Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-06-11, 22:56   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: U nda sot nga jeta Nekibe Kelmendi

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GjIlAnAsI_cSi Shiko postimin



Pas njė sėmundje tė rėndė nė disa muaj tė fundit, tė dielėn (sot) ka vdekur deputetja nė Kuvendin e Kosovės, Nekibe Kelmendi.
Nė qeverinė e kaluar tė Kosovės, Kelmendi ishte ministre e Drejtėsisė, si dhe ka kryer funksione tė larta partiake nė LDK.
Nė vitin 1999, ditėn e parė pas fillimit tė bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranė bashkėshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e tė drejtave tė njeriut, Bajram Kelmendi dhe dy djemtė e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.
Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtėsisė nė Republikėn e Kosovės

Vendi i lindjes: Pejė – Kosovė, Arsimimi: Fakulteti Juridik – Prishtinė (mė 1968) Prej 1968 deri mė 1987 gjyqtare, me ndėrprerje prej vitit 1974 deri nė vitin 1976, nė tė cilėn periudhė ushtroi profesionin e avokatisė, e para shqiptare nė historinė e gruas shqiptare avokate. Nė vitin 1987, pas daljes sė Millosheviqit nė skenėn politike, ėshtė shkarkuar nga gjyqtarja, pėr tė punuar deri nė vitin 1991 si sekretare gjenerale e Barnatoreve tė Kosovės.
E larguar nga puna nė vitin 1991, kur prapė i ėshtė kthyer avokaturės. Nga 1 janar 2000 deri nė nėntor 2001 ka qenė bashkdrejtuese e Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut
Bashkėshorte, e avokatit Bajram Kelmendit, pėrkatėsisht nėnė e Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit, tė vrarė nga okupatori serb natėn midis 24/25 mars 1999.

Aktivitetet:
Pjesėmarrėse nė Kongresin e kriminologėve dhe tė penologėve nė Ohėr (1972); Sekretare e Odės sė Avokatėve tė Kosovės nė periudhėn 1974-1976 (e para sekretare e kėsaj Ode tė themeluar mė 10 qershor 1974); Pjesėmarrėse nė Kongresin evropian tė avokatėve nė Stamboll (1974); Pjesėmarrėse nė Kongresin e avokatėve tė ish RSFJ-sė nė Zagreb (1975); Bashkėthemeluese e Kėshillit pėr mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive nė Prishtinė (dhjetor 1989); Bashkėthemeluese dhe anėtare e parė e Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (dhjetor 1989), sekretare e pėrgjithshme e kėsaj partie (1998 deri 2003) dhe aktualisht Zėvendėskryetare e Lidhjes Demokratike tė Kosovės; Pjesėmarrėse nė cilėsinė e vėzhgueses ndėrkombėtare nė zgjedhjet parlamentare nė Republikėn e Shqipėrisė (1992); Pjesėmarrėse nė Konferencėn botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut tė organizuar nga OKB-ja nė Vjenė (1993); Vizitė pune Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Mbretėrisė sė Holandės (mars 1994) nė delegacion me FG tė LDK-sė, me ftesė tė asaj ministrie; Anėtare e Komisionit pėr hartimin e legjislacionit tė ri pėr Kosovėn (1999 deri 2004); Pjesėmarrėse nė Kongresin kundėr Korrupsionit nė Washington (2000); Pjesėmarrėse nė Simpoziumin pėr Parandalimin e krimit tė pastrimit tė parave dhe e hartimit tė Ligjit kundėr pastrimit tė parave (Bullgari, 2000); Vizitė Stejt Departamentit Amerikan dhe Gjykatės sė Lartė tė shtetit Luiziana nė SHBA, me ftesėn e Stejt Departamentit Amerikan (2000); Pjesėmarrėse nė Konferencėn e Institutit Amerikan pėr Paqe nė Earle House ( 2000 dhe 2002); Nga 27 marsi 2002 sėrish avokate; Pjesėmarrėse nė Konferencėn e OKB nė Njujork pėr tė drejtat e grave, e vetmja nga Evropa (2004); Deputete e Kuvendit tė Kosovės nė dy legjislatura; Anėtare e Grupit tė ekspertėve nė Grupin Politik Strategjik tė Grupit tė Unitetit pėr negociata pėr Kosovėn; Bashkėthemeluese e Lobit tė Grave pėr Evropėn Juglindore; Shkrime autoriale: Autore e shumė shkrimeve profesionale nga fusha e tė drejtave tė njeriut mbi gjendjen nė Kosovė dhe fusha juridike, prej tė cilave shkrime mė i rėndėsishmi ėshtė shkrimi me titull: “Kosova nėn barrėn e ligjeve diskriminuese dhe antikushtetuese tė Serbisė – fakte dhe dėshmi), tekst i pėrfshirė nė njė rezolutė tė OKB-sė pėr Kosovėn (1992).


ngushllime
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė