Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:38   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Nė fillim tė janarit 1914, filloi kryengritja e forcave pro-osmane tė cilat kundėrshtonin ndikimin e shtuar perėndimor nė Shqipėri. Nė nėntor 1913, kėto forca, tė ndikuara nga Xhonturqėt, ia kishin ofruar fronin shqiptar gjeneralit Izzet pasha (1864-1937), ministrit turk tė luftės, i cili ishte me prejardhje shqiptare. Gjendja kaotike nė Shqipėri u shtua qėllimisht nga Izzet pasha i cili synonte tė pėrēante popullin pėr marrė pushtetin dhe fronin. Me kėtė qėllim ai dėrgoi njė oficer xhonturk me prejardhje shqiptare, tė quajtur Beqir Grebena, tė njohur turqisht edhe si Bekir aga Grebenali apo Bekir Fikri efendi, nga Maqedonia nė Shqipėri pėr tė krijuar rrėmujė dhe pėr tė pėrmbysur qeverinė e pėrkohshme me grusht shteti. Nė Shkodėr, Grebena fitoi simpatinė e bashkėsisė islame e cila shihte me dyshim Kultusprotektorat-in austro-hungarez, dhe nė Durrės ai arriti tė fitonte besimin e Esad pashės pėr njė kohė tė caktuar.

Nė fund tė vitit, nė mbėshtetje tė Grebenės, Xhonturqit dėrguan 375 ushtarė, tė veshur civil, nė Vlorė, shumė prej tyre me anijen austriake Meran. Mirėpo, Syreja bej Vlora dėgjoi pėr planin e tyre dhe e informoi pa vonesė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit. I shqetėsuar se trupat turke mund tė zbarkonin nė Vlorė, Komisioni iu dha oficerėve holandezė plotfuqishmėrinė pėr tė vepruar si donin. Mė 6 janar 1914, Thomson-i dhe De Veer-i e inkuadruan policinė vendase pa vonesė nė xhandarmėrinė e re, e cila ishte parashikuar fillimisht pėr tė pushtuar jugun e vendit, dhe morėn nėn kontroll telegrafin dhe doganėn. Kur erdhi Meran-i nė Vlorė, ata arritėn tė zinin rob dhe tė ēarmatosnin 19 oficerė dhe i kthyen 161 ushtarė nėpėrmjet Triestit nė Stamboll. Beqir Grebena u dėnua me vdekje.

Nė tė njėjtėn kohė, Esad pasha, i vetmi njeri nė Shqipėri qė dispononte ushtrinė e vetė, pėrpiqej tė merrte sa mė shumė territor. Mė 9 janar, njerėz tė tij u pėrpoqėn tė merrnin Elbasanin, por u zbrapsėn nga udhėheqėsi i qytetit, Aqif pashė Biēaku, i njohur gjithashtu si Aqif pashė Elbasani.

Nė memorandumin e tij pėr Shqipėrinė, e botuar nė gusht tė vitit 1917, Mbreti Vid tha se: “Esad pasha dhe Ismail Qemal bej i ishin hedhur nė fyt njėri-tjetrit dhe komplotonin kundėr njėri-tjetrit nė mėnyra tė ndryshme. Esadi, mė i rėndėsishmi dhe mė i fuqishmi prej tė dyve, pėrpiqej tė zgjeronte pushtetin e tij nė drejtim tė jugut, drejt Elbasanit. Me dhurata dhe premtime ai arriti tė shtonte mjeshtėrisht ndikimin e tij dhe tė njerėzve tė tij. Haptas nuk e kundėrshtoi kurrė Komisionin Ndėrkombėtar, por dredhonte si ngjalė duke pohuar vazhdimisht besnikėrinė e tij, madje pretendonte se ishte kurdoherė i gatshėm ti shėrbente Evropės dhe mbretit tė ri. Qė nė atė kohė, raportet mbi karakterin e tij shkaktuan dyshime qė ai bėnte lojė tė dyfishtė dhe synonte vetėm zgjerimin e pushtetit tė tij. Ndikimi i Ismail Qemalit nė jug po zvogėlohej vazhdimisht. Atij i mungonte mbėshtetja e duhur nga ushtria, nė kundėrshtim me Esadin i cili dispononte forcat qė i kishte tėrhequr nga Shkodra si dhe forca tė reja… Mungonte njė administrim financiar nė shėrbim tė vendit. Esad pasha kishte duart mbi doganėn e Durrėsit dhe Ismail Qemal bej kishte shtėnė nė dorė tė ardhurat e doganės sė Vlorės. Kėshtu tė dy i kishin kaluar burimet kryesore financiare tė vendit nė shėrbim tė nevojave personale tė tyre. Ismail Qemali caktoi njė pjesė tė tė ardhurve doganore pėr refugjatėt dhe krijimin e xhandarmėrisė sė re, por Esad pasha refuzoi kategorikisht tė jepte fonde publike tė mbledhura prej tij pėr kėto aspekte kaq tė nevojshme. Oficerėve holandezė tė cilėve, nė vend tė oficerėve suedezė tė parashikuar fillimisht, u ishte besuar detyra e krijimit tė njė xhandarmėrie ndėrkombėtare dhe tė cilėt i kishin kushtuar shumė energji dhe entuziazėm kėtij synimi, nuk u mbėshetėn fare nga Esad pasha nė Shqipėrinė qendrore. Ai veē u shkaktoi telashe. Qė prej fillimit dhe deri nė fund ai pengoi punėn e tyre, duke u bėrė tė qartė se dispononte tashmė njė xhandarmėri tė mirė shqiptare. Jugu i Shqipėrisė ishte njė problem i veēantė. Shumė banda tė udhėhequra nga ish-oficerėt grekė, siē duket me mbėshtetjen e qeverisė greke (megjithėse pėr kėtė nuk kishte prova), po punonin pėr nxitjen e njė kryengritjeje pėr pėrhapjen e kaosit nė rajon. Gjatė veprimtarisė sė tij, Komisioni kuptoi se eliminimi i kėtyre dy figurave tė fuqishme, Esad pasha dhe Ismail Qemal bej, ishte kusht i domosdoshėm pėr paqe dhe qetėsi nė Shqipėri dhe pėr tė mundėsuar qeverisjen e mbretit tė ri. Ata kuptuan se kishte ardhur koha qė tė largoheshin Esad pasha dhe Ismail Qemal bej sepse, sipas tyre, i pari ishte fuqizuar sė tepėrmi dhe i dyti ishte pėrgjegjės pėr qeverisje tė keqe. Ky mendim u pėrforcua nga pėrfshirja e tyre nė komplotin e dėshtuar tė Xhonturqve pėr tė instaluar gjeneralin turk, Izzet pasha, si mbret tė Shqipėrisė. Komisioni Ndėrkombėtar arriti tė bindte Ismail Qemal beun qė tė jepte dorėheqjen si kryetar i ‘qeverisė sė pėrkohshme,’ post pėr tė cilin ai ishte krejtėsisht i paaftė, por Esad pasha vazhdoi tė qeveriste i papenguar si kryetar i kryesisė sė senatit pėr Shqipėrinė e Mesme.”

Ismail Qemal bej Vlora u detyrua tė largohej nga Shqipėri pas kėrkesės sė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, por komisioni nuk dispononte fuqinė e duhur pėr tė larguar Esadin. Prandaj Esadi ngeli nė vend dhe pranoi tė largohej nga qeveria vetėm me premtimin se ai do tė udhėhiqte dėrgatėn shqiptare e cila do tė udhėtonte nė Gjermani nė shkurt 1914 pėr ti ofruar fronin shqiptar Princit Vid.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė