotė fjala: e keqja kurrė nuk vjen vetėm. Edhe hetuesi i njėanshėm, Dik Marty, pasonte lajmin e BE-sė se serbėt dhe jo shqiptarėt do lejohen tė shkojnė nė Europė pa viza. E keqja e dytė vjen nė shėrbim tė sė parės. Me duar nė xhepa, kėta hetues duan tė hetojnė, por a kanė mandat? Kush, pos prokurorisė sė vendit tim ka tė drejtė tė hetojė brenda kufijve shtetėrorė? S‘di qė legjislacioni shqiptar tė ketė ndonjė nen, ku parashkruhet hetimi nga shtete tė tjera, qoftė dhe KE-ja. Nė raportin qė hetuesi do tė bėjė pėr KE-nė, ka gjasa tė shkruhet se institucionet shqiptare, Ministria e Drejtėsisė dhe Prokuroria e Pėrgjithshme nuk bashkėpunuan pėr hetimin dhe nė fshatin Gurrė u ndjenė tė kėrcėnuar nga banorėt, tė cilėt nuk lejuan hetimin dhe gjetjen e provave (tė cilat janė aty, thika, njolla gjaku dhe diku prapa "Shtėpisė sė verdhė", varre). O Zot! Sa tė mjerė jemi! Pse nuk i lėnė banorėt e Gurrės dhe familjen Katuēi nė varfėrinė e tyre. Kur ndeshesh me shpifjet serbe dhe gatishmėrinė e KE-sė pėr t‘iu pėrgjigjur kėrkesės sė Prokurorisė serbe pėr hetime, gjėja qė tė vjen ndėrmend ėshtė: Si mund tė hakmerresh ndaj shpifjeve? Dhe ja ku, nga lashtėsia vjen zėri i Diogjenit: "... duke u bėrė mė tė virtytshėm se ata". (shqip)
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė