Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-10, 11:59   #25
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Feja dhe Kombi!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Po cfar jan gjithe keto SHTETE KOMBTARE, athua si rezultat i nje mbetjeje romantike por qe qendron shume stoike ne kete Truallin Europian qe ,s'paku ne kete pike,as nuk don te dij per Racionalizmin Iluminist!
Apo eshte ne pyetje nje Europe jo Racionale !
Shtete ne rralle te pare me kohezion politik ku nuk flitet me per superioritet kombetare dhe as per nacionalizem, pervecse nga e djathta radikale. Do te thote, shtete me afer racionalizmit dhe me larg romanticizmit, me afer idese se shtetit si domosdoshmeri politike, se e kombit si bashkesi mitologjike me origjina ne prehistori.
Romanticizmi dhe qendrimi stoik ne superioritet rracore apo kombetare, krijuan substratin e Luftes se Pare dhe te Dyte boterore. Kjo i dha mundesi Evropes te kutptoje, se dy kombe te luftuar egersisht gjate historise, vecanarisht pas luftes Franco-Prusiane, nese nuk vendosin te konsiderojne njeri-tjetrin si popuj dhe kombe ne nje plan, edhe pse me sisteme vleash te ndryshme, nuk do te ecet perpara. Eshte faza e kalimit nga ideja superiore e Kombit, qe meriton sakrifice, nihilizim te idetiteteve te tjera, ne idene e barazize se mundesive, respektit dhe e pranimit te diversitetit, per rrjedhoje edhe e Kombeve te tjera, pra e pluridiversitetit identitare.

E thene ndryshe, nuk ekziton vetem racionalja dhe iracionalja pasi ka qendrime dhe dritehije qe mbushin tabllone. Te shikohet vetem nje bipolarizim raciona-iracional, eshte i ngjashem me cdo lloj botekuptimi tjeter te ngushte, qe evidenton vetem dy ngjyra.

Nuk eshte aspak e vertete qe vetem shqiptaret nderrojne kombesi, ndersa eshte e vertete se ne flasim shume per nje nacionalizem, te pakten ne krahasim me vendet e BE, ku neser pretendojme te bejme pjese. E pra nese do te jemi kaq superior e nacionalist, nuk do hynim fare ne nje komunitet sebashku me serbet dhe greket. Por, ja qe do te pranojme, sa te na jepet mudesia, te miqesohemi me kriminelet. Prandaj kur flasim, them se e bejme per nostalgji dhe ne menyre iracionale apo hiporkrite, pasi jemi te bindur, qe drejt integrimit nuk shkohet me ide fondamentaliste te Mbikombit dhe te Kombit mbi gjithēka.
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė