Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-11, 15:49   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Nuk ka qenė pra Fishta pėr ne vetėm nji poet kombėtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinisė s’onė. Nuk kanė mėsue e shijue nxanėsit e shkollavet t’ona vetėm artin e tij poetik, bukurin’e harmonin’e vargut, rrjedhshmnin’e dlirsin’e stilit e tė gjuhės sė tij, qė āsht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije tė kulluet, por kanė thithė prej veprės sė tij, si nji nektar tė hyjnueshėm tė bletės attike, idealet mā tė nalta tė njerėzimit: urtinė, burrninė, besėn, drejtėsinė e dashuninė pėr tė mirėn, tė bukurit, tė drejtėn e tė vėrtetėn.
Nuk jam unė, o burra, i premė sot qė tė mund tė thuri imne pėr veprėn lavdimadhe tė At Fishtės. Āsht historija qė ka pėr tė zbukurue faqet e saj me emnin zāmath tė tij; āsht letėrsija e jonė qė do tė mburret pėr veprat e tij grat-plota e tė pavdekshėme; janė Zanat e malevet t’ona, qė ai ua pėrcillte vallet me lahutėn e tij, qė kanė me kėndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprėn e kangatorit zā-ambėl tė tyne; āsht djelmėnija shqiptare qė ka pėr t’u-ushqye e pėr t’u-vaditė me manėn hyjnore tė tij; sė mramit āsht Shqipnija mbarė, Gegė e Toskė, malsi e qyteta, qė do tė kujtojnė, deri sa tė ndrisė e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet tė mėdhej tė saj, qė e deshi, e lavdoi dhe e nderoi pėr gjithė jetėn.
Na tė gjithė lavdimtarė tė veprės sė tij, shokė e nxanės tė tij, tė pikėlluem e tė mallėngjyem thellė, kah kujtojmė veprat e tij, fjalėt e ambėla e plot atdhedashtėni e kėshillat e tij, le t’i lutemi Fuqimadhit Perėndi, qė t’i caktojė pranė fronit nji vend tė meritueshėm, si nė kėt dhe, prej kah tė vijojė me i lutė pėr lumnin e Shqipnisė.
"At Fishtėn e zuri vdekja ndėrsa kishte ndėr duar pėrkthimin e Petrarkės nė gjuhėn shqipe, sikurse kishte pėrkthyer qė me kohė “Hymnet e shenjta” dhe “Pesė Maj” tė Manzonit disa nga ariet e Metazit dhe lirika nga shumė poetė tė tjerė italianė."[8]
Fishta nuk mbeti pa u vlerėsuar nga qarqet e interesuara tė kancelarisė sė kulturės dhe tė civilizimit evropian dhe nga bashkėkohėsit e vet. Ai ėshtė nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrės nė vitin 1911, "Penda e Artė" dhėnė pėr merita tė spikatura nė cilėsi shkrimore dhėnė nga qyteti i Beratit nė vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhėnė nga shteti i Turqisė mė 1912, "Rihter‑Kreuz" tė dorėzuar nga Austro‑Hungaria nė vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtė nė Vatikan mė 1925, medalja me emrin e njė zogu mitologjik "Phoenix" dorėzuar nga shteti i Greqisė nė vitin 1931, etj. Mė 1939, Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj, nga kjo pjesėmarrje potenciali i tij jehoi mė fuqishėm, e e ēoi nė kandidim pėr Nobel. Me rastin e 130 vjetorit tė ditėlindjes sė tij. Kėshilli i Bashkisė se Lezhės e bėri "Qytetar Nderi". Nė kėtė mbledhje pėrkujtimore, njė grup intelektualėsh kėrkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t'i bėhet njė propozim Presidencės qė t'i akordojė poetit tė madh titullin e lartė "Nderi i Kombit" pėr merita tė shquara nė shėrbim tė Kombit Shqiptar. Kjo dėshirė u realizua nga Presidenti Alfred Moisiu me 28 Nėntor 2002.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė