Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-03-11, 19:42   #38
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urdher arresti per Fatmir Limaj ???

Dorėzon edhe imunitetin

Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj, ka vendosur tė heq dorė nga imuniteti i tė qenit deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos pengohen, siē tha ai, hetimet e filluara ndaj tij nga ana e EULEX-it. Gjatė njė konferencė pėr media, tė mbajtur tė enjten, Limaj tha se beson nė pastėrtinė e luftės qė ka bėrė, luftės sė UĒK-sė, ndaj ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet kurdoherė me drejtėsinė.

Derisa tani i mbetet Kuvendit tė Kosovės pėr t’ia hequr imunitetin, Limaj tha se me kėtė vendim shprehė edhe njėherė gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar me drejtėsinė, por kėrkoi nga misioni evropian pėr sundimin e ligjit qė drejtėsia tė mos kufizohet vetėm nė rrafshin e tij.

Ai me kėtė rast pėrmendi edhe veriun e Mitrovicės si vend ku nuk sundon ligji, dhe ku askush nuk po mundet tė shtrij ndikimin e tij aty.

Ish-ministri i Transportit, Limaj, tha se ka qenė tė mėrkurėn nė takim me zyrtarė tė EULEX-it, por as ai as mbrojtja e tij nuk kanė ndonjė dokument zyrtarė qė dėshmon se ndaj tij ėshtė ngritur aktpadi.

Ai tha se beson nė pastėrtinė e luftės qė ka bėrė, nė pastėrtinė e luftės sė UĒK-sė, ashtu sikur qė beson se do tė dal i pastėr edhe nga hetimet tjera qė misionin evropian ka ngritur ndaj tij si i dyshuar pėr korrupsion.

Policia e EULEX-it ka arrestuar tė mėrkurėn disa ish-luftėtarė tė UCK-sė, si tė dyshuar pėr krime lufte, ndėrkaq nė mbrėmje, tė njėjtėn ditė, zyrtarė tė misionit evropian kanė marrė nė pyetje edhe deputetin Limaj, pasi ky i fundit iu dorėzua vullnetarisht drejtėsisė.

Gjatė luftės, Limaj ka drejtuar Brigadėn “Kumanova”. Nėn dyshimet pėr krime lufte, ai ishte arrestuar vite mė parė nga autoritetet e Tribunalit tė Hagės, por ishte liruar si i pafajshėm.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė