Red bull tum tum pa, Egjiptianet kapin ritmin
RIO DE JANEIRO - Me syte mbyllur, kembe e duar qe leviznin sipas ritmit mbi bankat e shkolles dhe blloqet e shenimeve kjo ishte paraqitja e grupit STB, Sexually Transmitted Beats nga Egjipti, te cilet u shpallen fituesit e Kampionatit Boteror Red Bull Tum Tum Pa, qe u zhvillua ne Rio me 11 qershor.
Brazilianet kuptuan se ritmi ekziston edhe pertej kufirit te tyre, te njohur per kercimet samba. Per ne ishte nje enderr qe u be realitet, i treguam botes se edhe Egjipti di te tundet!
Rrethuar nga mali Sugar Loaf dhe plazhet e Rio de Janeiro, studentet me te mire nga e gjithe bota treguan talentin e tyre, duke prodhuar tinguj vetem me mjetet shkollore.
Ne Finalen Boterore te Red Bull Tum Tum Pa, moren pjese konkurrente nga 30 shtete te botes, mes te cileve edhe Shqiperia, qe u perfaqesua me grupin Sick Beats nga Akademia e Arteve, duke u renditur ne vendin e 6-te.
Grupi nga Brazili performoi i shoqeruar nga disa vajza qe kercenin samba, duke bere te ngriheshin ne kembe dhe te kercenin 700 spektatoret qe kishin mbushur sallen dhe duke siguruar keshtu vendin e dyte ne kete konkurrim. Ne vendin e trete u rendit grupi Ground zero nga Xhamajka.
Te gjithe pjesemarresit ne Red Bull Tum Tum Pa kishin nje mendim te perbashket, sic e theksuan edhe perfaqesuesit nga Shqiperia: Te jesh ne kete skene eshte nje moment shume i vecante ne jete. Pjesemarrja ne Finalen e Madhe ne Rio ishte cmimi me i madh qe mund te fitoje!