Rexhepi paralajmėron xhematin protestues
Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka paralajmėruar xhematin protestues se nuk do tė lejohet bllokimi i rrugės tė premten e ardhshme. Protestėn nė kėrkim tė njė xhamie tė madhe ai e sheh si tė drejtė tė organizatorėve, por bllokimin e rrugės nė asnjė mėnyrė.
Besimtarė tė fesė islame tė organizuar nga njė lėvizje e quajtur Bashkohu, e udhėhequr nga Fuad Ramiqi, kanė protestuar dy tė premte radhazi para Xhamisė sė Ēarshisė, duke kėrkuar njė truall nė qendėr tė Prishtinės pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe. Ndonėse nė kryeqytet janė mbi 20 xhami, sipas kėtyre protestuesve por edhe tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, nuk janė tė mjaftueshme pėr tu bėrė vend besimtarėve, shkruan Koha Ditore.
Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dhėnė njė jo tė prerė, se tė premten nuk do tė lejohet falja e namazit nė rrugė. Jo pse ėshtė kundėr namazit, por kundėr bllokimit tė rrugėve dhe lėvizjes sė lirė. Ai kėrkon qė kjo ēėshtje tė zgjidhet nė mėnyrė institucionale e jo nėpėrmjet bllokimit tė rrugėve. Mė tej, Rexhepi ka thėnė se policia ėshtė e obliguar ta zbatojė ligjin me pėrpikėri.
Lideri i lėvizjes Bashkohu, Fuad Ramiqi, shprehet se nuk po cenohet liria e lėvizjes sė qytetarėve. Mė skandaloze, sipas tij, ėshtė bllokimi i rrugėve pėr ndonjė kėngėtar apo edhe pėr vizita, siē ishte ajo e shefit tė delegacionit serb pėr bisedime, Borislav Stefanoviq.
Po ku do tė ishte trualli mė i pėrshtatshėm pėr ndėrtimin e xhamisė? Pėr Fuad Ramiqin hapėsira e blertė para Fakultetit tė Filologjisė do tė ishte mė e pėrshtatshmja. Ndonėse nuk e shenjėzėn saktė atė pjesė, ai thotė se hapėsira e pėrshtatshme ėshtė ndėrmjet katedrales katolike dhe kishės ortodokse, qė ndodhet nė hapėsirėn e Qendrės universitare.
Nga ana tjetėr rektori i Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, shprehet kategorikisht kundėr ndėrtimit tė objekteve tė kultit fetar nė Qendrėn universitare. Ndonėse e pranon se prona aty ėshtė komunale, ai ka thėnė se ėshtė kundėr. E pėr tė treguar kėtė kundėrshtim ai ka treguar se si gjatė viteve 90 ka qenė kundėr ndėrtimit tė kishės ortodokse nė hapėsirėn universitare.
Mė 26 qershor (1991 v.j.) kemi dalė rreth e qark kėtij trualli diku 6 mijė studentė dhe profesorė. Ne kemi thėnė se kėtu duhet me dhėnė shpirt e mos me lanė tė ndėrtohen objekte fetare nė qendėr tė Universitetit dhe pėr kėtė jam maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, ka thėnė ai. Unė kam qenė dhe jam kundėr ndėrtimit tė objekteve fetare qoftė kisha, xhamia, sinagogė. Ne nuk e kishim lejuar as kishė katolike e as xhami.
Bashkėsia Islame e Kosovės ia ka vu syrin njė hapėsire pėrballė Institutit Albanologjik nė Ulpianė. Ata synojnė ndėrtimin e xhamisė mu nė hapėsirėn prej 90 arėsh, nė tė cilėn aktualisht ndodhet ēerdhja e fėmijėve Fatosėt.
Duke i mbėshtetur kėrkesat e protestuesve por jo protestėn, kryemami i Kosovės, Sabri Bajgora, ka thėnė se Bashkėsia Islame e Kosovės nuk ka ndonjė koordinim me protestuesit, mirėpo kėrkesat e tyre pėrputhen me ato qė BIK-ut tė shtruara qysh 12 vjet mė parė.