Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-09, 08:19   #12
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aga ymeri na u martue soll nje natė ndejti me grue

Gani Sylė Shala
Ditari i njė luftėtari tė UĒK-sė (11)
Lotėt e Filloretės pėr babėn dhe liria e Kosovės

“Dhe, para sė gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisė

dhe mos e harroni atė kur tė jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

Filloreta Shala, nė njė hartim shumė interesant, me ndjenja tė ēiltra tė njė fėmije, qė e pėrjeton shumė rėndė fatin tragjik tė babės shkruan:

Unė dhe lotėt

Pranvera erdhi pėrsėri bashkė me cicėrimat e zogjve. Nė mėngjesin e njė prillit, kur mė doli gjumi, aty nė dhomėn time, isha shtrirė nė shtrat, dėgjova cicėrima zogjsh dhe aromė gjelbėrimi. Menjėherė me pikėn lotėt nga sytė e mi! Thashė mė vete: Ah, sikur tė ishte babi e tė dėgjonte edhe ai sė bashku me mua zogjtė duke ia thėnė kėngės nė stinėn e pranverės sė gjelbėruar. Ah, natyrė, natyrė, ke marrė krejt pamje tjetėr, varri i babės ėshtė mbuluar nga gjelbėrimi, shtyllat e varrit janė pėrplot zogj, duke kėnduar babin tim.

I thonė: zgjohu se pranvera erdhi!? Lejlekėt ikėn, erdhėn pėrsėri dallėndyshet, erdhėn bashkė me fluturat qė ta kanė qėndisur lapidarin tėnd tė artė, i cili pėrjetė e mot do tė jetojė. Kėshtu zogjtė i kėndonin babit e unė e mjera thashė: O babė, qysh nuk tė kam pranė?

Njė ditė pranvere i mblodha ca lule vjollce dhe i mora e i futa nė njė gotė, me lotėt e syve tė mi i njoma dhe lutesha ēdo ditė tė kthehet prapė, por kjo ėshtė shpresė e kotė. I futa ato lule vjollce nė at gotė me lot dhe ia ofrova pranė e i thashė: kur tė tė marrė etja, lotėt e mi pi! Kur tė duash, thith aromė tė luleve, merru aromėn, se babi im kėtu pranė i ke. U ktheva prapė nė shtėpi, u futa brenda nė dhomėn time dhe pashė babėn nė fotografi. E mora me dashuri tė madhe atė fotografi, e pėrqafova fort me ngrohtėsi dhe e mbajta sa kohė nė gji. I mbylla sytė, m’u duk se po thotė babi “eja, eja shpirti im”! e unė duke vrapuar drejt tij, i hapa sytė dhe thashė: Kėshtu sa herė i dėgjova cicėrimat e zogjve, mė dukej se po mė mbulon dheu, dheu i zi, sikur babin tim! Babin qė e mbuloi aq tė ri e mua mė la me lot nė sy! Ku je baba im?! Unė ēdo herė isha e dalluar nė shkollė. Kur hyja nė oborr tė shkollės, tė gjithė mė shikonin se si isha veshur... Ulesha nė fund tė klasės. Njė ditė mėsuesi mė dha detyrė shtėpie qė tė shkruanim njė ngjarje qė nuk harrohet kurrė. Kur u ktheva nė shtėpi, mora njė copė letėr qė tė shkruaj, sepse nuk kisha fletore, por as ajo letėr nuk m’i zinte fjalėt qė kisha pėr t’i shkruar pėr ngjarjen e jetės qė mė kishte ndodhur kur unė i kisha vetėm 11 vjet. Ia fillova tė shkruaj, por si duket edhe lapsi ime kishte vėshtirė tė shkruante, edhe letra e kishte vėshtirė ’i pėrballonte gjithė ato dhembje, fjalė tė hidhura dhe vuajtje tė miat, pėr njė fėmijė jetim. Tė nesėrmen kur erdhi mėsuesi nė klasė dhe pyeti a i keni kryer detyrat. Po! Tė gjithė i lexuam ngjarjet e kur erdhi rendi te unė...!? Mėsuesi mė tha qė tė lexoj, ndėrsa iu pėrgjigja se nuk kam pasur fletore qė tė shkruaj... Dhe i tregova pėr fatin e babės tim, se tash unė nuk kam babė, se jam jetime. Fillova tė qaj...!? Pas gjithė atyre tragjedive dhe gjakut tė derdhur tė dėshmorėve e martirėve tė kombit po e shijoj lirinė e vendit tim!

Meditim pėr Hasan Dalloshin
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė