Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-08-10, 23:06   #104
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Nata e Kadrit – natė mė e mirė se jeta e gjatė

E hėne 30 Gusht 2010 11:30

Autor: Dr. Jusuf El-Kardavi

Nata e Kadrit – natė mė e mirė se jeta e gjatė

Pejgamberi a.s. thotė: "Kush agjėron Ramazanin me besim (tė vėrtetė) dhe duke llogaritur (shpėrblimin e Allahut), do t’i falen mėkatet e mėhershme tė bėra (ndaj Allahut)". "Kush falet nė Ramazan me besim (tė vėrtetė) dhe duke llogaritur (shpėrblimin e Allahut), do t’i falen mėkatet e mėhershme tė bėra (ndaj Allahut)". "Kush falet (lutet) Natėn e Kadrit me besim (tė vėrtetė) dhe duke llogaritur (shpėrblimin e Allahut), do t’i falen mėkatet e mėhershme tė bėra (ndaj Allahut)"[1].

Veēoritė e Ramazanit
Kėtė muaj fisnik, nė tė cilin Allahu urdhėroi agjėrimin e tij, caktoi faljen e namazit tė Teravisė gjatė tij, e ka bėrė atė sezon pėr tregti tė tė mirėve, sezon pėr falje dhe shlyerje tė tė kėqijave, pastrimit tė zemrave nga ndyrėsitė dhe nga ligėsitė. Allahu e veēoi kėtė muaj me Natėn e Kadrit:
"Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė Natėn e Kadrit. E ē’tė bėri ty tė dish se ē’ėshtė Nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!"[2]. Kadr do tė thotė nder dhe pozitė e lartė, prandaj ajo ėshtė njė natė me domethėnie tė lartė, nė tė cilėn ėshtė shpallur Libri me vlerė madhėshtore pėrmes Pejgamberit a.s..
Nata e Kadrit ėshtė nata nė tė cilėn Allahu e shpalli Librin mė tė mirė tė zbritur, pėrmes Pejgamberit mė tė mirė tė dėrguar ndonjėherė, te populli mė i mirė i paraqitur ndonjėherė nė mesin e njerėzve.
Pra, Nata e Kadrit ėshtė nata e Kur'anit, nata e kėsaj kushtetute qiellore madhėshtore, natė nė tė cilėn ėshtė shpallur ky Kur'an, natė tė cilėn Allahu e preferoi nga netėt e tjera, madje e bėri mė tė mirė se njėmijė muaj.
Veprat e mira, adhurimi dhe namazi gjatė saj janė mė tė mira se veprat dhe adhurimet e njėmijė muajve, qė ėshtė e barabartė me 83 vjet e 4 muaj, njė jetė kjo e gjatė.

Nata mė e mirė se jeta e gjatė
Sa njerėz nga ne shpresojnė qė t'u zgjatet jeta, qė tė jetojnė njėmijė muaj duke bėrė vepra tė mira. Shumė dėshirojnė qė, pas fėmijėrisė dhe rinisė, t'i jetojnė 83 vjet, dhe, kur kėsaj i shtohen vjetėt e fėmijėrisė dhe rinisė, ajo arrin pėrafėrsisht 100 vjet. Kjo ėshtė njė jetė e gjatė.
Megjithatė, kėtė jetė qė njeriu dėshiron ta jetojė, duke e lutur Allahun pėr t'ia dhėnė atė, qė tė jetoj pėr tė bėrė vepra tė mira dhe tė dobishme, pra kėtė jetė tė shpresuar Allahu xh.sh. ua dha pasuesve tė Muhammedit a.s. nė njė natė. Kjo jetė e gjatė ėshtė e pėrmbledhur nė njė natė, nė Natėn e Kadrit.
A ka nder mė tė madh nga ai qė veprat gjatė kėsaj nate tė jenė mė tė mira sesa veprat gjatė njėmijė muajve?
Transmetohet se Pejgamberit a.s. i ėshtė shfaqur jetėgjatėsia e popujve para islamit, dhe ai kishte vėrejtur se ata paskėshin jetuar gjatė, pastaj kishte vėnė re se njerėzit e kėtij Ymeti jetojnė 60, 70 ose 80 vjet, njė gjė qė e brengosi atė se pasardhėsit e tij s'do tė mund tė arrinin tė bėnin vepra tė mira ashtu siē kishin bėrė popujt nė tė kaluarėn, pėr kėtė arsye, Allahu xh.sh. ia dha atij kėtė natė si nder pėr Pejgamberin e Tij dhe pėr kėtė popull.
Kjo natė pėrsėritet pėr ēdo vit nė muajin e bekuar tė Ramazanit, po a keni parė diku tjetėr njė shumėfishim tė tillė?! Nuk ėshtė shumėfishim njėqind pėrqind, as dyqind pėrqind, dhe as njėmijė pėrqind, veēse ėshtė njė natė mė e mirė se 30.000 net tė tjera.

Privimi i fatkeqit
Ēfarė humbjeje pėr atė tė cilit i kalon kjo natė e nuk e shfrytėzon, qė ėshtė i pavėmendshėm ndaj saj dhe nuk interesohet qė ta arrijė atė?!
A nuk ėshtė dėshtim dhe humbje qė nė njė natė tė kėtillė, vlera e sė cilės ėshtė e shumėfishuar dhe shpėrblimi i saj ėshtė shumė i madh, njerėzit tė jenė tė pavėmendshėm dhe tė pakujdesshėm ndaj saj?
Kush falet dhe lutet vetėm gjatė kėsaj nate, atij do t’i falen mėkatet e mėhershme tė bėra (ndaj Allahut). A ka mirėsi mė tė madhe se kjo? A ka vlerė mė tė madhe dhe mė tė lartė se kjo? Prandaj, Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Kush privohet nga mirėsia e saj, ėshtė i privuar nė tė vėrtetė". Gjithashtu, ai ka thėnė: "Kush privohet nga mirėsia e saj, do tė privohet nga tė gjitha mirėsitė. Nuk privohet nga mirėsia e saj vetėm privuesi". Sa fatkeq dhe sa fatzi! A ka mė fatkeq dhe mė fatzi se ai tė cilit kjo natė i kalon duke qenė i pavėmendshėm, nuk e shfrytėzon atė dhe nuk e fiton mirėsinė e saj tė madhe?!
Nė kėtė natė, Allahu xh.sh. e zbret mėshirėn dhe shpėrblimet e mėdha; gjatė saj zbresin engjėjt qė e mbushin sipėrfaqen e tokės. Engjėjt janė reflektim i mėshirės, kėnaqėsisė dhe begatisė nga Allahu xh.sh., pra zbritja e engjėjve ndodh pėr shkak tė zbritjes sė kėnaqėsisė, mėshirės dhe shpėrblimit. Pėr kėtė arsye, shtėpia e privuar prej tė mirave ėshtė ajo nė tė cilėn nuk hynė engjėjt, si shtėpia nė tė cilėn ekziston qeni pa nevojė, ose si shtėpia nė tė cilėn ekzistojnė idhujt.
Ajo ėshtė nata e paqes, e tėra ėshtė paqe, prej fillimit tė saj e deri nė agim tė mėngjesit:
"Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit"[3].
Ajo ėshtė Nata e Kadrit, me tė cilėn Allahu e veēoi kėtė Ymet dhe me tė e nderoi mbi popujt e tjerė:
"Allahu me mėshirėn e Vet, veēon atė qė dėshiron, Allahu ėshtė Zot i mirėsisė sė madhe"[4].
Allahu i zgjedh ditėt, netėt, vendet dhe personat qė i dėshiron, sepse zgjedhja dhe veēimi ėshtė e drejtė ekskluzive e Allahut xh.sh.:
"Zoti yt krijon ē’tė dojė dhe zgjedh kė tė dojė, atyre nuk u takon zgjedhja"[5]. Allahu e zgjodhi kėtė natė, e kjo zgjedhje megjithatė ėshtė reflektim i Urtėsisė sė Tij, pėr tė cilėn nuk na lajmėroi saktė se cila ėshtė ajo (natė).

Cila ėshtė ajo natė?
Allahu na saktėsoi se ajo ėshtė nė muajin e Ramazanit, nė tė cilin zbriti Kur'ani, mirėpo - cila ėshtė ajo natė nė Ramazan? Disa dijetarė mendojnė se ajo ėshtė nė natėn e parė tė Ramazanit.
Hasan El-Basriu dhe disa juristė tė tjerė islamė, mendojnė se ajo ėshtė nė natėn e shtatėmbėdhjetė tė Ramazanit, natėn e betejės nė Bedėr, nė tė cilėn Allahu i zbriti engjėjt:
"Dhe atė (Kur’anin) qė ia zbritėm robit Tonė (Muhammedit) ditėn e furkanit (ditėn e Bedrit, kur u dallua e vėrteta nga e shtrembėra), ditėn e konfrontimit tė dy grupeve"[6]. Ata kanė thėnė se kjo ėshtė nata nė tė cilėn ka filluar t'i zbres Kur'ani Pejgamberit a.s. dhe kur filloi Shpallja, e sipas disa transmetimeve kjo ka qenė nė natėn e shtatėmbėdhjetė tė Ramazanit.
Disa as'habė, si Ebu Seid El-Hudriu r.a., janė tė mendimit se ajo ėshtė nė natėn e njėzetenjėtė, duke marrė parasysh fjalėt e Pejgamberit a.s. drejtuar shokėve tė tij: "A e dini kur ėshtė Nata e Kadrit? Pastaj disa as'habė e diskutuan kėtė nė xhami, dhe kjo (dituri) ėshtė ngritur. Pra, dy as'habė e diskutuan kėtė ēėshtje, dhe pėr kėtė arsye mbeti mosmarrėveshja, dhe Allahu e ngriti kėtė njohuri prej zemrės sė Pejgamberit a.s., e nuk dihet saktėsisht se cila ėshtė ajo natė pasi qė ka qenė e njohur. Pejgamberi a.s. dėshiroi t'i njoftoj pėr tė, prandaj, pasi qė u qetėsuan as'habėt tha: Ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Pastaj, Pejgamberi a.s. i tha Ebu Seidit: Unė kam parė se si bėj sexhde atė natė nė ujė dhe baltė. Ebu Se'id El-Hudriu thotė: Kam dėgjuar nga Pejgamberi a.s. se atė natė qielli ishte i kthjellėt, mirėpo pastaj menjėherė u vranėsu (u mbulua me re) dhe filloi tė bie shi. E kam parė Pejgamberin a.s. nė agim tė asaj nate, nė natėn e njėzetenjėtė tė Ramazanit, qė bėnte sexhde, dhe gjurmėt e ujit dhe tė baltės ia kam parė nė ballė"[7]. Pėr kėtė arsye, Ebu Seid El-Hudriu r.a. ėshtė i mendimit se Nata e Kadrit ėshtė nė kėtė natė, nė natėn e parė tė dhjetėshit tė fundit tė Ramazanit.
Ndėrsa, disa as'habė dhe tabiinė tė tjerė, janė tė mendimit se ajo ėshtė nė natėn e njėzeteshtatė tė Ramazanit. Tė kėtij mendimi janė edhe: Ubejje ibėn Ka'bi r.a. dhe Abdullah ibėn Abbasi r.a..

Shkaku i fshehjes sė saj
Me rėndėsi ėshtė qė ajo nuk ėshtė pėrcaktuar saktėsisht, Allahu e ka fshehur atė pėr ndonjė urtėsi, ashtu siē e ka fshehur prej nesh momentin kur pranohet lutja nė ditėn e Xhumasė, nėse besimtari e qėllon atė moment duke e lutur Allahun pėr t'i dhuruar ndonjė tė mirė, Ai do t'ia dhurojė atė. Ky moment nuk ėshtė pėrcaktuar saktėsisht, nė mėnyrė qė zemra e njeriut tė jetė e lidhur pėr Allahun, dhe qė me vullnet e me dėshirė tė madhe tė lutet gjatė tėrė ditės. Gjithashtu, Allahu nuk e pėrcaktoi saktėsisht Natėn e Kadrit, sepse njeriu do tė synonte pėrtacinė e rehatinė, dhe, sikur ta dinte Natėn e Kadrit, atėherė gjatė shumicės sė muajit tė Ramazanit do tė ishte i pavėmendshėm, derisa tė vinte kjo natė, nė tė cilėn do tė mundohej mė shumė, do tė falte namaz tė natės dhe do tė lutej. Qė tė mos ndodh kjo, Allahu e fshehu prej nesh kėtė natė.
Megjithatė, mendimi mė i qėndrueshėm ėshtė se ajo ndodhet nė dhjetėshin e fundit tė Ramazanit.
Pejgamberi a.s. na urdhėroi qė ta kėrkojmė atė nė dhjetėshen e fundit tė Ramazanit, sidomos nė netėt tek, e Pejgamberi a.s. kėtė nuk do ta kėrkonte prej nesh, po tė mos ishte i sigurt qė ajo ėshtė diku nė mes tė atyre netėve.

.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė