Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-10, 17:41   #777
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Feith u sugjeron tė hetuarve tė japin dorėheqje

Mbikėqyrėsi i pavarėsisė dhe njeriu qė nė Kosovė pėrfaqėson edhe Bashkimin Evropian, Pieter Feith, nuk ka asnjė dyshim se hetimet qė po i bėn EULEX-i do tė sjellin rezultate.

Ky zyrtar evropian nuk dėshiron as qė ta imagjinojė situatėn qė do tė krijohej, nėse pas gjithė kėtyre hetimeve nė rastin Limaj del qė EULEX-i nuk ka pasur prova dhe se hetimet kanė qenė tė pabazuara.

“Do tė vijė njė moment kur prokurori do t`i japė gjykatės tė gjitha provat qė i ka, dhe atėherė qytetarėt e Kosovės do tė informohen se cilat krime apo keqpėrdorime janė bėrė”, ka thėnė Feith.

Nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”, ai ka thėnė se nė demokracitė perėndimore “ekziston njė traditė, qė kur njė zyrtar tė jetė nėn hetime apo tė ngrehet ndonjė aktakuzė ndaj tij, ai tė japė dorėheqje”.

Megjithatė, sipas Feith, i takon kryeministrit qė tė zgjedhė se me kė do tė punojė.

Nė intervistėn e tij Feith nuk ka kursyer lėvdatat pėr qasjen e Qeverisė nė luftėn ndaj korrupsionit, duke thėnė se “kryeministri e di qė kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet adresuar dhe pėrfunduar”.

Diplomati holandez pranon se i ka pėlqyer shumė fjalimi i kryeministrit me tetė qershor, ndėrkaq pėrsėrit se ka tej mase besim nė profesionalizmin e EULEX-it.

Feith pėr herė tė parė shpjegon pėrpjekjet e BE-sė pėr njė rol nė bisedimet e mundshme teknike mes Prishtinės dhe Beogradit, pas opinionit tė GJND-sė.

Detajet e kėtij angazhimi tė BE-sė, sipas Feith, do t`i tregojė vetė zėvendėspresidentja e BE-sė, Ashton.

“Ajo qė mund tė them ėshtė se BE-ja, dhe kjo ėshtė nė pėrgjegjėsinė e nėnpresidentes baroneshės Ashton, do tė donte shumė qė dalja e opinionit tė pėrcillej nga njė dialog. Kjo do tė bėhet nė baza vullnetare, do tė ketė konsultime dhe ėshtė e rėndėsishme qė ne tė gjejmė nė Beograd dhe Prishtinė njė atitudė konstruktive”, ka thėnė Feith.

Bisedimet sipas mbikėqyrėsit tė pavarėsisė, do tė hapin edhe nevojėn pėr njė konsensus mbarėkombėtar nė Kosovė, i cili ndoshta do tė duhej tė bėhej edhe nėpėrmjet ndonjė mekanizmi.

“Mendoj se nuk duhet tė lidhet njė gjė e tillė me luftėn kundėr korrupsionit, por besoj se ka nevojė pėr njė konsensus tė gjerė mbarėkombėtar kur tė vijė tek ēėshtjet kombėtare.

Nė kėso raste, politika, njerėzit, mediet dhe opozita marrin parasysh qėllimet e pėrbashkėta afatgjate tė kombit.

Po e them kėtė nė kontekst tė asaj qė mund tė na presė nė tė ardhmen, pra mundėsisė qė tė hyjmė nėn njė fazė ku nga konfrontimi mes Beogradit dhe Prishtinės kalojmė nė njė dialog konstruktiv”, ka thėnė Feith.

Sipas tij, nuk ėshtė me rėndėsi mėnyra se si do tė bėhej ky konsultim, por duhet qė tė ekzistojė iniciativa.

Feith nė intervistėn e tij flet edhe pėr mbijetesėn e strategjisė pėr veriun, mospersonalizimin e luftės kundėr korrupsionit, dhe kėrkesėn e tij tė mėhershme pėr shkarkimin e ministrit Limaj.

(mė gjerėsisht nė numrin e sotshėm tė “Kohės Ditore”).
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė