Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 20:13   #53
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kryengritja e Kosoves dhe Fuqite e Medha
Fuqite e Medha, duke respektuar politiken e ruajtjes se status quo-se ne Turqine Evropiane dhe ne gjithe Perandorine Osmane, nuk e perkrahen kryengritjen shqiptare te Kosoves. Ata i trajtuan ngjarjet ne Shqiperi si nje ceshtje thjesht e brendshme e Perandorise Osmane dhe i lane dore te lire Stambollit per shtypjen e kryengritjes.
Por qendrimi i Fuqive te Medha kundrejt levizjes clirimtare te shqiptareve e sidomos ndaj metodave te dhunes e te terrorit qe perdori ushtria turke per paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njejte. Ndersa Rusia kembengulte prane Portes se Larte per ta cuar deri ne fund ekspediten ushtarake ne Shqiperi, ministri i Puneve te Jashtme te Austro-Hungarise e keshillonte Stambollin qe te mos shkonte shume larg ne masat e dhunes ndaj shqiptareve.
Te njejtin qendrim mbajti ne pergjithesi diplomacia gjermane. Nepermjet perpjekjeve diplomatike qe bene prane qeverise xhonturke, Vjena e Berlini i terhoqen verejtjen asaj per masat e tepruara shtypese. Ato i bene te ditur Stambollit se ndjekja e keshillave ruse per ashpersimin deri ne skaj te konfliktit me shqiptaret, do te sillte dobesimin e te dyja paleve dhe do t'ua lehtesonte shteteve ballkanike plotesimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gje qe nuk e deshironin as Berlini, as Vjena.
Po keshtu ministri i Jashtem i Italise, San Xhuliano, nepermjet ambasadorit te tij ne Stamboll, ndonese ne menyre te kujdesshme e te matur, i bente te qarte Portes se Larte se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra te ushtrise turke ne Shqiperi; ndersa opinioni publik e shtypi italian shprehen simpatine per kryengritjen shqiptare dhe denuan politiken e eger te qeverise xhonturke kundrejt shqiptareve. Ne keto qendrime te dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arberesh.
Ne pjesen tjeter te kontinentit evropian e te atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve te protestes, i agjitacionit dhe i propagandes qe kolonite shqiptare te mergimit, shoqatat dhe komitetet bene ne te mire te kryengritjes shqiptare. Nje vend te vecante ze ketu mitingu i organizuar ne Boston.
*
* *
Kryengritja e Kosoves e vitit 1910 ishte e para levizje e armatosur aq e gjere e popullit shqiptar ne fillim te shek. XX, por qe mbeti ne kufijte e nje vilajeti te vetem. Veprimet e suksesshme luftarake te kryengritesve ne skajin verilindor te vilajetit te Shkodres nuk ndikuan ne zgjerimin e permasave te saj.
Lufta e armatosur e popullit shqiptar kunder sundimit osman nuk arriti te shtrihej ne nje hapesire te gjere kombetare as ne rrafshin organizativ, as ne ate politik e ushtarak. Madje edhe ne kufijte e vilajetit te Kosoves nuk u arrit nje bashkerendim i veprimeve luftarake. Ndonese luftuan per te perballuar marshimin e ushtrise se komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritesit nuk arriten te organizonin nje qendrese te pergjithshme ne gjithe vilajetin. Vatrat e qendreses se shqiptareve, sic qene ato te Kacanikut, te Carraleves etj., mbeten te shkeputura nga njera-tjetra.
Ne keto dobesi ndikoi edhe mungesa e nje qendre te vetme drejtuese politike e ushtarake ne shkalle kombetare ose te pakten nderkrahinore. Pervec kesaj, pjesa me e madhe e vendit qendroi menjane ngjarjeve te Kryengritjes se vitit 1910 dhe nuk u perfshi ne luften e armatosur kunder regjimit xhonturk. Shumica e veprimtareve te klubeve atdhetare ne vilajetet e Shkodres, te Janines dhe te Manastirit nuk ishte ende e bindur per domosdoshmerine e luftes se armatosur. Edhe deputetet shqiptare, duke perfshire edhe ata me radikalet (me ndonje perjashtim), nuk qene te prirur ne kete kohe per te dale nga kuadri i luftes parlamentare, ndersa komitetet e fshehta ne Jug te vendit, ndonese ishin perkrahes te kryengritjes se armatosur, nuk ishin te pergatitur per te mbeshtetur me veprime te armatosura kryengritjen e Kosoves.
Kryengritja u shtyp edhe per shkak se shqiptaret u ndodhen perballe nje ushtrie te madhe ne numer, ne armatime e ne pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficere te zgjedhur, te stervitur nga instruktore te huaj.
Kryengritja nuk pati perkrahjen e qarqeve politike te shteteve fqinje dhe te Fuqive te Medha qe vijuan t'i permbaheshin politikes, tashme tradicionale, te ruajtjes se status quo-se.
Megjithese Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua te beje ndonje leshim. Ne vjeshten e vitit 1910 ajo hoqi ligjin per bandat, lejoi hapjen e ndonje shkolle shqipe, pa hequr dore nga perpjekjet per t'i detyruar shqiptaret qe te perdornin alfabetin arab, nderpreu zbatimin e masave per carmatimin, per rekrutimin ushtarak e per mbledhjen e taksave dhe premtoi se do te perdorte nje fond te posacem per ndertimin e shtepive te djegura e te renuara gjate fushatave ushtarake te vitit 1910. Per te penguar nje shperthim te ri te kryengritjes ne Kosove, Porta e Larte dergoi atje disa komisione qe u ngarkuan te qetesonin vendin duke u marre vesh me kreret shqiptare.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė