Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-11, 13:53   #8
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Luani nė sulm drejt titullit ...

Luan Krasniqi nė pėrgatitje pėrfundimtare


Lulzim Shala | 09-02-2011 11:40 CET
“Nuk po kthehem nė ring pėr lavdi* pėr para* apo pėr diēka tjetėr* por pėr ta fituar edhe njė herė tė drejtėn qė tė luftoj pėr titull tė botės. Kurrė nuk e kam ndėrprerė karrierėn* dhe e kam pritė me padurim kėtė moment”* ishin fjalėt e para tė boksierit mė tė madh shqiptar* Luan Krasniqi* nė konferencėn e parė me gazetarė* tė mbajtur menjėherė pas zbulimit tė rivalit tė ardhshėm* Johnathon Banks.
Qė nga ajo kohė* ndonėse Luani kurrė nuk i kishte ndėrprerė pėrgatitjet nė tėrėsi* i filloi ushtrimet e para* qė pėr 3 javė rresht u zhvilluan nė qendrėn malore Sylden tė Austrisė. Pas kėsaj faze* ai u kthye nė bazėn e vjetėr* nė Rottweil. “Ushtrimet janė duke ecur sipas parashikimeve. Paradite po zhvillohen pėrgatitjet fizike dhe nė akumulim tė forcės* kurse pasdite nė ring* ku kemi 3 sparing – partnerė* tė cilėt i kemi caktuar nė bazė tė cilėsive qė i ka rivali i ardhshėm”* tha trajneri dhe vėllai i tij* Agim Krasniqi.
Trajner i Luanit tani ėshtė miku i tij i vjetėr nga ditėt amatore nė boks* gjermani* Jurgen Vitte* me tė cilin junikasi e pati fituar titullin internacional tė boksit nė Liverpool. Ai e njeh shumė mirė nxėnėsin e vet* dhe beson qė sėrish do tė kremtojnė fitore si nė ditėt amatore. Luani ėshtė shumė optimist* duke thėnė vazhdimisht se ka borxh ndaj adhuruesve tė tij tė zjarrtė qė ta pėrmirėsojė imazhin nga humbja e fundit me Alexandar Dimitrenkon* qė ndodhi mė 15 nėntor* 2008* nė Duseldorff Arena. 38 vjeēari ishte shumė afėr qė ta realizoj ėndrrėn e vet nė vitin 2006* kur falė vetėm pakujdesisė nė fund* pėsoi humbje nga Lamon Brewster* nė meēin pėr titull bote.
“Luani e ka njė qėllim tė madh* qė ta rikthejė besimin e adhuruesve tė vet. Kemi pasur dėshirė qė sėrish tė takohemi me Dimitrenkon* por ai vazhdimisht i ka ikur kėtij ballafaqimi”* tha Agimi.
Tifozėt e Luanit* ndonėse nė asnjė moment nuk e kanė braktisur* presin qė ky duel tė jetė i fitores qė do tė gėzonte jo vetėm pėrkrahėsit e tij* tė cilėt do tė gjenden mė 26 shkurt* nė Ludwisburg Arena nė Gjermani. Palestra nė Ludwisburg ka kapacitetin e 6 mijė ulėseve* ndėrkohė qė pėr boks mund tė pranoj edhe mbi 10 mijė shikues* kurse pėr kėtė duel mbretėron interesim i madh* jo vetėm i bashkatdhetarėve tanė* pėr ē’gjė* kanė mbetur vetėm edhe pak bileta nė shitje.
Dallimi nė moshė mes Luanit dhe Banks* ėshtė 11 vjeē* dhe kjo ndoshta mund tė jetė njė element me rėndėsi. “Kategoria e rėndė ėshtė specifike. Boksieri mund tė paraqitet nė ring edhe nė moshė tė shtyrė. Kemi informacione tė bollshme pėr Banks. Ai ėshtė boksier i menēur* qė pret gabimin e kundėrshtarit* dhe mė pas sulmon me gjithė forcėn. Nuk duhet ta nėnēmojmė nė asnjė mėnyrė”* ishte i prerė Agimi. “Luani ėshtė rivali mė i madh deri mė tash. Kam respekt pėr te* dhe do tė mundohem ta gjunjėzoj* duke shpalosė boks mė cilėsor “* ishin fjalėt e para tė Banks.
Krasniqi* deri mė tash ka zhvilluar 35 meēe profesionale* ka 30 fitore* 4 humbje dhe 1 barazim* nga tė cilat 14 me nokaut* kurse Banks 25 fitore* nga 1 humbje dhe barazim* prej tė cilave 17 me nokaut. Pėr momentin* ai ėshtė i renditur nė pozitėn e 7-tė tė world Boxing Cuncil (WBC)* ndėrkohė qė e ka titullin nė NABF* tė fituar nė mars 2010* pas fitores dramatike ndaj Travis Walker.
  Pėrgjigju Me Kuotė