Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-09-09, 16:03   #5
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush ishte Napoleon Bonaparti

Nė janar tė vitit 1814, kufijtė e Francės u sulmuan nga tė gjitha anėt. Aleatėt nė mėnyrė zyrtare deklaruan se nuk luftonin kundėr popullit francez, por kundėr vetė Napoleonit. Ishte pothuajse e pamundur qė armata franceze t'iu bėnte ballė forcave ushtarake tė aleatėve, tė cilat tashmė ndodheshin para dyerve tė Parisit. Dhe pikėrisht nė momentin kur Napoleoni u pėrgatit t'u binte nga shpina, Senati emėroi qeverinė e pėrkohshme me Talejranin si kryetar, i cili shpalli shfronėsimin e perandorit dhe pa deklarimin e popullit shpalli Luj-in XVIII si perandor, i cili kishte vetėm pėrkrahjen e Anglisė. Kur Napoleonin e braktisėn shumica e gjeneralėve dhe kaluan nė anėn e kundėrshtarėve, ai abdikoi mė 6 prill tė vitit 1814. E dėrguan nė ujdhesėn e vogėl (vetėm disa milje kuadratė) Elba, prej nga, pas dhjetė muajsh qėndrimi, iku dhe u kthye sėrish nė Francė qė tė rimerrte sundimin edhe pėr 100 ditė, pastaj serish abdikoi dhe iu dorėzua anglezėve. Pas tragjedisė nė afėrsi tė Vaterlos, Napoleoni u dorėzua nė mėshirėn e kundėrshtarit, kundėr tė cilit luftoi plot njėzet vjet. Mė 15 korrik ai ndodhej i burgosur nė anijen luftarake "Belrofon", duke pritur tė marrė vesh se si do tė vendosin pėr fatin e tij. Napoleoni, para se t'iu dorėzohej anglezėve, pati mundėsi, ashtu siē e kėshilluan shumica e njerėzve tė tij tė besueshėm, tė udhėtonte me njė anije e cila mund ta printe pėr nė Amerikė. Pasi u mendua gjatė erdhi nė pėrfundim se nuk ishte e ndershme pėr njerėz si ai tė fshihej si mi nė rropullitė e anijes. Atėherė shkruajti letrėn e famshme dėrguar princit britanik, trashėgimtar i fronit, me vonė mbret, Xhorxhit IV: "Lartėmadhėria Juaj. Viktimė e fraksioneve qė e ndanė shtetin tim dhe e armiqėsisė sė fuqive tė mėdha europiane, unė e kreva karrierėn time politike dhe tani nisem njėsoj si Temistokliu pėr tė zenė vend nė zemėr tė njerėzve britanezė. Vihem nėn mbrojtje tė ligjeve tė tyre, gjė tė cilėn e kėrkoj prej Lartėmadhėrisė Suaj si njeri ndėr armiqtė e mi mė tė fuqishėm, mė pozitivė dhe mė zemėrbardhė". Qeveria angleze u gjet nė njė pozitė delikate. Iu deshėn plot dy javė pėr tė vendosur se ēfarė qėndrimi tė mbanin ndaj Napoleonit. Pati propozime tė ndryshme: ta lėnė tė jetojė diku nė Angli ose ta vrasin. Propozimin e dytė nė mėnyrė mė energjike e kundėrshtoi Vlingtoni - i njėjti i cili fitoi luftėn nė afėrsi tė Vaterlos. Mė nė fund u pranua mendimi qė ai tė dėrgohej nė ujdhesėn Shėn-Elena, prej nga as zogu nuk mund ta kalonte oqeanin duke fluturuar. Kėtė vendim tė anglezeve e pėlqyen edhe fuqitė e tjera aleate. Mė 31 korrik, nė anije arriti admirali anglez Lord Kejti pėr tė lexuar Dekretin me tė cilin Napoleoni internohej nė ujdhesėn Shėn-Elena. Napoleoni e degjoi me durim, pas kėsaj nuk u pėrmbajt dot dhe i hutuar bėrtiti: "Kjo ėshtė mė e keqe se sa kafazi i hekurt i Timurlengut... mė mirė t'i isha dorėzuar korsarėve... Unė vihem nėn mbrojtje tė ligjeve tė vendit Tuaj... Qeveria Juaj i prish tė drejtat e shenjta tė mikpritjes... Ndoshta vetė e kam nėnshkruar gjykimin me vdekje...". Mė 7 gusht Napoleoni sė bashku me suitėn e tij kaloi nė anijen luftarake "Nortumberlend", e cila pas dy ditėsh u nis pėr Shėn-Elenė, ku arriti pas 71 ditėsh. Njeriu, i cili e kishte nė disponim tėrė Europėn, tashmė ndodhej nė shoqėri tė 27 vetėve qė vullnetarisht emigronin me tė - shėrbėtorė, oficerė me familjet e tyre dhe njė mjek. Njeriu i tij mė besnik, Luj Marshani - ordinancė e tij personale, i cili nė tė gjitha betejat kishte qenė gjithmonė me tė, nuk harroi qė tė marrė dhe tė paketojė nėpėr sėnduqe, bibliotekėn lėvizėse tė Napoleonit, e cila pėrbėhej prej rreth 600 librash, ushqime e gjėra tė tjera tė ngjashme.
Ky mėrgim e rriti numrin e anglezėve jashtėzakonisht shumė. Nė ujdhesė u vendosėn mėse 3 mijė ushtarė, pesė anije ushtarake dhe gjashtė anije tė tjera mė tė vogla. Anijet vazhdimisht e mbanin tė rrethuar ujdhesėn, nė tė cilėn shumė topa tė drejtuar nga oqeani ishin nė gjendje gadishmėrie qė tė zmbrapsnin ēdo sulm tė flotave tė huaja qė do tė tentonin tė lironin Napoleonin. Jeta e Napoleonit nė ujdhesė kalonte nė monotoni dhe nė pikėllim. Dėfrim tė vetėm kishte kalėrimin. Pėr ēdo ditė shėtiste hipur nė kalė nė shoqėri tė ndonjėrit nga suita e tij. Drekat, darkat dhe pritjet e disa autoriteteve qė vinin prej skajit tjetėr tė botės qė ta shihnin, kalonin sipas protokollit dhe njėsoj nė mėnyrė solemne sikur mė parė nė pallat. Njerėzit tė cilėt e shoqėronin i drejtoheshin me fjalėt: "Lartėmadhėria Juaj". Kėshtu vazhdoi gjatė disa vitėve tė para, deri nė momentin kur Napoleoni filloi tė mos ndihej mirė me shėndet. Trashja e tij e shpejtė, dalja e nyjave dhe dhimbjet nė stomak filluan ta shqetėsonin. Ai nė Francė gjithmonė jetonte me mendimin se i kanosej rreziku i ndonjė hakmarrjeje dhe se nė ēdo hap pėrgjohej tė vritej. Dhe me plotė tė drejtė - vetėm si perandor kundėr tij ishin regjistruar mėse 30 atentate. Nė ujdhesė nuk ndihej mė i sigurt, sepse sipas tij, armiqtė mė tė mėdhenj tė tij ishin anglezėt, tė cilėt nuk guxonin ta likuidonin nė mėnyrė zyrtare, sepse ishin pjesė e aleatėve dhe zbatonin vendimin e tyre qė ta ruanin dhe t'i siguronin sipas mundėsisė njė jetė normale. Ai jetonte larg, i rrethuar vetėm me simpatizuesit e vet francezė dhe me dy korsikanė, tė cilėt vullnetarisht e kalonin jetėn nė internim me tė. Ai nuk frikėsohej prej njerėzve tė vet. Ushqimin pėr tė dhe pėr tė tjerėt e pėrgatiste kuzhinieri i tij, Pieroni, i cili edhe mė parė i pėrgatiste ushqimin dhe ishte shumė i besueshėm. Qė nga fillimi i vitit 1821 shumė shpejt gjendja shėndetėsore iu pėrkeqėsua. Nė maj ai diktoi dėshirat e fundit tė tij: "Kam dėshirė qė hiri im tė pushojė nė brigjet e Senės, nė mesin e francezėve, tė cilėt i kam dashur jashtėzakonisht shumė... Po vdes para kohe, i vrarė nga oligarkia angleze dhe prej vrasėsve tė saj tė paguar". Nė tė njėjtėn ditė shqiptoi edhe disa fjali tė ndėrprera si: "Zotėri... Franca... Komandanti i armatės... Biri im...", kėshtu qė pikėrisht nė orėn 5 e 49 minuta, mė 5 maj tė vitit 1821, vdiq Napoleoni i madh e i pathyeshėm nė kushte dhe rrethana shumė mė tė mjerueshme se ēdo njeri tjetėr i rėndomtė.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė