Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-09, 14:47   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesat e vajzave Shqiptare me Serb

Po cfare ne rregull o Dardani_boy!

Ta haje dreqi nese vjen deri te dashuria e sinqerte mes shqiptares e shkaut nashta edhe o ne rregull por lexova mbreme se keto martesa po bahen me aranzhues, perfitues material....


U shokova e shokonu edhe ju pak:


Edhe 8000 serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri
Serbia dhe Shqipėria, dy vende qė dikur flisnin me gjuhėn e luftės, sot duket se kanė krijuar njė marrėdhėnie mė shumė se miqėsore. Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janė martuar me djem nga Serbia, por fakti qė aktualisht ka tetėmijė djem qė janė vėnė nė radhė pėr t'u martuar me vajza shqiptare flet qartė se tashmė mes dy vendeve po fryn njė erė e re, shumė miqėsore. Nė lagjen "Rus", nė periferi tė qytetit tė Shkodrės, ndodhet shoqata "Moraēa Rozafa", e cila pėrfaqėson pakicat serbo-malazeze nė Shqipėri. Pranė zyrave tė kėsaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe njė kompani private "Maruel 2008", e licencuar pėr konsulencė familjare dhe qė nė bashkėpunim me kompaninė serbe "Novi Varosh" kanė marrė pėrsipėr tė bashkojnė nė martesė djemtė serbė me vajzat shqiptare.
Ēdo ditė, pranė shoqatės "Moraēa Rozafa" tė zė syri makina tė shumta me targa tė Beogradit. Janė tė rinj nga Serbia tė cilėt kanė ardhur nė Shkodėr vetėm pėr njė arsye: tė gjejnė nuse. Kompania serbe ėshtė ajo qė gjen djemtė, ndėrsa kompania shqiptare merr pėrsipėr tė gjejė vajza dhe pasi djali me vajzėn shihen dhe njihen, vendosin nėse duan tė martohen. Kėrkesat e djemve serbė pėr t'u martuar me vajza shqiptare kanė kaluar ēdo parashikim edhe tė vetė dy kompanive qė kanė marrė pėrsipėr tė martojnė djemtė serbė me vajzat shqiptare. Procedurat nuk janė aspak burokratike dhe tepėr praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda njė dite, mjafton qė djali dhe vajza tė pėlqehen dhe nėse vendosin tė fejohen duhet tė bėjnė dhe njė pagesė te kompanitė private qė mundėsuan njohjen. Njė tjetėr anė pozitive ėshtė fakti se njerėzit e dy kombėsive nuk shohin as pėrkatėsinė fetare, as etnike dhe as tė kaluarėn, duke treguar njė emancipim tė brezave. Njė nga kandidatėt pėr t'u bėrė dhėndėr nė Shqipėri ėshtė Vidan Mitroviē nga qyteti i Uzhicės, 40 kilometra larg Beogradit. Atė e gjetėm duke u interesuar pranė shoqatės "Moraēa Rozafa" ku ndodhet edhe kompania "Maurel 2008". Vidan Mitroviē duket me fat, sepse pėr tė kompania propozon njė vajzė nė fshatin Grudė tė Shkodrės. Kandidati pėr dhėndėr sė bashku me drejtues tė kompanisė niset pėr nė fshatin Grudė, ku e pret familja e Kanto Isufit, pėr t'u njohur me vajzėn e shtėpisė. Pasi prezantohen, djali me vajzėn pėlqehen dhe siē i takon zakonit tė shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtėpisė. Me lot nė sy, Kanto Isufi jep fjalėn e burrit se ėshtė dakord tė krijojė miqėsinė e re. Vidan Mitroviēi ėshtė shumė i gėzuar. Nė Serbi ka qenė e vėshtirė tė gjejė nuse, sepse siē thotė ai, vajzat serbe po largohen drejt Perėndimit. Vidani thotė se u interesua pėr nuse nga Shqipėria pasi disa shokė tė tij tė martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje tė lumtura. "Mua nuk mė intereson e kaluara, as ēėshtjet etnike, as ato fetare. Mė intereson qė tė gjej njė njeri tė mirė", thotė Vidani, i cili sqaron mė tej se nė Beograd, shqiptaret kanė namin pėr vajza tė thjeshta, tė ndershme dhe punėtore. Ndėrsa nusja shqiptare qė do shkojė nė Serbi, Diana Isufi, pas fjalės sė dhėnė nga babai, thotė se ėshtė e kėnaqur qė do tė shkojė nuse nė Serbi. Ajo pohon se do vazhdojė tė ruajė traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar mė kryesoren, qė nesėr fėmijėt e saj, pėrveē serbishtes do tė flasin dhe gjuhėn e nėnės, shqipen. Miqėsia mes familjes serbe Mitoviē dhe familjes shqiptare Isufi merr formė pas njė dasme tė vogėl familjare tė organizuar nė njė nga zonat turistike tė Shkodrės. (shqip)

Gjysma e kėrkesave, nga djemtė e lagjes sė famshme "Zemun"

Presidenti kompanisė shqiptare, qė mundėson gjetjen e nuseve, Gėzim Gjoka, thotė pėr gazetėn "Shqip" se "kėrkesat janė tė shumta qė tė ēojmė nuse nė Serbi. Vetėm nga lagjja "Zemun" nė Beograd, qė ėshtė njė lagje elite dhe me tepėr emėr nė gjithė Ballkanin, janė rreth katėrmijė djem tė regjistruar, nė radhė pėr tė gjetur nuse nė Shqipėri". Sipas tij, vajzat shqiptare pėlqehen shumė nė Serbi, pasi janė tė rregullta dhe familjare. "Nga 86 martesa qė kemi bėrė ne si kompani, asnjėra nuk ka pasur probleme. Tė gjitha martesat vazhdojė normalisht dhe ēiftet janė shumė tė kėnaqura nga lidhja qė kanė krijuar", thotė Gjoka. Martesat qė po bėhen mes serbėve dhe shqiptareve komentohen dhe janė pritur mjaft mirė dhe nga pushtetarė serbė. Kėshilltari i ministrit tė Diasporės, Simon Gjuretiē, nė njė prononcim dhėnė pėr gazetėn "Shqip", thotė se "lidhjet tona me Shqipėrinė janė tė hershme dhe dėshirojmė qė ato tė forcohen mė tej. Nė qendėr tė Beogradit ne kemi njė rrugė me emrin 'Skaderlija' (Shkodra) dhe njė pallat me emrin "Albania". Kėto tregojnė se ne i kemi parė dhe pranuar shqiptarėt si miq. Kohėt e fundit vihet re se djemtė serbė po martohen me vajza shqiptare dhe ne e pėrshėndesim dhe urojmė qė kjo tė vazhdojė, pasi forcon dhe vazhdon miqėsinė mes dy vendeve".

Diana Isufi, pas fjalės sė dhėnė nga babai, thotė se ėshtė e kėnaqur qė do tė shkojė nuse nė Serbi. Ajo pohon se do vazhdojė tė ruajė traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar mė kryesoren, qė nesėr fėmijėt e saj, pėrveē serbishtes do tė flasin dhe gjuhėn e nėnės, shqipen

Vidan Mitroviē, nga njė qytet i vogėl pranė Beogradit, sapo ėshtė fejuar me njė vajzė shqiptare nga fshati Grudė i Shkodrės. Ai ėshtė entuziast dhe shpreson tė krijojė njė familje tė shėndetshme, qė pėrveē tė tjerash do tė rrezatojė vlera njerėzore edhe jashtė mureve tė shtėpisė, nė shoqėrinė serbe dhe atė shqiptare
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė