Tridhjetė ditė burgim serbit qė fyeu shqiptarėt
Nė pikėn kufitare nė Merdar ėshtė arrestuar serbi Todor Milorad Doshalevic, 1971, nga Hoqa e Madhe e Rahovecit, me vendbanim nė Jagodinė tė Serbisė. Ai nė pikėn kufitare nė Merdar kishte hyrė me flamurin serb, nė gjatėsi prej 2 metrash, qė e kishte ngritur nė veturėn e tij tė tipit Pasat me targa PZ 422 27, thuhet nė njė njoftim tė policisė.
Todori pasi ishte urdhėruar nga Policia kufitare e Kosovės pėr tė hequr flamurin serb nga vetura, ai kishte nisur tė fyejė policinė dhe popullin e Kosovės, me fjalėt se kėtu ėshtė Serbi e nuk njoh polici as Gjykatė tė Kosovės etj.
Policia kufitare e Kosovės, pasi ia ka hequr flamurin serb nga vetura, ai ka vazhduar me fyerjet nė baza nacionale si shiptari dhe mė pas kishte sharė shtetin e Kosovės dhe Policinė e Kosovės me fjalėt: Ju nuk jeni kurrgjė dhe nuk ju njoh.
Dyzetvjeēarit nga Hoqa e Rahovecit, pensionist invalidor pas arrestimit nga policia i janė gjetur edhe 6000 mijė euro, qė dyshohet se i kishte sjellė pėr tua shpėrndarė shokėve tė tij nė Kosovė, pėr tė marrė pjesė nė shėnimin e ditės sė Vidovdanit.
Todor Doshalevic pasi ėshtė sjellė para kryetarit tė Gjykatės pėr Kundėrvajtje nė Podujevė, Sabit Ēitaku, ka refuzuar tė japė deklaratė dhe ka kėrkuar tė jenė prezent KFOR-i dhe UNMIK-u. Ai sė pari ėshtė dėnuar pėr veprėn kundėrvajtje, me njė gjobė prej 450 eurosh dhe pasi ka refuzuar aktvendimin e kryetarit tė Gjykatės, ka pasuar vendimi tjetėr me burg prej 30 ditėsh, vendim i cili ėshtė ekzekutuar menjėherė.
Doshalevic, nė bazė tė veprimeve tė tij dhe si pensionit invalidor, dyshohet tė ketė marrė pjesė edhe nė krime monstruoze ndaj shqiptarėve gjatė luftės.