Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Ne nje qetesi Vjeshte !!
Ne qetesine e Vjeshtes qe e prishe gjethi -tek bije,
teholloj mendimin per Veren qe shkoj-ne pakthim.
Mungesat e bera ne plazhin e shpreses,
i veje ,nje nga nje, ne vargim.
Gjethi vazhdon te bije ,me nje shpejtesi tjeter,
e, gjithe, kesaj mundohem me i dhane nje kuptim.
Tehollohet mendimi , bashk me mua.
Ne kete heshtje, jasht apo brenda meje.
Une vazhdoj te ngrohem ne kete plazhe.
Rreth meje nderrohen ngjyra e fytyra,
sa kisha dasht te jete nje kolazh!
Ngjyrat zbehen e fytyrat nderrohen,
varsisht nga thellesia e xhepave qe kan.
Po hyne ngadal brenda kesaj porte,
Vjeshta shumengjreshe , me te korra pak.
Nje re mbulon plazhin ,nje dallge mi lage faqet,
Per Dimrin qe presim po behem merak.
Kto fytyra kameleonesh,
lisat i prene veren qe shkoj.
I kan shitur drute qe duheshin per prush.
Kokat i kan futur ne xhepat e thelle.
Ikin nga gjithecka e edhe nga pasqyra.
Kan frige,kan siklet.Jan bere si Makush!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 25-06-11 nė 23:45
|