Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-11, 15:51   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Ky angazhim me frytdhėnie kaq tė lartė shkencore, qė nė moshėn 28 vjeēare nė fushėn e gjuhės, kulturės dhe tė arsimit tregonte se nė botėn intelektuale shqiptare po hynte njė force e re shkencore, e aftė pėr tė kontribuar nė pėrballimin e problemeve tė mėdha tė kohės nė kėto fusha me rėndėsi shumė tė madhe pėr kombin, qė nė atė kohė ishte i angazhuar nė luftė pėr liri e pavarėsi. Dihet se pa gjuhė nuk ka shkollė dhe pa shkollė nuk mund tė ketė zhvillim modern tė gjuhės.
"Alfabeti i Bashkimit,- thotė Vehbi Bala,- i projektuar nga Fishta pėrmblidhte veēoritė mė pozitive tė alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi atė si alfabet tė vetėm tė shqipes. Drejtėsinė e kėtij veprimi e tregoi koha: ai u bė alfabet kombėtar. Pra, edhe kėtu, si gjetkė, Fishta dha njė kontribut tė spikatur pėr kombin shqiptar".
Edhe sikur vetėm kaq tė kishte bėrė Fishta pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, do tė ishte e mjaftueshme pėr ta vėnė atė nė sofrėn e parė tė mendimtarėve shqiptarė tė tė gjitha kohėrave. Pėr Fishtėn, gjuha shqipe ėshtė njė pasaportė e gjallė, qė provon identitetin e tė qenit shqiptar.
Nper gjuhė shqype bota mbārė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė,
trima n'zā, sikurse jīni
Kjo gjuhė pėr poetin pedagog ėshtė jo vetėm si "Kānga e zogut t'verės", por edhe "Si ushtime e nji termeti", sepse nė kėtė gjuhė, thotė ai, edhe Kastriota u pat fol atyne ushtrive "ngadhėnjimtare" qė ēuditen boten dhe po nė kėtė poezi ai mallkon rėndė at bir shqiptari.
"qi pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore,
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore."
Kėto ide janė me vlera tė pėrjetshme. Fishta, duke ndjekur traditėn e Rilindjes, godet politikėn arsimore turke dhe tė vendeve fqinje, qė synonin tė shfrytėzonin nė maksimum edhe shkollėn si njė mjet shumė tė efektshėm pėr shkombėtarizimin e popullit. U pėrpoq qė tė forcojė shkollėn shqipe, me qellim qė ajo t'i shėrbejė zgjimit tė popullit pėr tė ruajtur identitetin e tij dhe pėr tė gjetur nė vetvete forcat e nevojshme pėr t'ecur drejt lirisė, pavarėsisė dhe pėrparimit. Ai lufton pėr tė vėnė nė lėvizje mendimin krijues kombėtar, qė pushtuesi pikėrisht kėrkonte ta mbyste. Fishta nė luftėn e tij ishte i hapur, i guximshėm, iniciator me largpamėsi tė madhe. Ai ėshtė tepėr i ndjeshėm ndaj tronditjeve historike tė kombit tė tij nė ēfarėdo sfere jete qė mund tė ndodhin ato. Fishta luftonte pėr t'u hapur sytė bashkėkombėsve tė tij, qė tė kuptonin dhe tė gjykonin vetė pėr politikėn arsimore tė pushtuesit otoman, qė pranon pa asnjė kundėrshtim qė nė territorin qė mbulonte kombi shqiptar tė hapeshin gjithfarė shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, siē dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe nė tė njėjtėn kohė nuk lejonin qė tė ēileshin shkolla shqipe, me qellim qė tė copėtohej sa mė shumė uniteti shpirtėror i kombit. N'atė kohė, propaganda e huaj kishte bėrė punėn e saj pėr tė ēorientuar opinionin shqiptar pėr problemet e shkollės nė gjuhėn shqipe. Ajo kishte krijuar, siē e quan vetė poeti pedagog, njė ēoroditje qė preku jo vetėm familjen e disa shtresave shoqėrore, por edhe ndonjė segment tė caktuar tė shtetit tė ri tė posaformuar. Ai i vė gishtin plagės dhe i kushtohet tėrėsisht luftės pėr ēlirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqėrore tė kohės nga helmimi i propagandės shumė tė rafinuar tė pushtetit, qė kėrkonte zhvlerėsimin e gjuhės dhe tė shkollės shqipe. Ai nė radhė tė parė godet me forcė ftohtėsinė e shqiptarėve ndaj dijeve dhe shkollės, kundėr kėsaj tė keqeje tė madhe, qė shkonte nė favor tė propagandės sė huaj, qė siē dihet, ishte shumė e egėr.
Mė 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me njė mjeshtėri tė rrallė artistike episodin e njė tregtie tė ēuditshme: Shėnkolli, me urdhėr tė Zotit, del nėpėr botė me njė barkė ngarkuar me mend. Kush donte t'i shtonte ato qė ka, mund tė blinte edhe do tė tjera. M Mė nė fund rruga e qiti shejtin nė Shėngjin. Nė tė njėjtėn kohė, del nė kėtė port edhe djalli, qė vinte nga Franca me njė barkė ngarkuar me shkarpa pėr t'i shitur. Dihet se n'atė kohė, dikush e ndalonte shkollėn shqipe me ligj, disa tė tjerė e mallkonin ose e poshtėronin me metoda nga mė tė ndryshmet. Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapėlqenin pėr fėmijėt emra tė huaj se gjoja tingėllonin mė modern se ata qė ishin brum'i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, qė ishte bartėse e kėtyre kundėrshtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagėzojė fėmijėn me njė emėr shqiptar: Palokė, kurse e shoqja nuk pranon. Fishta tek "Paloke Guca" zbulon sesi zhvillohet kjo luftė edhe brenda mureve tė shkollės. Ai vė ballė pėrballė Palokėn me njė mėsues, siē e quan ai, tė pantėnzonė, qė kėrkonte qė nxėnėsit e tij... "Gjithēka tjetėr tė dilnin, posė shqiptare, posė njerėz qė ndiejnė pėr Atmé, gjuhė e t'Parė". Ai nxjerr lakuriq metodėn qė pėrdor ai pėr t'ia arritur kėtij qėllimi tė mallkuar. Kur Paloka kthen nė shtepi, tek praku i derės, i thotė babė Filipit:
"Unė s'jam shqyptar: Unė jam shkodran".
Kėshtu poeti pedagog, me katėr-pesė vargje, jep objektivin qė i kishin vėnė vehtes disa shkolla tė huaja t'asaj kohe, pėr shkombėtarizimin e brezit tė ri. Misioni i mėsuesve tė patėnzonė s'ka si del mė mirė. Por ata nuk ndalen deri kėtu, por bėjnė ēmos qė fėmijėt t'i largojnė dhe t'i shkėpusin fare nga figurat e shquara kombėtare. Fishta lėshon rrufenė e dytė drejtpėrdrejtė nė tryezėn e mėsuesit tė pantėnzonė, duke dhėnė zėnken me njė nxėnės tjetėr, (Nė njė shėnim nė librin "Anzat e Parnasit" thuhet se ky ėshtė njė fakt historik) tė cilit i bie nė tokė njė fotografi e Skėnderbeut qė e tmerron mėsuesin e patėnzonė:
Ah! bre kulim,
Sh'āsht ky mjekėrskjap?- po thotė me idhnim.
S'āsht mjekėrskjap, zotnķ, āsht Skenderbeu.
N't'a pashė kyt surrat n'dorė prap,
T'a dijsh se jashtė si qenin kam me t'qitė.
I foli Tefes msuesi t'u i bėrtitė.
Me rezistencėn fėminore, Fishta do tė thotė se shpirti heroik shqiptar, megjithėse i tronditur, vazhdon tė jetojė dhe se ka tė ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente tė caktuara tė shtetit tė sapoformuar shqiptar, qė lejojnė ende disa nga kėto shkolla tė vazhdonin punėn, edhe pse nė tė vėrtetė pak e kishin ndryshuar, ose mė mirė tė themi se e kishin fshehur objektivin e mėparshėm, domethėnė tė para 1912-ės, por ajo qė e shqetėson poetin ėshtė edhe fakti se ato tani mbaheshin me paratė e taksapaguesve shqiptarė. Ja ē'thotė ai:
Po, edhe pėrpara luftės Ballkanike,
Nė Shqyptarį ka pasė shumė shkolla t'hueja.
Shkolla italjane, turke e helenike,
Shkolla serbjane e..."dijiji" e "kikuje",
Pėr t'rrejtė Shqyptar't me dokrra politike.
...
Por, shka āsht me zī, vetė kombit t'ngrātė kto shkolla
Po i duhet sod m'e mbajtun m'kāmbė me t'holla
Fishta kėrkon qė fatin e Palokės dhe tė shokėve tė tij ta mėsojė gjithkush: ēdo shqiptar, toskė e gegė. Kuptohet, ai dėshiron qė secili tė gjykojė vetė pėr atė qė po ndodhte brenda familjes, shkollės dhe disa segmenteve tė shtetit shqiptar. Ai e thotė copė se atyre shkollave veē sherrin ua kemi parė. Ato e kanė mbytur shpirtin krijues tė njerėzve tanė:
"Aty, po, t'huejėt nė shpirt e tru na i tredhen, E pa kenė t'zott t'mendojmė ne me krye t'onė. Na shkimen n'shpirt ēdo ide e ndģesi kombėtare; E ndźr e Atdhé, at-botė ne i dhāme per pare".
Kėtyre mėsuesve tė patėnzone u vė pėrballė mėsuesin populloj Jak Specin, pėr tė cilin kėrkon t'i ngrihet njė pėrmendore. Poeti pedagog ka besim tė patundur tek fuqia e shkollės pėr tė transformuar shqiptarin nė njė forcė aktive, t'aftė pėr tė ēuar pėrpara kombin e vet.
"Oh! at'here, kur n'shkollė zbutun shqyptari
N'mnķ t'ket marrun ej gjakun e dhunen,
E me dije t'ket kapun ej punen
Shqypnis fati do t'ēilet tamam".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė