Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-10, 18:28   #776
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....



Tadiq bllokoi hetimet pėr varrezat masive nė Maqedoni


Autoritetet e Maqedonisė akoma nuk i kanė kthyer pėrgjigje Prishtinės zyrtare, pas kėrkesės sė bėrė lidhur me praninė e dy varrezave masive nė Maqedoni, me viktima kosovare tė vrara nga forcat serbe gjatė luftės sė vitit 1999. Dy varrezat masive dyshohet tė jenė pranė bregut tė lumit Lepenc, nė zonėn nė afėrsi tė kufirit tė Bllacės.

Nga Ministria e Jashtme e Kosovės kanė theksuar se deri tani nuk ka asnjė pėrgjigje nga pala e Shkupit, lidhur me shkresėn e bėrė nga ana e ministrisė sė jashtme pėr hulumtimin e varrezave masive.

Mungesa e iniciativės nga ana e Shkupit zyrtar, siē mėson agjencia e lajmeve INA, ėshtė pasojė e kėrkesės sė presidentit serb, Boris Tadiq, i cili nė rrethana ende tė pasqaruara qėndroi javėn e kaluar nė njė vizitė joformale nė Shkup.

“Ka zėra se pikėrisht kjo ēėshtje ėshtė kėrkuar nga presidenti serb Tadiq, pėr shkak se ai ka kėrkuar qė autoritetet e Maqedonisė tė mos nisin hulumtimin, derisa tė deklarohet Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė lidhur me ankesėn serbe pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės”, ka theksuar njė diplomat perėndimor pėr agjencinė e lajmeve INA, duke kėrkuar qė kjo ēėshtje tė marrė hov dhe pėrfundimisht tė zbardhet.

Ministria e Jashtme nė Shkup ka theksuar se po shqyrtohet shkresa e pranuar nga Prishtina zyrtare. zėdhėnėsi i MPJ-sė, Petar Ēulev ka theksuar se njė kėrkesė e tillė ėshtė ēėshtje komplekse dhe e rėndė, nėse ekziston me tė vėrtet. Lidhur me kėtė ėshtė paralajmėruar edhe njė komision i pėrbashkėt pėr inspektimin e rajoneve ku ka sinjalizime pėr praninė e dy varrezave tė tilla.

Kėrkesa pėr hulumtimin e varrezave masive nė Maqedoni pasoi pas njė takimi midis ministrit tė Drejtėsisė tė Kosovės, Haki Demolli me ambasadorin e Maqedonisė nė Prishtinė, Stojan Karajanov.

Nė dy varrezat masive qė janė nė zonėn kufitare tė Maqedonisė me Kosovėn, janė tė varrosur viktimat e vrara dhe masakruara nga forcat serbe tė rajonit tė Kaēanikut, Ferizajit dhe zona tė tjera pėrreth gjatė luftės sė vitit 1999.

Serbia druan nga hapja e kėsaj varreze nė vendin fqinj, me qėllim tė mos humbjes sėrish tė imazhit tė saj.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė