Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-09-09, 22:26   #621
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: lajme te hidhura nga beogradi. vrasesit e vellezerve bytyci lirohen

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga bert
Gjykata e Beogradit liron tė akuzuarit pėr vrasjen e tre vėllezėrve Bytyēi
Shekulli Online | 22/09/2009 | Rajoni | 0 KOMENTE | SHARE | - +
Njė gjykatė pėr krime lufte nė Beograd, la tė lirė sot dy ish pjesėtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė,qė akuzoheshin pėr ndihmė nė vrasjen e tre shtetasve amerikane me origjinė shqiptare, pak ditė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Sreten Popoviē nga Nishi dhe Millosh Stojanoviē nga Krushevci njė qytet jugor i Serbisė, akuzoheshin pėr pėrfshirje nė vrasjen e vėllezėrve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nė vitin 1999, trupat e tė cilėve u gjetėn nė njė varrezė masive nė Petrovo Sello nė lindje tė Serbisė, nė vitin 2001.
Tė tre vėllezėrit ishin pjesėtarė tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė batalionit Atlantiku i pėrbėrė nga shqiptarė tė Amerikės. Nė fund tė korrikut 1999 ata u arrestuan nga forcat serbe nėn akuzat pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit tė ish Jugosllavisė. Njė gjykatė nė qytetin e Prokupljes i kishte dėnuar me nga 15 ditė heqje lirie. Katėr ditė para pėrfundimit tė dėnimit ata u morėn nga burgu dhe u dėrguan nė Petrovo Sello ku janė vrarė nga njė distancė e afėrt.
Dy tė akuzuarit, sipas prokurorisė, ua kishin dorėzuar vėllezėrit Bytyqi pjesėtarėve tė panjohur tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, tė cilėt mė pas i kanė vrarė. Trupat janė gjetur nė njė varrezė masive me duar tė lidhura me tela.
Gjykata nė Beograd tha sot se akuzat ndaj tyre nuk janė vėrtetuar. Procesi kundėr dy ish policėve serbė filloi mė 13 nėntor 2006 dhe zhvillimi i tij u pėrcoll me reagime tė veprimtarėve humanitarė tė cilėt janė shprehur tė pakėnaqur me mėnyrėn e trajtimit tė ēėshtjes. Shefja e Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare me seli nė Beograd Natasha Kandiē, e cila pėrfaqėsonte familjen Bytyqi, u tėrhoq nga procesi nė muajin qershor tė kėtij viti duke thėnė se "autoritetet po mbrojnė ata qė urdhėruan vrasjet".
Familja dhe veprimtarėt e Fondit Humanitar kanė shprehur bindjen se nė kėtė vrasje ishin pėrfshirė edhe ish zyrtarė tė lartė serbė, mes tyre ish komandanti i Njėsisė sė Posaēme Antiterroriste tė Serbisė, Goran Radosavljeviē, i njohur me nofkėn Guri./VOA/
Bert, coje nje rubrike ma posht te, lajme aktuale. Perndryshe ti rrou dreqi temat.
__________________
Once the media touches a story the facts are lost forever.
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė