Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
E shfrytėzojnė Vidovdanin
Beteja e humbur e Kosovės nga ana e Serbisė, 622 vjet mė parė, vazhdon tė festohet nga serbėt nė Kosovė. Nė organizimin e partive, kryesisht opozitare nga Serbia dhe strukturat paralele serbe nė Kosovės, pritet qė kolonat me serbė tė nisen si zakonisht nga veriu dhe qendra tjera tė banuara me serbė, pėr nė manastirin e Graēanicės dhe pėr nė Gazimestan.
Simbolikisht ky marsh nėnkupton rikujtimin dhe shėnimin e njė ngjarje historike, por pėr kėto dy dekadat e fundit, shėnimi i kėsaj feste nė Kosovė mė shumė ka sjellė mesazhe kėrcėnuese pėr paqen, stabilitetin dhe tėrėsinė tokėsore tė Kosovės, shkruan Zėri.
E ashtuquajtura Garda e Car Llazarit, si dhe grupe tė tjera nacionaliste serbe, pritet tė marshojnė pėr nė Gazimestan, madje edhe tė pėrdorin fjalė poshtėruese ndaj kombit shqiptar.
Megjithatė, sivjet mund tė jetė njė festė pak mė ndryshe. Apo edhe dy lloje festimesh. Disa liderė komunalė serbė qė njohin dhe punojnė nė institucionet e shtetit tė Kosovės kanė plane pėr organizimin e njė feste pa programe qė fyejnė dhe cenojnė ndjenjat e shqiptare, thonė burime qeveritare.
Sipas tyre, ata do tu japin shembull serbėve nga veriu se mund tė festohet pa lėnduar ndjenjat e tė tjerėve.
Festa serbe tashmė ka filluar. Nga e diela nė shumė enklava serbe ka nisur tė festohet. Kurse mesazhet kėrcėnuese erdhėn nga veriu, atje ku u mbajt njė rok-koncert i motoristėve e politikanėve serbė bashkė, tė cilėt i bashkohen kėnga, alkooli dhe mesazhet urrejtėse ndaj fqinjėve shqiptarė.
Qeveria e Kosovės nuk ka folur nė asnjė rast pėr kėtė ngjarje. Policia ka bėrė tė ditur se ka pėrgatitur planin operacional me rastin e shėnimit tė Vidovdanit. Aktive do tė jetė sidomos policia nė trafik, e cila do tė pėrcjellė lėvizjen e kolonave dhe do tė vėzhgojė nga afėr automjete qė shpien drejt qendrave ku do tė festohet.
Sipas zyrtarėve tė Policisė, duke u bazuar nė pėrvojėn nga e kaluara kur grupet nacionaliste serbe kanė provokuar dhe mesazhe urrejtėse ndaj shqiptarėve, Policia pėr gjithēka ėshtė gati.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|