Izraeli, ende jo Kosovės
Ministri i Jashtėm izraelit, Avigdor Lieberman po qendron nė Tiranė nė njė vizitė tė rrallė pasi kjo ėshtė hera e parė pas 17 vjetėsh qė njė Ministėr i Jashtėm i izraelit viziton Shqipėrinė.
Marrėdhėniet mes dy vendeve u konsideruan nga tė dy shefat e diplomacisė si shumė tė mira dhe sic tha zoti Lieberman kjo ėshtė pėr shkak se Shqipėria dhe Izraeli kanė qendrime tė njėjta pėr pothuajse tė gjitha cėshtjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
Por pėr njė nga cėshtjet mė tė nxehta ndėrkombėtare, kėrkesėn eventuale tė Autoritetit Palestinez pėr tu njohur si shtet i pavarur as Avigdor Lieberman, as Edmond Haxhinasto nuk e pėrmenden nė deklaratat e tyre nė Tiranė.
Sipas medias izraelite, pėrvec qėllimit pėr tė prezantuar mundėsitė e investimit tek biznesi izraelit, Ministri i Jashtėm Lieberman ka ndėrmarrė turin nėpėr Europė, pėrfshirė edhe Shqipėrinė pėr tė siguruar sa mė shumė vota kundėr kėrkesės sė palestinezėve pėr pavarėsi, kėrkesė e cila pritet tė depozitohet dhe tė hidhet nė votim nė shtator nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara.
Nuk dihet ende cfarė qendrimi do tė mbajė Shqipėria nė kėtė cėshtje tė nxehtė ndėrkombėtare, por e sigurt ėshtė se ajo votėn e saj nuk do ta kėmbejė me njė njohje tė Kosovės nga ana e Izraelit.
Shefi i diplomacise izraelite, duke uruar qė nė tė ardhmen rajoni i Lindjes sė Mesme tė bėhet po kaq paqėsor sa rajoni i Ballkanit, bėri tė qartė qendrimin e vendit tė tij pėr Kosovėn.
Do ta njohim pasi kėtė ta bėjė Spanja, Greqia dhe Qipro, tha Liberman.
Shqipėria, historikisht, por edhe kur Kosova shpalli pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanėshme, tha se ky ishte njė rast sui generis, pra unik, qė nuk ngjan me asnjė shtet tjeter.
Kėshtu qė, nga ky kėndveshtrim, vota e Shqipėrisė nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara, mund tė mos jetė pėrcaktuese, por ėshtė shumė interesante.